Kompania pa licencë, që tenton dhe Shqipërinë, zyrtarizon automatin Bitcoin në…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prishtina u zgjua sot me ATM-në e parë funksionale të monedhës Bitcoin. Kompania Albvizion LTD ka lajmëruar për vënien në punë të ATM-së së parë në qytetin e Prishtinës.

“Ditën e Mërkure më datë 26 Korrik 2017 në orën 09:00 Prishtina do të ketë ATM-në e saj të parë funksionale.

ATM-ja ku qytetarët nga Kosova dhe vendet e rajonit do të mund të blejnë Bitcoin do të vendoset pranë Qytezës Pejton, Rr. Radovan Zogoviq 4/1 në një ambient të qetë dhe të dizajnuar posaçërisht për të”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të mëparshëm të kompanisë, së shpejti do të ketë ATM për monedhat virtuale edhe në Tiranë dhe Shkup.

Albvision vepron në Shqipëri përmes kompanisë PCWorld Albanian, e cila sipas ekstraktit në QKB, si objekt të veprimtarisë ka vetëm “Import, eksport i botimeve , shtypshkrimeve, revistave, librave, artikujve dhe mallrave te ndryshme si dhe tregtimi i tyre etj”

Banka e Shqipërisë ka pohuar ndërkohë se nuk ka në process licencimi asnjë kompani për të operuar për monedhat virtual, çka e bën çdo automat që do të vendoset në Shqipëri të palicencuar dhe jo legal.

Institucionet financiare, në Kosovë dhe në Shqipëri, kanë dalë vazhdimisht me deklarata paralajmëruese për qytetarët që marrin përsipër riskun që të përdorin monedhat virtuale, të cilat nuk janë të kontrolluara nga autoritetet mbikëqyrëse dhe nuk kanë licencuar asnjë subjekt që merret me tregtimin e tyre.

Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim.

Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë”.

Edhe burime zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës, të kontaktuara nga Monitor, thanë se monedha e vetme zyrtare deri më tani në Kosovë është euro. Sipas Besnik Kadës, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës, nuk ka një instrument ligjor që e rregullon përdorimin e parave virtuale. “Ato nuk janë të rregulluara ligjërisht si valuta apo instrumente të pagesave”, ka pohuar ai.

Monedhat virtuale, apo kriptomonedhat po përhapen dukshëm në botë vitet e fundit, por të gjitha mediat e mëdha në botë, po paralajmërojnë se kjo mund të jetë flluska e radhës.

Në Shqipëri kanë nisur të përdoret krahas bitcoin edhe Ethereum, dhe gjithashtu është rritur edhe kërkesa për pajisjet kompjuterike, të cilat përdoren për të ndërtuar sisteme të fuqishme kompjuterike.

Ish bashkë-themeluesi i rrjetit ethereum, Charles Hoskinson, në një intervistë të fundit për mediat e huaja the se këto monedha janë një bombë me sahat.

“Ka një mbi- kriptizim të gjërave, ndërkohë që kompanitë po emetojnë kryptomonedha kur të njëjtat objektiva mund të arrihen me sistemet ekzistuese. Njerëzit janë verbuar nga paratë e shpejta dhe të lehta “, ka pohuar ai, sipas një artikulli të Bloomberg.

Bitcoin është monedha virtuale më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut dhe ethereum është e dyta. Deri në mes të korrikut, bitcoin zinte 44% të kapitalizimit të tregut për të gjitha kriptomonedhat, me një rënie të fortë nga 87% në 25 shkurt. Ndërsa pesha e ethereum ka arritur në 24% të tregut të kriptomonedhave.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kompania pa licencë, që tenton dhe Shqipërinë, zyrtarizon automatin Bitcoin në…”

  1. armand says:

    Si shpjegohet qe ne itali bankat i mbyllen ndersa tek ne Po i hapin sportelet ATM?
    Mbasi i rropen mire ata te italise ju kthyen shqipove. O burra se u be deti kos, blini virtualen me leke reale se do beheni te pasur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *