Përshkallëzohet skandali me zgjedhjet në PD, gazetarja zbulon fakte dhe prova të reja: Ja manipulimi në Vlorë

26 Korrik 2017, 15:35Politika TEMA

Pothuajse një muaj pas humbjes drastike që i solli Partisë Demokratike, Lulzim Basha u rizgjodh edhe për katër vite në krye të saj në një proces me mjaft kontestime, skandale dhe manipulime.

Raste skandaloze janë publikuar nga qytetete të ndryshme në lidhje me zhvillimin apo falsifikimin që i është bërë këtij procesi.

Gazetarja Jerola Ziaj, një ditë pas votimit dhe shpalljes së rezultatit ka publikuar videon, mes së cilës vërtetonte me fakte se disa persona votonin më shumë se 2 apo 3 herë.

Jo vetëm kaq, pas videos, gazetarja në fjalë ka deklaruar se do të arrinte ta vërtetonte se në Vlorë kanë votuar vetëm 403 persona dhe jo 1030, shifra zyrtare e paraqitur nga PD.

CityNews sot për të konfirmuar dhe për të qenë sa më pranë të vërtetës ka kontaktuar me vetë gazetaren Jerola Ziaj në lidhje me faktet dhe provat që vërtetonin që Vlora i dha vetëm 403 vota PD në procesin e zgjedhjes së kryetarit.

Gazetarja  u shpreh se i gjithë procesi në Vlorë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites (18:00), ka qenë i monitoruar me kamera dhe të pranishëm kanë qenë disa gazetarë.

Gazetarja tregon se nga ora 08:00-18:00 votuesit janë numëruar njëri pas tjetrit dhe bashkë me ata që kanë votuar më shumë se 2-3 herë, numri i tyre shkon në 364.

Më pas gazetarët janë nxjerrë jashtë dhe nga ora 18:00 deri në 19:00, të numëruar nga vetë gazetarja, por edhe të tjerë të pranishëm kanë votuar vetëm 39 demokratë.

Jo vetëm kaq, gazetarja tha  se zotëron të gjitha videot e të gjithë procesit të votimit, brenda sallës, por edhe jashtë saj

14 komente në “Përshkallëzohet skandali me zgjedhjet në PD, gazetarja zbulon fakte dhe prova të reja: Ja manipulimi në Vlorë”

    1. lloqelloqe says:

      Pse? Ku eshte turpi?
      * Esat Pasha tregtonte vendin per pushtet personal
      * Avni Rustemi vrau me atentat Esat Pashen, nje koleg politikan
      * Ismail Qemalin e izoluan dhe detyrauan te jepte doreheqjen
      * Zogu vrau Avni Rustemin me atentator te paguar
      * Ismail Qemalin e helmuan (te panjohur)
      * Fan Noli permbys me puc Zogun
      * Zogu permbys Fan Nolin me ndihmen e Serbeve dhe te Ruseve te Bardhe
      * Bajram Curri nuk i bindet Zogut
      * Zogu vret Bajram Currin
      * Haxhi Qamili rebelohet se do Baben/Sulltanin
      * Haxhi Qamili varet ne Shijak
      *Zogu kercenon e largon nga Shqiperia kundershtaret
      * Noli e Konica degdisen ne kurbet
      * Zogu zhyt Shqiperine ne borxhe e arratiset diten e pushtimit
      * Paria intelektiale e kulturore e vendit ne vend qe te krijoje e inspiroje rezistencen kombetare kunder pushtimit kthehen ne regjence. Kuislinget i japin Viktor Emanuelit kuroren e Shqiperise
      * Komunistet lidhen me Jugosllavet e vrasin ballistet e legalistet
      * Legalistet nuk luftojne pushtuesit, por enderrojne qe me anen e pushtuesve te zhdukin komunistet.
      * Ballistet fillojne te luftojne pushtuesit por rruges bashkepunojne me pushtuesit me besimin qe duhen zhdukur komunistet me pare.
      * Komunistet luftojne cdo force jokomuniste, por gjithashtu edhe pushtuesin
      * Komunistet vine ne pushtet dhe i hapin dyert Jugosllavise, Rusise e Kines e pastaj ua mbyllin dyert me rradhe.
      * Komunistet shkaterrojne pronen e mardheniet ndermjet shqiptareve.
      * 1992 Demokratet ngjiten ne pushtet me Sali Berishen dhe 70% suport popullor
      * 1997 Sali Berisha vetem mbas 5 vjeteve ne pushtet ia mberrin ta coje vendin ne lufte e shkaterrim. Lejon pushtimin e pronave, mbushjen e admistrates me injorante e te pashkolle, terrorizon mediat, rreh e kercenon cdo kundershatr politik me anen e SHIKU-t, shet nafte serbise, acaron studentet, lejon shkaterrimin e gjithe sistemeve infrastrukturore anembane shqiperise – kanalet e sistemet ujitese, sitemet e energjitikes, grabiten uzina, fabrika, kombinate, shkaterrohen vreshta e plantacione frutore, deformohen qendrat e banuara me ndertime pa leje, vidhen pronat shteterore e privatizohen per klanin politik, lejohen firmat piramidale dhe e gjitha con ne nje lufte civile. Mbi cdo gje perze FMN, Banken Boterore dhe acaron mardheniet me ameriken.
      * Nano komunist/socialist vjen ne pushtet dhe e kthen korrupsionin ne menyre jetese. Rrumpalle e papare pushton shtetin
      * Demokratet rikthehen ne pushtet dhe mjeshterojne vjedhjen e votateve, parave dhe pronave deri ne ART.
      * Demokratet vrasin ne Gerdec, vrasin ne Shesh dhe grabisin prona e dogana si kurre me pare.
      * Socialistet vine prap ne pushtet dhe vjedhja ka nje forme tjeter – me plan qeveritar per cdo minister ka nje vjedhje rekord.
      * Socialistet ri-fitojne dhe konkluzioni – SKENI PARE GJE AKOMA se vjedhja e arroganca do te mberrine rekorde te papara ne 4 vjetet qe vine
      * Kryehajduti. behet president me protkoll shteteror e me 21 topa si pershendetje ceremoniale

      Pyetja eshte: Ku eshte turpi se vodhi votat Lulzimka? NE Shqiperi keto gjera nuk jane turp, me keto gjera jeton me mire, ke alamet llogarie ne bankat e botes, alamet vilash e pronash, ke gruan alamet cope, femijet i con ne Oxford e Harvard, ke prona e biznese anemban botes. Keto gjera ne Shqiperi nuk jane turp, ne Shqiperi nese je i korruptuar e hajdut te thone- eee ai eshte i zoti. Ky vend e ky popull eshte vet turp i teri.

      Luli nese vodhi vota beri ate qe kane bere te tere qe nga mesuesi, polici, mjeku, doganirei, avokati, gjyqtari, profesori, bashkiaku, tatimori, ministri, kryeministri, presidenti.

      1. spartaku says:

        Lloqelloqe! Baravo! Ke bere nje shkrim shume te mire,te gjitha ato qe thua jane te verteta dhe kane nje permbajtja substaciale,qe eshte ” ne kete vend,nuk eshte turp te vjedhesh,te vrasesh,te shkaterrosh çdo gje qe ishte ngritur me gjakun dhe djersen e popullit”.Sali Berisha dhe pd-ke i kane bere 1000 te zeza,dhe i kane shume borxhe ketij populli,dhe nuk i ka hyre asnje gjembe ne kembe.Eshte vertete per te qare.

      2. kashi says:

        bravo lloqelloqe

      3. Arber says:

        per lloqelloqe
        Nje permbledhje te tille kaq te shkurter edhe domethenese kisha kohe qe nuk kisha lexuar.

      4. Zami says:

        I ke thene te gjitha. S’ ke ca shton me.:-) ?

  1. Miri says:

    Republika e re?! Vjedhja e votes eshte e vjeter sa bota…

  2. kleptofagos says:

    Perse nuk ngrihet padi ne prokurori per shkeljet ligjore qe jane bere ne kete maskarade? Mos e prisni nga E. Selami ..
    Jo vetem qe Partite politike jane asete publike por edhe private qofshin, ato duhet ti nenshtrohen statutit dhe ligjeve.
    Thjesht te kerkohet pavlefshmeria dhe te denohen shkaktaret e shkeljeve ligjore. Apo nuk i lejon mafia politike?

  3. Drini says:

    Jvotuesit “e padukshem ” te Bashes.
    Perderisa, numri i personave te futur ne qender eshte me pak se hjysma e numrit te votave….patjeter kemi te bejme me “njerez transparent”.
    Kush e solli kete monster ne pd?! Nga na erdhi?! Na e shiten si dhjetorist,nderkohe qe familja e tije flirtonte me te majten prej kohesh…
    Ngeli duke permendur faktin qe : Eshte diplomuar jashte.
    Pak shqiptare jane diplomuar jashte?! Jane me mijera…
    4 vjet kryetar bashkie nuk ngriti nje hale…
    2 vjet minister u perfol per 200 000 000 euro. Dy vjet minister rendi u vrane 4 te pafajshem.
    Do te heqim zvarre me grua e kunat neper Shqup ,ty hajdut votash.

  4. Aron says:

    Eduard Selami, thirri mëndjes dhe tregohu burrë. Prit edhe një farë kohe për fakte të reja, grumbulloj ato dhe çoji këta maskarenj, që s’i lidh asgjë me PD dhe lirinë atje ku e kanë vëndin. Është e vetmja rrugë që të ruan fytyrën. Të mos të të vij keq aspak për këtë farë të ndyrë që ka uzurpuar PD.

  5. albaniafirst says:

    Po pse cfare prisnit juve qe te kishte vertet votime te pastra ne PD? Qe kur ne krye te kesaj partie, u vu Berisha, manipulimi I votive u be normale ne ate fole te krimit

  6. Zhozituta says:

    Turp po ta kishin per here te pare. PD-ja per manipulime zgjedhore e ka ngrene turpin me buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje