Krim brenda familjes/ I riu godet me thikë buke nënën e tij

25 Korrik 2017, 14:54Kronika TEMA
Krim brenda familjes/ I riu godet me thikë buke nënën e tij

Një tjetër rast dhune brenda familjen është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, një ditë pasi një i ri vrau babin e tij polic me armën e shërbimit si dhe plagosi nënën.

Një 30-vjecar me inicialet J.A ka goditur më thikën e bukës nënën e tij me inicialet N.A duke i shkaktuar plagë në trup.

Policia ka arrestuar 30-vjecarin, ndërsa 63-vjecarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, N.A, vjeç 63, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Neni 89 i Kodit Penal.

1 komente në “Krim brenda familjes/ I riu godet me thikë buke nënën e tij”

  1. papa tfgs1 pousti says:

    Ky popull sa vjen e po degradon psikologjikisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje