Morti i zë vendin dasmës/ Përcillet në banesën e fundit polici i vrarë nga i biri

Përgatiteshin për dasëm, por kanë hapur dyert e mortit. Familja Metallari në Bathore ka përcjellë sot në orën 11:00 drejt banesës së fundit, Myftar Metallarin, kryefamiljarin polic që u qëllua për vdekje nga djali i tij, Miraldi.

Krimi i rëndë erdhi pas një sherri për ndërtimin e një muri betoni në banesën e tyre, mes Miraldit dhe të atit, në kohën që përgatiteshin për dasmën e vajzës së madhe të familjes.

Miraldi është shfaqur i penduar për krimin dhe ka deklaruar shpeshherë se nuk donte ta vriste të atin. Ndërsa pyeste vazhdimisht për gjendjen e nënës, e cila u plagos teksa tentonte të ndalte të birin, Miraldi tha se nuk mund t’ja falte vetes që kishte shkatërruar jetën e motrës. Sipas dëshmisë së tij, pas tre javësh, në mes të gushtit motra e tij e madhe martohej.

Po sot mësohet të jetë marrë në pyetje nëna e Miraldit, ndërsa pritet të dëshmojnë edhe dy motrat e tij.

NGJARJA

Mirald Metallari vrau dje me armën e shërbimit të atin polic Myftar Metallari 62-vjeç pas një sherri për ndërtimin e një muri betoni në banesën e tyre private, ndërsa plagosi aksidentalisht nënën e tij Nurie Metallari 47-vjeçe. I riu që e ka pranuar tashmë vrasjen pritet të njihet nesër me masën e sigurisë nën akuzën “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare në tentativë”.

Miraldi kishte jetuar prej dy vitesh në Gjermani si azilkërkues. Ai kishte vetëm 6 muaj qe ishte kthyer nga emigracioni, por pas kthimit ka shfaqur probleme psikologjike, siç dëshmuan dje fqinjët. Megjithatë policia ende nuk ka dalë me një version lidhur me gjendjen e djalit në momentin që qëlloi prindërit.

Familja me origjinë nga Kukësi jetonte prej vitesh në zonën e Bathores, ndërsa Myftari (viktima), polic në komisariatin nr. 5 në Kamëz njihej si njeri i qetë dhe pa probleme./BW

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Morti i zë vendin dasmës/ Përcillet në banesën e fundit polici i vrarë nga i biri”

  1. gjithashtu malok says:

    hej ju boft pushka top, vazhdoni keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *