Salianji: Basha “ngriu” për të marrë përgjegjësi, ai sakrifikoi duke qëndruar në krye të PD pas humbjes

25 Korrik 2017, 09:16Politika TEMA

Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike dhe deputeti Ervin Salianji deklarosi se Basha sakrifikoi duke qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas humbjes.

I ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH Salianji tha se Partia Demokratike humbi zgjedhjet sepse u blenë votat megjithatë nuk përjashtoi edhe gabimet e PD.

Ndërsa ngrirjen e funskioneve të Bashës në krye të PD, Salianji e cilësoi si marrje të përgjegjësive nga kryedemokrati.

Salianji deklaroi se Partia Socialiste i ka vjedhur votat për të ardhur në pushtet. Ndërsa shtoi se mbështetës të PD janë kërcënuar që të mos votojnë të djathtën.

Ai gjithashtu tha se PD i ka denoncuar këto raste të vjedhjeve që janë kryer para datës së zgjdhjeve dhe jo gjatë votimit.

“Fushata ka qene e decentralizuar secili nga ne kemi bërë denoncime gjatë ditës së zgjedhjeve. Kemi denoncuar me emër e mbiemër ata që kanë blerë votat. Ne e kemi denoncuar dhe kemi faktuar vjedhjet. Mënyra si vidheshin votat në 2001 nuk është e njëjtë. Atëherë vidhej në Qendra Votimi, aty dhe ku numëroheshin. Votat tani nuk vidhen më në komision dhe gjatë numërimit. Tani u merren kartat e identitetit. Janë kërcënuar dhe dhunuar mbështetës të PD, kemi bërë denoncime në polici. Ne kemi pasur info për vjedhjen e kartave të identitetit ndaj kërkuam votim e numërim elektronik. Rama ka kërcënuar prandaj fitoi”, deklaroi Salianji.

Salianji theksoi se Rama s’iu përmbajt marrëveshjes ndërsa vuri theksin tek roli i ministrave teknikë në denoncimin e vjedhjes së votave.

“Ne patëm ministrat teknikë, por jo drejtorët. Ata bënë ç’është e mundur që votat të mos vidheshin. Njëra nga palët në marrëveshje shpërdoroi besimin. Rama s’iu përmbajt marrëveshjes”, u shpreh ai.

Ditët e qëndrimit në çadër, Salianji i cilësoi si sukses duke thënë se u rrit ndërgjegjësimi i publikut për rrezikun e vjedhjes së zgjedhjeve.

Sa i përket të ardhmes së Partisë Demokratike, ai tha se kjo forcë ka nevojë për ripërtëritje dhe duhet të ketë një sjellje të re ndaj elektoratit, ndërsa përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi të mëtjeshëm PD-PS.

“Ne do ta rrëzojmë Ramën me protestë, me çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë”, nënvizoi Salianji duke u shprehur besimplotë për rikthimin e fitores së PD.

7 komente në “Salianji: Basha “ngriu” për të marrë përgjegjësi, ai sakrifikoi duke qëndruar në krye të PD pas humbjes”

  1. Vlonjati 12 says:

    Si mund t’ia japesh mikrofonin ketij idioti e te te prrallis lloj-lloj mbroçkullash.
    Keta jane nje kategori bythelepiresish qe per karrige mund te shesin edhe nenen e babaem e tyre.
    Mos nxirrni me figura te tilla se na hapet barkun

  2. Aron says:

    Ky djalë do bëjë shumë përpara. Është kaq i pafytyrë dhe hipokrit, sa nuk besoj se ka të dytë. E bënë të bardhën të zezë me kaq lehtësi sa edhe një prestigjiator apo xhongler do mbetej i habitur.

  3. Shqipo says:

    O bo bo sa rende eshte ky. Sa i qarte duket shkaterrimi i PD-se nga keta pallat.

  4. bedec says:

    Ky.njeri.nuk.ka.shtyll.kurrizore.bene
    pjese.ne.familjen.butak.ligavec.

  5. Fatosi-kosove says:

    Ik ore majmun qe ha buke,shko merr ndonje presh ne goje dhe del e pllat si gomar se luli eshe shpetimtari i juaj,kete do ta besojme apsi me dashje je radhitur ne qader kriminale edhe pse i ri ne moshe,edhe aps gjithe ketyre poshtersive te lulit paska akoma njerez qe hane buke e jo banane qe thone se luli beri mire,kurse Rama vjedhi votat,po ne Ruzhdie kush i vjedhi votat o majmun qe ha buke,po ne lazarat kush fitoi,mos Rama edhe atje pagoi qe ju te fitoni ne republiken e droges qe komandohat nga ju dhe ti!

  6. Alidemsi vjeter says:

    Imagjinoni cfare ndodh ,fshatari i Lozhanit,qe nuk mori as votat e komunes se vet, eshte “drejtues per aksionin qytetar”.Dhe ju habiteni per “pallen” qe neser do te jete deputet.Pritni se nuk keni pare gje akoma……….

  7. spartaku says:

    Te shkrete e pd-ke,u ngeli vetem nje fjale ne goje “u vodhen votat”.Si puna e priftit.Bathe-bathe vetem nje koqe.Votat nuk jane vjedhur fare nga ps-te.Ato jane shpifje te drejtueseve te pd-ke qe e thon nga frika,dhe duan te justifikohen ndaj elektoratit te tyre,duke e mashtruar.Pd-ke humbi paster per faj te saj,se, eshte nje parti radikale,kerkon lufte dhe destabilitet dhe pike.Por populli nuk ka besim te pd-ke,se po i mashtron,po i heq zverr prej hunde,po i genjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje