Jemin Gjana bën akuza të forta për Mustafajin, Topallin e Patozin: Pse shpërthyen ndaj Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ish-minister i Berishës, Jemin Gjana ka “shpërthyer” ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në Partinë Demorkatike.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik.

Kryetari i Komisionit Qendor Elektroral për Zgjedhjet në Partinë Demorkatike, dhe një themeluesit e kësaj partie, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamentar dhe pesë herë deputet tha: “Ajo që kanë pështyrë ndaj PD-së, një ditë do tu kthehet në fytyrë”.

Gjana vlerësoi momentin kur Sali Berisha votoi të shtunën dhe bëri një deklaratë duke e cilësuar procesin statutor dhe për ata ka qënë një mesazh shumë i qartë që ata duhet ti thërrsnin mendjes se këto zgjedhje nuk ishte një farsë.

Gjana e cilësoi prorcesin për zgjedhjen për kryetar tejet të rregullt por bëri një analizë për secilin ndaj kundërshtarëve të Bashës që sipas tij të vetmin problem që kanë është se nuk ishin pjesë e listës për deputetë.

Sipas Gjanës, askush nuk i mbajti Mustafajn, Topallin, Patozin dhe Bregun të vinin të bëheshin pjesë e garës.

Për Besnik Mustafajn:

“A e dini ju që Besnik Mustafaj nuk është anëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e kuptoj se si një njeri që nuk ka teseren e kësaj partie, nuk e ka emrin në asnjë dokument anëtarësie të saj deklaron se nuk do votojë në zgjedhjet për kryetar. Në të gjithë karrierën e tij politike Mustafaj më rezulton se nuk ka plotësuar asnjë formular. Më kujtohet se në vitin 1998 kur Mustafaj erdhi nga Franca ku ishte ambassador, Berisha i propozoi të ishte sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, por kjo duhej të votohej në Këshillin Kombëtar përmes një rregulli që minimumi ai duhej të ishte anëtar i PD-së. Pasi ia thamë këtë, Mustafaj kundërshtori dhe nuk pranoi të ishte anëtar i PD-së dhe të merrte teseren. Atëherë për këtë arsye ne u detyruam të bëjmë një ndryshim në statutin e Partisë Demokratike që sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë ta emëronte vetë kryetari, pra zoti Berisha dhe nuk ishte e nevojshme që ai të ishte anëtar i PD”.

Për Jozefina Topallin

“Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimti. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha. Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar? Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam ëshumë contribute, amdje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996. Unë mendoj se nuk është argument kjo. Në qoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet ti ktehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?

Për Arben Imamin

“Unë e vlerësoj Imamin si një nga themeluesit e PD. Por të gjithë i dimë marrëdhëniet e tij me zonjën Topalli dhe të tjerë. Gjatë qeverisjes së PD-së unë rastësisht isha në zyrën e kryeministri Berisha për çështje pune dhe befas hynë në zyrë zonja Topalli tepër e nxehur dhe i kërkonte Berishës se si kishte mundësi që ai kishte marrë si këshilltar Arben Imamin. Çfarë nuk tha Topalli, dhe më kujtohet që Berisha nuk foli fare. Atëherë çfarë i bashkon këta njerëz”?

Për Astrit Patozin

“Në vtiin 2013 zoti Patozi ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Po si u hartuan listat për zgjedhjet parlamentare në atë kohë? Përse nuk u vendos në listë Jemen Gjana? Ka patur diskutime por asnjë nuk u votua në kryesi. Atëherë unë me të drejtë them përse një gabim që e ka bërë vetë nuk quhet dhe tani që listat i bëri Lulzim Basha u cilësoka skandal? Nuk mund të ketë dy standarte për të njëtën çështje. Përse zoti Patozi nuk foli për hartimin e atyre listave. Edhe unë nuk isha në listë. Natyrisht nuk u lumturova. Por ama bëra fushatë, shkova në Kamëz, Paskuqan, Shkodër dhe Pogradec. Isha I bindur që kjo ishte më e mira. i kemi dhënë PD-së por më shumë na ka dhënë ajo ne”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Jemin Gjana bën akuza të forta për Mustafajin, Topallin e Patozin: Pse shpërthyen ndaj Bashës”

  1. ta says:

    kelysh i saliut,po te te lidhe ne bacen e tij aty do lehesh tere jeten,je konja e tij.

  2. Lani says:

    E ke qare Jemin. Me ty ne krye PD ben vetem para dhe mban flamurin e virtuteve😂

  3. Peço says:

    Ju zoti Gjana keni bërë një gabim të pafalshëm në këto zgjedhje për Kryetar, keni lënë pa fletë votimi komisionet zgjedhore. Te tërë komisioneve në qarqe ju mbaruan fletët e votimeve. Një një lumë kaq të paparë demokratësh, të entuziazmuar nga humbja e 25 Qershorit, kishim kohë që nga viti i artë 1996 që nuk e kishim parë. Ata lanë çdo punë dhe pushime, erdhën nga të katër anët e botës, nga Kalifornia, Oregoni e deri nga Australia dhe Zelanda e re, vetëm për të votuar për Lulëzim Bashën, për këtë arritje gjigande të tij në zgjedhjet e fundit legjislative. Por ç’e do, mbetën pa votuar, sepse ju, zoti Gjana, nuk kishit llogaritur sa dhe si duhet fletët e votimit që shpërndatë. Fitorja kish për të qënë edhe më e thellë, po të kish patur më shumë fletë votimi. Kjo nuk ju falet zotëri. Kjo nuk i falet as Alibeajt, antar i komisionit tuaj, njeri me eksperiencë në këtë fushë, i cili kur e lypi nevoja përgatiti të gjithë dosjen e ARMO-s për ta privatizuar Taçi. Pra, këto janë gabime të rënda, që errësojnë këtë fitore të shkëlqyer të Bashës dhe Partisë tonë heroike dhe të lavdishme.
    Rroftë Nard Ndoka, aleati ynë i shtrënjt!

    1. spartaku says:

      More Peço! Nuk po e kuptoi kete komentin tend,te qesh apo te qaj. Me vjen per te qeshur,se, thua fitoren e shkelqyer te Bashes dhe partine lavdishme dhe heroike,si ne kohen e qemos.Por ne fakt kame qeshur se ne fund e mbyll ,e thirrjen brilante “rroft Nard Ndoka”.Bravo.

    2. spartaku says:

      Duke qe eshte servil i madh ky Jemin Gjana.Jo vetem kaq, por eshte dhe nje kuader medioker i pd-ke.Me kete besnikeri qe po tregon me Bashe, ai do siguroi nje vend pellumbash ne pd-ke.Servili gjithmon ka fituar ndaj te ndershemit. Nuk behet fjal qe ne pd-ke te kete njerezz te ndershem.Jane hajdut e kriminel,mashtruesa dhe vrases.

  4. Une says:

    A njifni te dashur shqiptare Jeminin?! Jane te gjithe njelloj ne PD! Delenxhnj,hajdute,tradhetare te poshter dhe kriminele!

  5. hason rubinteti says:

    Jemin Rubineti, eshte amullia ne PD.Ne kukes pseudonimi “rubineti” lidhej me kete person, s ahere qe vinte ne kukes ,bylte rubinetin e ujit! per te dal njerzit ne proteste!

  6. Pune skam...merrem me kultivimin e shoqerise. says:

    Te lutem shume mos e ofendo zonjen Topalli.
    Kete zonje keshtu e kultivuat…po te jete rama ne pushtet votat vetem vidhen.Ska rendesi ku kush …rendesi ka qe ne kohen e ramsë nuk banen votime te lira.
    Po te ishte bërisha ne pushtet..keto votime do i kishte zili edhne vetë envropa.

    Rote kari rote kari luli…por kete e la jashte strukturave…bravo luli,se prisia.
    Imagjinoni te ishte deputete e te degjoje xhozin se votat i vodhen narkotrafikantet me te mdhenj naë bote.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Po’ ke Harru nje te perbashket te madhe
    Keni qene te tre spiune
    Sa per imamin shume mire e ka pase
    Ai qe ne krye te trazirave te ’97
    Jozefina e zgjuar qe atehere duhet ta kishte kuptuar Berishen
    Se ai di ate qe ju te tjeret nuk e Dini
    Si rrihet ne pushtet.
    Mustafaj me duket burre i” nershem”
    Ai se pranonte teseren por pranonte postet sepse per teseren ja kishte dhene fjalen nenes Nexhmije ke instituti marksizmit.
    I dhjefte dreqin varrin cifutit te mutit(marksit).

  8. Ml says:

    Burre ordiner dhe bythelepires je o Jemin talebani. Shume shpejt do perfundosh ne koshin e plehrave te PDdhe pastaj do e shohim se çdo thuash. Je kuksian pa dine e imane.

  9. Tirana says:

    Te gjithe – ti edhe ata qe ti permend, jeni skutha te piketuar neper skutat e ish Komitetit Qendror te PPSH per t’u paraqitur si “alternativa e djathte” e Shqiperise, me qellim qe te mos mbetej asnje asnje hapesire per te djathten historike shqiptare te konkuronte sic do t’ia donte interesit perendimor te Shqiperise.
    Ketu qendron krimi ndaj demokracise, jo te kacafytjet midis jush. Midis jush nuk mund te kishte dhe as nuk ka per te patur kurre unitet, sepse e tille eshte krimberia dhe orientimi juaj.

  10. shkelzeni says:

    Jemin Gjana eshte i dalluar ne Pd,me shume si “don zhuan”,ndonese ishte i martuar e me femije,qe ne 1991 nuk linte femer te forumit rinor te PD pa e ngacmuar.Ne pergjithesi katundret,per arsye infeririteti kulturor,behen si “garipa”me femrat.Flinte ne 15 kateshi ne Tirane me .d..,ky ishte deputet, ajo ishte 19 vjet (Forumi rinor iPD) nje kalama…..ndersa kur u be minister bujqesie ,o nene o nene cbehej ne zyren e ketij miu.Saliu mjeshter i dosjeve .i dinte te gjitha keto prapesira te Jeminit,shto edhe ato te “qukapikut”e perdori si topuz per kundershtaret brenda Pd.Kjo eshte kaq e vertete, sa qe t i hapte nje vend ne kryesi te PD,pasi Berisha dha doreheqjen ,la spiunet e tij ,e beri Jemin kryetar te departamentit gjoja veteraneve te PD,pasi ky post e bente automatikisht ,antar i kryesise se PD,dhe do i sherbente Berishes ne distance (Ne te kundert Dosja!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *