Paradoksi i PD-së, zgjedhjet për kryetar denoncohen nga kundërshtarët, por jo nga “rivali” i kryetarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prej disa ditësh po denoncohen në disa media por edhe nga politikanë të ndryshëm në PD, raste të prekjes së votës në procesin e votimit për kryetar të PD-së. Zgjedhjet e mbajtura më 22 korrik vijnë kështu përtej farsës së tyre si një proces të cilit i mbivendosen akte që dyshohen se kanë manipuluar vullnetin e zgjedhësve të partisë.

Për të gjitha këto janë sjellë edhe pamje filmike, mirëpo paradoksi më i madh dëshmohet në faktin se personi që teorikisht, apo praktikisht është cenuar në këtë histori, i ashtuquajturi rival I z. Basha, Eduard Selami, nuk thotë asnjë fjalë për këto shfaqje dhe denoncime. Ai e ka ndalur komunikimin me një falënderin, ndaj edhe ky kontestim që bëhet tani, është jonormal, sa kohë që pala që mendohet se është dëmtuar, ndihet fare rehat.

Zgjedhjet në një parti janë interes publik, formalisht ato duhet të mbikëqyren në rregullsinë e tyre, por si të veprosh kur ai që duhet të flasë hesht? Mjafton kjo anomali postzgjedhore që të provojë më mirë dhe më bindshëm se çfarë lloj kandidati ishte z. Selami, se sa pisët luajti ai në këtë proces. Janë të gjitha dyshimet që ai ka bërë atë Pazar në miniaturë që Basha bëri me Ramën më 18 maj: unë dhe ti, çfarë fitojmë?

Nga ky përcaktim nuk shpëton asnjë në këtë politikë. Jo më kot, Basha, apo më saktë Berisha lëshoi Jemin Gjanën dhe Tritan Shehun që të bëjnë biografinë e atyre që njihen si kundërshtarë të lidershipit aktual. Nga njolla e përgjegjësive të qeverisjes së PD-së nuk shpëton asnjë- ky është mesazhi kërcënues. Ata që sot flasin për analizë dhe denoncojnë procesin zgjedhor në vetvete, kanë të drejtë për argumentin, por që ky argument të marrë formën e një aksioni politik, duhet më së paku distancim real nga kjo situatë dhe përballje me historikun e qeverisjes. Asnjë prej tyre nuk është i gatshëm për ta bërë këtë gjë, ndonëse krijuan pritmëri të tilla dhe ndonëse në artikulim evokonin një problem të drejtë.

Nuk janë për shkak të moshës, të karrierës dhe për shkak të asaj që kanë marrë nga PD-ja, e cila duket se mbetet një pronë e dy njerëzve. Me mbi 40 deputetë të vetët, Basha do të luajë si opozitar për këtë mandat, ndërkohë që të larguarit do të duhet të kalojnë në rolin e spektatorit politik, apo komentatorit. Pluralizmi shqiptar na jep vetëm një shembull sukses të forcave të reja: LSI-në. Jo për shkak të ideve, apo demokracisë, por organizimit dhe imponimit në interesa. Loja politike po mbyllet edhe njëherë në 3-4 duar duke shkelur mbi zgjedhjet, demokracinë, me manekinë që buzëqeshin për të dhënë sërish mesazhin dramatik se kundër kryetarit je vetëm viktimë, jo alternativë. Ndoshta diçka ndryshe mund të ndodhë kësaj, radhe. Mbetet për t’u parë./respublica/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Paradoksi i PD-së, zgjedhjet për kryetar denoncohen nga kundërshtarët, por jo nga “rivali” i kryetarit”

  1. spartaku says:

    Asnje nga europa nuk e ka pershendetur Bashen qe u zgjodh kryetar i pdsh.Edhe ata e din, se votat u manipuluan nga manipulatoret e Bashes dhe te Berishes.Turp e faqe e zeze per Bashen e Berishen.Pd-ke,njerzit,dhe anetaret progresist dhe reformator,nuk duhet te heshtin,por te punojne me kembengulje,per te sjell kete parti ne binarete e demokracise.Basha po shkon drejte humneres.

  2. Aron says:

    Deklarimi i Eduard Selamit, pas përfundimit të zgjedhjeve, politikisht ishte mjaft korrekt. Por, mendoj, juridikisht ajo që ndodhi duhet ndëshkuar. Mendoj se Selami ka përfaqsues ligjor, i takon atij të hetoj dhe zbuloj, se sa në përputhje me ligjin u zhvilluan zgjedhjet në PD. Natyrisht, zoti Selami dha një leksion perëndimor se si duhen zhvilluar zgjedhjet tek ne. Por ai duhet të vazhdoj me qëndrime perëndimore edhe për ndëshkimin e makaradës zgjedhore zhvilluar në PD, të cilën të gjithë kishim menduar se koha e kish lënë pas. Pprfaqsuesi i tij juridik duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor mbi bazën e një dokomentacioni dhe dëshmive autentike që tregojnë hapur veprimet e turpshme që thuhet se ndodhën, duke e paraqitur çështjen para një vendimi gjyqsor. Natyrisht, kjo mund të merrte shumë kohë, por në fund autorët dhe urdhëruesit e kësaj maskarade duhet të vihen doemos përpara drejtësisë. E, nëse zoti Selami nuk e ndërmerr një hap të tillë në mbështetje të lirisë së votës, ai thjesht ka për tu konsideruar këtej e tutje një kufomë politike, me një histori dhe rol të shëmtuar në zhvillimet politike në vënd.

  3. Miri says:

    Jemini eshte ai qe e kapen me breke neper kembe?

  4. dyli says:

    pirdh se lirohesh

    1. rruspija ripjelljes says:

      amin

  5. goni says:

    Tash ,Puna e zgjedhjeve kaloj,dhe Basha fitoj.Urime per fitoren,dhe per Selamin,i keshilloj,shoqerisht,te kaloj ne Politiken e pavarur,duke dhene shembuj,se mund te jash edhe i pavarur ne Politike.Tashme ne spektrin Politik,ka shume Parti,qe don te thote,se krejt kta Parti,organizohen,dhe veprojne ne rastin e fushatave zgjedhore,por edhe pas zgjedhjeve.Por ne spektrin Politik,ka edhe Njerez qe nuk pretendojne te kapin poste,dhe nuk kann Parti,pra egzistojne ne qdo shoqeri,dhe kta Njerez,shohin punen e vete.Kta Njerez,qe ne qdo shoqeri boterore,egzistojne ,mund te jen nga qdo rrace!Shtrohet pyetja pse nuk behen pjestare te Partive,ose te organizatave latente.Pergjigja eshte se ,kta Njerez,te cilet nuk mund te thuhet se din me shume se te Tjeret,por edhe kta mund te thuhet se nuk din me pak,mbajne krahun e te dobetit,aq sa e lejon mundesia,sepse po te shkojne me krahun e te fortit,atehere dihet se te fortet jan pjestare te Partive,te fuqishme,si dhe organizatave te fuqishme latente,te cilat,jan per statuskuo,qe don te thote,citoj(kush ka qen,prap ka me qen,pra jo ndryshim,ne shoqerine Boterore,por shkuarje rruges se deritashme).Nje mendim i ketyre Njerezve,eshte ndarja e Tokes,ne parcela ne menyre te sinqerte,per te gjithe Njerezit e planetit,ose me mire te themi,per shtete qe e deshirojne kete rruge.Per kete qeshtje kam shkruar,shum here,dhe kame dhene pikpamjet e mija,duke e shpjeguar ne detaj,si dhe qdrejtim,deshirojne kta Njerez(kujtojme me kete rast,shpjegimin per shtypin e pavarur,ku u shtjellua kjo qeshje,pra prita qe edhe gazetaret ta shtjellonin kte qeshtje,por deri tash mungoj shtjellimi,sepse mud te kete gazetare,qe shtjellimin e bejne me mire).Pra sikurse edhe e lexuat,kta njerez,nuk mund te behen pjestare te Partive,ose organizatave latente,dhe shteti sikurse shef mundesine e financimit te partive dhe ndoshta financon edhe fe te ndryshme latente(qe nuk dihet kush jan,te shof mundesine,edhe te mospengimit,te ketyre njerezve,dhe te kaloje ne marrjen ne kontroll te krejt shteteve brenda shtetit,te cilat,shume here ja kalojne shtetit per nga paraja,dhe te jape te drejte pune edhe per kta njerez.Dhe ne qoftese,shteti mbeshtet pikpamjet e tyre,te kaloje ne ndarjen e tokes ne parcela te sinqerta,duke ndjekur rrugen e shtjelluar,ne shpjegimet e bera per shtypin e pavarur.Pra Selam,kalo ne krahun e pavarur,dhe lere Bashen,te drejtoj partine.

  6. Koba says:

    Kjo tregon se Selam Mavria ka qene pjese e farses.Legen bastard.

  7. kleptofagos says:

    Para zgjedhjeve per kryetar ne PD, kam thene per E. Selamin qe nuk ka kellqe per te kandiduar dhe aq me teper, per ta ringritur ate parti.
    Sot them qe E. Selami ka luajtur rolin e ulet qe i ka caktuar Berisha ne kete histori te shpifur, ku Basha mbetet manekini i te zotit. Ndersa Jemin Gjana, eshte po kaq skuth (i kurdisur nga Berisha) kunder kundershtareve te Bashes, sikunder edhe “kundershtaret” e Bashes, qe cuditerisht jane nga me besniket e Berishes (Topalli, Patozi, Imami, Lezhja, etj) kane pasur miratimin e Berishes per lojen qe po bejne. Me ndergjegje ose pa e ditur se po bejne loje, kete nuk e di. Por e di me siguri se te gjitha “figurat” e asaj partie, e kane ngrene me kohe turpin me …. “pare te thata”.

  8. goni says:

    Pra siq edhe shkrova me siper,do te vjen dita qe maskarenjet e interrnetit,do te habiten,dhe do te kerkojne te leshojne partite,dhe organizatat,latente,sepse organizat latente eshte perzierja,hakeruese ne interrnet,dhe do te kerkojne parcelat,ku sejcili,do te punoj veqse parcelen e vete,pra nuk do te lejohet puna ne parcelen e tjeterkujt,sepse duke punuar parcelen e tjeterkujt,harrohet puna ne parcelen e vete,dhe behet nje perezieje mishmash,qe se merr vesh i pari te dyti e kshtu me rradhe!Kush nuk mundet te punoje parcelen,kalon ne parcelen e shtetit,dhe keshtu,punon ne baze te udhezimeve!Shteti,eshte shtjelluar ne komentin per shtypin,ben rrekaden 14 ditore, 7 dit pun parcelore,e 7 dit pun ne zyre.Por kjo don te thote shkeputje nga rruga 6-7 mij vjeqare ,sepse kjo rruge nuk te qon kund tjeter perveqse,ne drejtim lufterash te perhereshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *