Sherr me thika në Borsh, humb jetën 31-vjeçari, Dëshmitari: Të rinjve u zunë pritë në rrugë, i bënë copë me thika

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borsh të Sarandës pak pas mesnate. Shtatë të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe mjete të mprehta.

Nga ngjarja raportohet të ketë humbur jetën 31-vjeçari Premtim Bega, 31 vjec ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihet motivet e ngjarjes, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se një 24-vjeçar me inicialet E.O.

Sakaq policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar nga Vlora si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Premtim Bega, si dhe ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Ndërsa dëshmitarët okularë në fshat thonë se sherri mes të rinjve nisi në një lokal dhe kur situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.

Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh“- thotë një nga dëshmitarët.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia arreston në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.

Shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të tjerë të kësaj ngjarje.

Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:

– P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh

– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:

– R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të dyshuar:

– N.H.20 vjeç

– Xh.M.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale parashikuar nga nenet 79 /dh, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Sherr me thika në Borsh, humb jetën 31-vjeçari, Dëshmitari: Të rinjve u zunë pritë në rrugë, i bënë copë me thika”

  1. vjeshta says:

    Kur doni me u bâ njerëz, o gjysëopingat e trashë.
    Si keni mbetë çoban dhishë gjithmonë.
    O analfabet popull!

    1. Hani mut, qeras qeveria. says:

      @vjeshta, ne tre fjali ke bere 15 gabime ! Del dhe thua popull analfabet….hahahaha. Eh pike e zeze, mire gomari qe na ngordhi , por nuk na lene rehat as mizat.

    2. Une... ti... ju te gjithe... says:

      Po keta akoma nuk e kane mare vesh qe ka dale baruti e nuk ka me nevoje per te forte!!!

      Po s’kane faj se keshtu eshte kur i vihet zjarri shoqerise, – te mbyt tymi!

  2. perivolo says:

    Keto jane pasojat e trurit te crregulluar.
    Psikopatia nuk eshte trimeri,keta jane persona me probleme te renda psikologjike te shkaktuara nga ambienti familjar dhe social.
    Ngushellime familjes!

  3. koli says:

    19 vjec, ka shkuar ne plazh dhe ne vend qe te bej qejf, vret dhe plaset ne burg! Pike e zeze. Sic thoshte komentuesi me lart, ca njerez kane probleme te thella psikologjike……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *