Luan Rama e mohon: LSI nuk votoi për rritjen e çmimit të ujit, ata që ishin në mbledhje nuk i njohim

26 Korrik 2017, 20:38Politika TEMA

Megjithëse u tha se LSI ishte dakord për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ku dy këshilltarë të vetëshpallur të kësaj force, votuan pro, nënkryetari i LSI-së Luan Rama e mohon.

Ai tha se vendimi i LSI-së është bërë i qartë para mbledhjes dhe se nuk i njeh ata individë. Bëhet fjalë për Agim Krajën dhe Genta Mezinin, e cila është betuar sot si këshilltare.

Luan Rama tha se Kraja nuk është këshilltar i LSI-së dhe se Mezinin nuk e njeh fare. Ai deklaroi se LSI nuk ka qenë e pranishme në mbledhje.

“Qëllimi politik dhe institucional është qëndrimi që u shpreh nga Erjona Bixha. Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në sepse ai ka qenë dikur me monarkinë, është kthyer ka ikur, punë e tij. Ne zgjodhëm rrugën institucionale. Ofruam seriozitet dhe zgjidhje ligjore. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e LSI. Jemi koherentë në qëndrimin tonë. Kemi një konstante të pandryshueshme që është shërbimi ndaj qytetarëve. Individë të veçantë mund të luajnë. Genta Mezinin nuk e njoh fare kush është, nuk e njoh për këshilltare të LSI-së”, deklaroi Luan Rama.

Ai theksoi se koordinatorja e këshilltarëve të LSI-së, “Erjona Bixha e bëri të qartë para se të fillonte mbledhja qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së çdo lëvizje tjetër nuk ka të bëjë me qëndrimin e LSI-së”.

Rama pohoi se LSI zgjodhi rrugën institucionale. “Mbledhja filloi me këshilltarët e PS dhe PD. Mblidhja filloi me këtë kuorum. Ne nuk kemi qenë. As këshilltarët nuk kanë qenë në fillim të mbledhjes. Por qëndrimi politik është ai që ka shprehur koordinatorja e LSI-së. Ky Kraja nuk është këshilltar i LSI dhe atë tjetrin se njoh. Ky nuk është qëndrim i LSI. Grupi i këshilltarëve zgjodhi rrugën e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë. Ne bashkëpunimin e kemi pasur institucional”, tha ai.

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi sot rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me votën e 31 anëtarëve, kuorumi i nevojshëm, 25 këshilltarë të PS, 3 të PDIU, 2 të LSI dhe 1 i FRD.

Këshilltarët e Partisë Demokratike bojkotuan mbledhjen.

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm bëhet me 20 lekë për m3: nga 45 lekë/ m3 bëhet 65 lekë/m3.

3 komente në “Luan Rama e mohon: LSI nuk votoi për rritjen e çmimit të ujit, ata që ishin në mbledhje nuk i njohim”

  1. Shoku shpati says:

    Lini more keto lojra
    Apo ju dolen dy dele pa dashje nga vatha
    Po’ kujt ja mban b te votoje PA urdhrin e metes.
    Futjani ketij populli se è mban
    Me i nd rshem del Velia hapur do ta ngre cmimin
    Se sa ju qe perdridheni
    Jo kerkiam kushte Jo terrci verrci.

  2. spartaku says:

    Filluan keta te LSI te hedhin vickla si puane e peles.Ata do te vazhdojne ne qendrimin e tyre radikal,por populli nuk pyet,mbeshtete Edi Ramen.

  3. Gjini, o Gjin ku jeton says:

    Oho-pozita e partisë së “zonjës së parë” dhe e presidentit të tepsisë. Domethënë asnjë perspektivë për zgjidhjen e problemit të ujit për popullin, se këta vetë e kanë, madje në kana prej floriri. Vetëm që “të bëjnë opozitë”. Qena!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje