Besnik Mustafaj e thotë troç: Opozita s'ka fytyrë të thotë që zgjedhjet nuk ishin në standardin e duhur

26 Korrik 2017, 17:39Politika TEMA

Anëtari i Partisë Demokratike, dhe një prej kritikëve të Lulzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 25 qershorit, Besnik Mustafaj tha se votimi pro certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ nga anëtarët e opozitës, është pasojë e marrëveshjes Rama-Basha.

“Ky votim 7 me 0 ku dhe anëtarët e opozitës votuan për certifikimin e zgjedhjeve, është pasojë e marrëdhënieve Rama-Basha. Nuk ka asnjë surprizë. Opozita tani s’ka më fytyrë të kërkojë që zgjedhjet nuk ishin në standardin e duhur. Basha nuk është viktimë e këtij rezultati,” tha Mustafaj në studion e lajmeve në News24.

Besnik Mustafaj tha se është në pritje të një raporti të ashpër nga OSBE-ODIHR për procesin zgjedhor.

Nuk e di nëse këto lloj zgjedhjesh do përsëriten. Ne do kemi një raport të OSBE-ODIHR që do jetë shumë më i ashpër përsa i përket procesit zgjedhor. Do të jetë platformë e rëndësishmë për të parë kuadrin ligjor që shpresojmë se do i zvogëlojë këto deformime. Zgjedhjet e kaluara patën një raport, dhe asnjë nga rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk u pasqyrua.

Shpresoj dhe që opozita të vazhdojë të kërkojë reformën zgjedhore,” tha publicisti.

7 komente në “Besnik Mustafaj e thotë troç: Opozita s’ka fytyrë të thotë që zgjedhjet nuk ishin në standardin e duhur”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    O Mustafa,po rregulloni njehere zgjedhjet per kryetarin e PD,demokratizoni partine tuaj,pastaj merruni me mustaqet e Celos !
    Pa demokratizim te PD,nuk ka dhe nuk do kete,hapa konkrete dhe te sigurte, ne ndertimin e demokracise ne Shqiperi.
    Turpe qe po na shikojne “veshet’ ne kutit e votimit per kryetarin tuaj, do jene recorde per genius.
    Nuk jeni me te besushem,kjo nuk eshte pak !

  2. Tani says:

    Mustafaj, je askushi. Nuk ta varin as ne PD, as ke lagjja, e as ke shkalla. Merru me punet e tua dhe me shkrimin e librave qe s’ti blen njeri dhe ha ate buke sepse partia meme te ka braktisur dhe flakur si lekure limoni te perdorur per mungese vlerash. Nuk ke kapacitet te vleresosh zgjedhjet kur nuk je i perfshire ne asnje institucion demokratik te vendit. Me ‘ai tha’ ‘ajo tha’ nuk mund te vleresohen zgjedhjet e nje vendi. KQZ eshte institucioni me i larte i vendit, i zgjedhur ne menyre demokratike te manaxhoje, drejtoje, dhe raportoje mbi zgjedhjet. Nese te gjthe anetaret o KQZ rane dakord me rezultatin dhe me deklaraten atehere ne si qytetare te ketij vendi duhet ti respektojme vendimet e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike. KQZ, mos harroni, ish Minister i Jashtem i vendit, drejtohet nga opozita, perkatesisht PD. Prandaj mos leshoni brockulla per te perfshire vendin dhe mendjet e njerezve ne kaos.

  3. Franci says:

    Ky eshte nje burre legen qe nuk e ka shokun.KQZ certifikon zgjedhjet 7 me 0 dhe ky karagjozi flet ne hava me supozime njelloj si Lulzim Basha.

  4. uskania says:

    Besnik, sikur të pëlqen “raporti i ashpër”i OSBE dhe ODIHR. Atëheŕë Basha nuk ka faj për zgjedhjet dhe e meriton të jetë kryetar dhe ty të të thyejë arra në kokë. Je naiv apo hiqesh.

  5. albaniafirst says:

    Eshte nje histori e perseritur qe PD gjithmone konteston cdo zgjedhje qe nuk e nxjerr fituese. Mjeshtrat e maninpulimit, kane gjetur nje konkurrente te denje qe eshte LSI-ja dhe ca particka qe kane anetare vec nje familje. Edhe Like floriri qe ngriti LSI-ne u perpoq qe te krijoje elektorat, duke kopjuar PD-ne me politikat e punesimit. Ne kushtet kur LSI iku per lesh dhe ato qe u punesuan prej saj nuk kane me obligimin qe te provojne se votuan per te, zgjedhjet e ardhshme do shikohet se sa ka LSI elektoratin e saj.
    Ne Shqiperi nuk mund te kete me shume se dy parti; PS dhe PD. Te tjerat, kush me shume e kush me pak jane particka, me Kryetar babain, sekretare mamane dhe anetare femijet dhe te afermit e tjere.

  6. shkodrani demokrat says:

    Po cfare malsori pretendon te jesh ti qe vetem se djali yt nuk u be deputet nga Basha tani ke per detyre “te djegesh” gjithe PD-ne per djalin tend.Po do ta shikosh se edhe pa ty deputet edhe pa djalin tend deputet parlamenti do funksionoje.Delirant.Je i vetmi Shkrimtare qe s’ti blen askush librat dhe qe vetem ne biblioteken tende gjenden romanet e shkruara nga ti.

  7. Bido Sitica says:

    Sepse ky Besniku (i qoftelargut te vicidolit),me duket si prift pa mjekerr.
    Asnjehere nuk me ka pellqyer,jane binjak meeee…ate anal-istin e Fevziut nga LEZHA…….JA HARROVA emrin…..he mo,ate sigurimsin,qe e beri deputet Basha,se i duhej nje tip as mish e as peshk…he… Preci mo Preci i zogajve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje