Artan Lame rrëfen punën për legalizimet: Në 4 vitet e ardhshme mbyllet historia e tyre

26 Korrik 2017, 21:49Politika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame tha në studion e lajmeve të Ora News se sfida e qeverisë dhe e institucionit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme është që ti jepet fund procesit të legalizimeve.

 Sfida e këtij mandati për institucionin e ALUIZNI-t dhe për qeverinë është përmbyllja e procesit të legalizimeve si një hsitori e së shkuarës. Unë e kam bërë si batutë që do të doja të isha drejtori i fundit i ALUIZNI-t, nuk e di në do vërtetohet kjo apo jo  Në këtë mandat mbyllet historia e fjalës legalizimeve,” u shpreh numri një i Aluiznit.

Artan Lame dhe se problematikë kryesore mbeten legalizimet e pallateve të braktisura, një proces që ka nisur që në janar.

Tani vjen një pjesë shumë më e vështirë, që do të thotë përgjithësisht zonat  informale e mbyllën procesin e legalizimeve dhe zonat informale vërtet ishin shumë dhe masive por ishin dhe disi më të thjeshta. Psh në Bathore, është një zonë informale ka shumë pak probleme konfliktesh mes qytetarëve, në një kohë kur futesh në qytet, kur futesh brenda problematikave të qyteteve tradicionale, problematikat bëhen më të paimagjinueshme. Një problematikë e këtij lloji ishte ajo që ne filluam vumë rrugën e zgjidhjes në janar që ishte legalizimi i pallateve të braktisura,” saktësoi Lame.

Numri një i Aluiznit, tha se ky institucion renditet i fundit nga të gjitha institucionet për denoncimet për korrupsion.

 Ia lë qytetarit të gjykojë, ia lë ju gazetarëve. Më thuaj sa hërë në emisionet tuaja investigative janë trajtuar çështje të legalizimeve, mund të numërosh në këto 4 vjet 2 ose 3,” tha ai.

Gazetari: Kemi zgjidhur sot një çështje, ishte mbivendosja e emrit të një personi

Kjo është çështje e një konflikti. Por denoncimi për korrusion, unë e them me përgjegjshmëri që institucioni i ALUIZNI-t me krenari e thotë pas 4 vjetësh mund të jetë i fundit  në radhën e institucioneve të renditura për këtë problem. Kjo është krenari jo për mua , por për të gjithë ata punonjës që punojnë në këtë institucion,” nënvizoi Artan Lame.

Lame tha gjithashtu se legalizimet nuk janë përdorur për efekte elektorale.

Nuk u përdor kurrë për efekte elektorale. Një nga gjërat që listoi opozita kur kërkoi pjesë në qeveri ishte ALUIZNI, duke menduar që këtu, kjo ishte e gjitha një histori që bëhej për të bërë efekt elektoral. Por puna që ishte shpërndarë në 4 vjet tregonte që nuk ka të bëjë me ça do bësh në dy muaj,” përfundoi Lame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje