Bushati zbulon për herë të parë detaje nga takimi Rama-Zaev në Trieste: Ja çfarë u arrit

25 Korrik 2017, 12:12Politika TEMA
Bushati zbulon për herë të parë detaje nga takimi Rama-Zaev

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka dhënë një detaj në lidhje më takim që Rama pati me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Samitin e Triestes.

Sipas tij në takim ata janë dakordësuar për një mbledhje të parë të dy qeverive në Pogradec.

Teksa foli në konferencën për shtyp që pati me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, Bushati u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të forcohen.

“Në vijim të bisedës së dakortësisë së dy kryeministrave Zaev dhe Rama në Trieste, bëj të ditur se kemi arritur një marrëveshje, për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë së përbashkët, gjatë këtij viti.

Do të mbahet vjeshtën e ardhshme në Pogradec.

Kjo do të jetë me rëndësi për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret”, tha Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje