Schalke 04, Avdiaj përjashtohet për arsye disiplinore

25 Korrik 2017, 12:19Sport TEMA

Telashe në horizont për talentin shqiptar të Schalke 04, Dionis Avdiaj.

20-vjeçari është lënë jashtë listës së skuadrës që do të udhëtojë drejt resortit të Mittersill për arsye disiplinore. Sipas klubit nga Genselkirchen, Avdiaj do të stërvitet me skuadrën e të rinjve gjatë kësaj periudhe.

Marrëdhëniet e tij me Blutë Mbretërore janë krisur përfundimisht dhe këtë e konfirmon edhe Drejtori Sportiv, Christian Heidel. Javën e shkuar ai nuk i kurseu kritikat ndaj sulmuesit duke e cilësuar jo korrekte sjelljen e tij.

“Fakti që trajneri nuk është i kënaqur me të e ka një arsye”, theksoi Heidel. Në miqësoren e dytë të zhvilluar ndaj Paderborn, trajneri i ri, Domenico Tedesco nuk e hodhi në fushë 20-vjeçarin për arsye disiplinore.

Sipas numrit 1 të stolit, të gjithë lojtarët duhet të sillen si profesionistë dhe Avdiaj nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi nuk u bashkua me skuadrën në orarin e caktuar. Edhe pse sulmuesi shqiptar u shfajsua duke thënë se ishte keqkuptuar, mesa duket, Schalke 04 ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt, duke e nxjerrë jashtë projektit dhe me shumë mundësi edhe në merkato.

Deri tani, Avdiaj ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e Schalke 04 në Bundesliga duke shënuar edhe dy gola. Ai ka një kontratë që e lidh me këtë klub deri në 30 Qershor të vitit 2019. Gjatë periudhës Janar 2016-Maj 2016 ai u aktivizua në formë huazimi te Sturm Graz ku shënoi 10 gola në 42 ndeshje të luajtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje