Partizani firmos me një mesfushor italian

26 Korrik 2017, 17:37Sport TEMA

Pas zyrtarizmit të trajnerit të ri, Partizani ka firmosur me një tjetër Italian.

Bëhet fjalë për mesfushorin Giovanni La Camera, që ka nënshkruar me 15-herë kampionët e vendit.

Lojtari ka ardhur në shqipëri bashkë me trajnerin Mark Luliano, i cili do të drejtojë Partizanin për sezonin e ri.

La Camera është një futbollistë që ka luajtur me mjaft ekipe italiane, më së shumti në Serinë B dhe C, me skuadra si  Pavia, Çitadela, Padova, Komo, Rimini, Benevento, dhe Lupa Roma ku ka qenë sezonin e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje