Çmimi i ujit/ LSI i përgjigjet “flakë për flake” PD-së, Luan Rama: Ata që vinë nga pazaret s'mund ta na akuzojnë. Ja vota jonë

26 Korrik 2017, 18:49Politika TEMA

Nënkryetari Luan Rama ka bërë publik qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi rritjen e çmimit të ujit.

Ai është shprehur se LSI nuk do t’i braktisë qytetarët pasi ka kërkuar diferencimin e qytetarëve për pagesat që do të kryhen.

Rama thotë se LSI është e palëkundur ndaj shqetësimit të qytetarëve.

“Ne do te kthehemi në mbledhje vetëm kur të bindemi që mbrohet dhe i shërbehet interesit qytetar. LSI nuk është pjesë e asnjë pazari! LSI është pjese vetëm e shqetësimit qytetar!
Është skandaloze që UKT nuk faturon dot më shumë se sa 30% të konsumimit të ujit. Ka një mijë mënyra se ku mund të rriten të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje. Ne do jemi pjesë e reformimit të kësaj ndërmarrjeje”, deklaroi Luan Rama.

Ai theksoi se LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi.
Nuk mund të jetë ky propozimi bazë. Nëse pas një procesi transparent reflektohen propozimet tona dhe natyrisht duke diferencuar çmimet për bizneset…LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi”, deklaroi Luan Rama.

Ndërkohë, këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak, Eriona Bixha i ka kthyer sot një përgjigje anëtarëve të PD-së sa i takon pretendimit të këtyre të fundit se po bëheshin pazare për çështjen e ujit të pijshëm.

“Ne jemi paraqitur në orën 18:00 kur duhet të fillonte mbledhja e Këshillit dhe ende s’ka filluar. Presim nga kryetari i Bashkisë seriozitet. Pasi çështjet e tilla kanë seriozitet. Nuk mund të rrimë orë duke pritur aty, deri sa të vij kryetari dhe këshilltarët. Dua t’i bëj thirrje dhe përgjigje Ollit që na bën ne pjesë e pazareve. Ne nuk jemi këshilltarë të LSI, por jemi dhe anëtarë dhe jemi në shërbim të qytetarëve. Ndaj në kërkesën që parashtruam kryetarit ë bashkisë u krijonim qytetarëve lehtësira. Dua t’i them Ollit, edhe për këtë gjendje që kemi tek ujësjellësi, është edhe faj i Bashës që e ka lënë kolateral në banka. Zotit Veliajt i kemi cacur një shkresë, sot i dorëzuam përveç një deklarate, i çuam shkresë të shkruar dhe nuk na ka ardhur në përgjigje zyrtare. Vota e LSI, vota e anëtarëve të LSI që nga dita e parë që kemi marrë këtë legjislaturë do jetë vetëm në shërbim të interesit të qytetarëve. Edhe në kërkesën që kemi dorëzuar është e qartë se çfarë kërkojmë. Presim zbatim dhe zbatim të të drejtave të qytetarëve.”, tha ajo.

8 komente në “Çmimi i ujit/ LSI i përgjigjet “flakë për flake” PD-së, Luan Rama: Ata që vinë nga pazaret s’mund ta na akuzojnë. Ja vota jonë”

  1. Tarrasi says:

    PS dhe LSI do te mbahen mend si 2 kuçedrat e ujit ne Tirane.
    Turp i madh te besh politike me ujin ne vitin 2017 !
    Harram votat qe ju kane dhene shqiptaret !

    1. Grigor says:

      Çfare eshte ky koment pa lidhje? Eshte e drejta jote te kritikosh qeverine apo bashkine. Nuk ta mohon njeri. Por kritiko, zberthe ndonje allishverish apo pazarlleqe, dhe mos fol ne ajër.
      E vetmja Kritika we une ka per PD eshte se nuk di të beje opozite. Lulezim Basha vetem hedh poshte e lart ca slogane pa lidhje dhe pa baza. Nuk pine uje keto.
      Edhe ti sikur te ka nxjerre Lul Basha nga hundet.
      Çfare jane keto llafe koti “mos bej politikë me ujin”? Po me ke te beje? Me zjarrin?
      Ke ndonje argument? Sqaroje pra politiken e keqe te PS dhe bashkisë per ujin. Pse eshte gabim ngritja e çmimit? A bëhet pa ngritje çmimi? Kush Jane alternativat?
      Nxirre pra lakuriq Erion Veliajn dhe zbulo maskaralleqet e bsshkisë.
      Po ta beje kete PDja dhe tja fuse kembet ne nje kepuce Erion Veliajt, do jete opozite qe do konkuroje per Bashkine e Tiranes pas dy vjetesh.
      E pate qe nuk fitohen votat me perralla dhe slogane si tritol-politika, qeveria e droges, kokoshi dyqind miljonesh dhe te tjera budallalleqe si keto.
      Nuk I ha populli keto. Po nuk ndryshoi taktika dhe strategji PDja, ka per t’i bere sherbim me te madh Edi Rames sepse do qeverise pa opozite.

  2. "BOHOTINA" says:

    E shihni kete adolidhent te perjetshem, shiheni mire…

  3. PD= gomar i ngordhur says:

    O Tarrasi, te hyfte prasi…!

  4. Pika says:

    Kur u bene dhe keta te Lsi te thone qe jemi ne interes te qytetareve mua me kujtohet nje shprehje e nenes time qe thoshte…. ” te kesh dy b…. , nje ta cash dhe nje ta mbash ” ! Keta qe e vodhen popullin deri ne palce , keta me bllok e me b….ne dore !

  5. Theo says:

    o Tarrasi, ti je vetem nje cimke e LSI, uji ne TIrane eshte me i lire edhe me cmimet e reja se ne Kamez City te Mziut dhe Donald Trump, merruni me presidentin me te flliqur te historise se Shqiperise dhe jo me historine e Nikoll Leshit per presidentin, nje hajdut ordiner, qe fytyra e vertet i del tek vidioja e Dritan Priftit dhe gjat fushates se 25 Qershorit, ku presidenti i zgjedhur ben thirrje per rrembimin e armeve. me vjen keq per Mero Bazen qe nuk ben asnje analize te hollesishme per Presidentin hajdut te Shqiperise. I dashur Mero ka vetem dy shpjegime( sepse fakte per ate kafshe ka me mijra, disa i kam une personalisht qe ja kam dhene disa ambasadave) ose ti ke frike nga kriminelet qe ai kontrollon ne Kombinat dhe Fushe_Kruje se mos te vrasin, ose ta ka mbyllur gojen me para dhe jo me parime. te lutem i dashur Mero me jep nje pergjigje ne e-mail tim personal. Do te jem shume falenderues

  6. lirka says:

    filloi shkrirja dhe shkaterrimi i pashmangshem i leshelise partise familjare te ciftit te urryer kokmodi meta. Pa pushtet kjo parti vampire eshte e marre fund edvini ja arriti ta shkaterroje firmen lesheli dhe t’i fusi nje shkelm endrres familjare K-M bashke me te edhe njerezve te neveristshem si ky rama vasili dhe ca cuperlina qe kane perfituar gjate gjithe ketyre viteve.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    O tu Prasi te ka hy po’ ti se shef
    Gjysmat e lekeve te komenteve me pagese te shkojne per taksat.
    Mero mund te na botosh noj koment
    Ne na duket sikur jemi ne kafe e bejme muhabet.
    Vete shkruajme vete lexojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje