Ernest Gjoka thumbon Gjicin: Burrit i ka hije fjala

25 Korrik 2017, 16:58Sport TEMA

Pas prononcimit të presidentit të Kukësit, Safet Gjici, i cili konfirmoi largimin e Ernest Gjokës nga stoli i kampionëve të shqipërisë ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Gjoka ka publikuar një thënie thumbuese në drejtim të presidentit të Kukësit.

“I ka hije detit vala, i ka hije kalit shala, por më shumë se të gjitha i ka hije burrit fjala”, ishte postimi i Ernest Gjokës menjëherë pas deklaratës së Safet Gjicit.

Gjici tha se një profesionist kur e sheh që dëmtoi klubin, historinë dhe anën financiare duhet të ikte vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje