Basha flet për kritikët brenda PD dhe ministrat teknikë: Mirëpresim këdo që të bëjë opozitë, por jo pazar, ministrat kanë gati…!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një mesazh për kritikët e tij brenda Partisë Demokratike.

Përmes një deklarate për median pas përfundimt të mbledhjes me grupin e ri parlametar të PD-së Basha tha se mirpresim këdo që do të bëj opozitë, por jo pazar, opozitë me kohë të plotë dhe jo me kohë të pjeshme.

Kur u pyt për ministrat teknik që PD ka në qeveri Basha tha se ata po përfundojnë raportin për zgjedhjet dhe kanë bërë gati dorëheqjen e tyre.

“Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë.

Opozita është me kohë të  plotë dhe jo me kohë të pjeshme.

Ministrat teknikë janë në përfundim të përgatjes së raporteve për zgjedhet dhe menjëherë pas kësaj ata do largohen, ministrant kanë bërë gati edhe dorëheqjet e tyre” – tha Basha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...