Juventus 40 milionë euro për Hysajn, Napoli e refuzon

25 Korrik 2017, 11:25Sport TEMA

Juventusi kërkon të bëjë sërish merkato te Napoli. Bardhezinjtë së fundmi po shfaqin interes për Elseid Hysajn. “Corriere del Mezzogiorno”, i ka dedikuar një shkrim mbrojtësit të përfaqësues sonë.

“Juve troket te Napoli, këtë herë dëshiron Hysajn, por Napoli ka thënë jo”, shkruan gazeta italiane. Mendohet se oferta e parë ka qenë 40 milionë euro, e cila është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e të kaltërve.

Bardhezinjtë mund të ndjekin edhe të njëjtën rrugë siç vepruan me Higuain, për të paguar klauzolën e tij, e cila shkon në 50 milionë euro.

“Hysaj nuk preket!”, ka qenë një ultimatum i drejtuesve të Napolit, të cilët nuk dëshirojnë të privohet nga një prej lojtarëve më të mirë që kanë në skuadër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje