Amatorizmi i një ekipi kampion!

26 Korrik 2017, 23:34Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze

Klubi i Kukesit eshte kthyer ditet e fundit ne qender te vemendjes, per shkak te nje paqartesie qe eshte krijuar rreth se ardhmes dhe drejtimit te skuadres.

Presidenti Safet Gjici, ka larguar nga pozicioni i trajnerit Ernest Gjoken, me arsyen se ky i fundit nuk arriti qe te permbushe objektivin e klubit ne Kupat e Europes.

Nje largim me shume pikepyetje pasi vetem ne vendin tone mund te ndodhe qe nje trajner te arrije te beje historine duke e shpallur kampion per here te pare nje klub si Kukesi dhe te largohet nga drejtimi i skuadres.

Po aq qesharake ishte dhe argumenti i presidentit Gjici qe tha se vijëmsia e trajnerit varet nga kalimi i turit ne Kupat e Europes. Do te isha dakrod me kete argument te presidentit Gjici nese vertet ky do ishte objektvi i tij, por te largosh nje trajner qe jo vetem nuk ka asnje faj per eleminimin – kjo tregon mungese profesionalizmi.

Kukesi u largua nga turi i dyte i kompeticionit te “Uefa Champions League”, nga nje skuader shume here me te mire se ata, por loja e mire qe kampionet e shqiperise shfaqen nuk tregoi asnje diference me kundershtaret.

Tani çfare faji mund te kete Ernest Gjoka, qe ne ndeshjen e pare humbet ne 10-minutat e fundit fale nje gabimi trashanik te mbrojtesit te tij qe shkakoi nje penallti absurde?

Çfare faji mund te kete Ernset Gjoka, qe ne ndeshjen e kthimit fiton me nje 90-minutesh spekakolar por nje penallti e humbur nga Pejic dhe shtyllat e shumta i mohuan kualifikimin skudres se tij?

Ndaj dhe argumenti i Gjicit eshte teresisht absurd duke treguar qe ai aty ben çdo gje me koken e tij dhe kerkon qe te marre cdo merite per vete.

Nje gje e tille e cila eshte konfirmuar dhe nga tifozat e Kukesit te cilet kane kontestuar ashper largimin e Gjokes – si dhe duke akuzuar hapur drejtuesit e klubit per amatorizmin qe po tregojne ku çdo vit trajneri ndryshohet.

Rasti i Skender Geges.

Por, pervec largimit te trajnerit kampion Ernest Gjokes, Kukesi menjehere kishte arritur marrveshjen me trajnerin e njohur shqiptar qe ka drejtuar dhe kombetaren U-21, Skender Gegen.

Dhe ne rastin e Geges drejtuesit e kesaj skuadre shfaqen nje tjetet amatorzim, pasi dhe  pse kishin arritur marrveshjen ne momentin qe ai do te prezantohej jane “zhdukur” duke mos i qendruar korrekt ne orarin qe kishin caktuar per ta prezantuar.

Diçka e tille qe e zbuloi dhe vete trajneri Gega ne mesazhin qe i kishte derguar menaxherit te skuadres ku i paraqiste dorheqjen per shkak te mos korrektesise qe ata shfaqen- ndersa Gega tregoi vlerat e nje trajneri profesionsit.

E gjithe kjo shfaqje behet nga nje ekip kampion, qe tregon se nuk e meriton kete emertim, duke e ditur dhe se si u shpallen kampion sezonin e kaluar ne menyre te turpshme!

3 komente në “Amatorizmi i një ekipi kampion!”

  1. Lili says:

    Kukesi ishte vetem per promovim te gjicit ne politike e ne tendera…. i mundesoj nje fitore te pamerituar Mimi – se e tash me nuk kemi nevoje as per champion ligue as per tjeter gje deri ne zgedhjet e ardhshme.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Gabimi i trajnerit Gjoka ishte ekzekutimi i penalltise nga lojtari me I mire I Kuksit,por qe nuk dha rezultat,sepse kundershtari e kishte studiuar shume mire .
    Per kete vendin Gjici nuk ishte dakort !
    Skuadrat kryesuese te futbollit shqiptar, kete vit sportiv po drejtohet nga trajner te huaj,kryesisht italiane.
    Gjici nuk besoj se do mbetet prapa Partizanit,me te drejt kerkon te realizoj ambicje te reja.
    Investimet e studiuar nga menaxhere profesioniste,duhet te zevendesojne blerjet amotoreske.
    Nuk fillon puna stervitore vetem me trajnerin,menaxheret jane celsi i arte I skuadres.
    Gjici dhe presidentet e tjere kane lekun,por ndertimi i formacionit fillon nga blerjet e studiuara.
    Trajneri eshte “magjistari” I ndertimit te lojes,perkrahsi I talenteve dhe gjeneruesi i veprimeve tekniko-taktike.
    Megjithse trajneri kur humbet ,nuk ka faj,ai eshte gjithmon fajtor perballe rezultatit.

  3. tomas says:

    Ore Fatjon Mero Bazja!
    Ose Gjoka eshte trainer i mire se i nxori kampion, ose dolen ne menyre te turpshme kampion dhe jo te dyja, se jane kunderthenie. Pyet zotin Mero se ti tregon ai se cfare jane kundertheniet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje