Ancelotti i mbyll derën Interit: Vidal është i paprekshëm

26 Korrik 2017, 14:48Sport TEMA

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një largim të mundshëm të Arturo Vidal.

Trajneri i skuadrës gjermane, i ka bërë me dije klubit zikaltër se mesfushori kilian është i paprekshëm.

“Vidal do të qëndrojë me ne. Ju kam thënë miqve të mi, Sabatinit dhe Spallettit, të harrojnë këtë lojtar”, ka deklaruar Ancelotti në konferencën për shtyp.

Ancelotti ka folur edhe për ndeshjen ndaj Nerazzurëve, e cila do të luhet sonte pas mesnatës.

“Do të jetë një sfidë e rëndësishme dhe do të luajmë në mënyrë të organizuar. Interi ka një trajner të ri, i cili ka shumë përvojë”, ka theksuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje