TABELAT/ KQZ “vulos” rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit, PD voton pro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke përmbyllur procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Në mbledhjen e sotme, rezultati u votua  me 7 vota pro dhe asnjë kundër nga anëtarët e KQZ-së.

Pas debateve dhe kundërshtimeve mes përfaqësuesve të PD dhe PS se ka pasur parregullsi të procesit, në fund anëtarët e djathtë e kanë miratuar rezultatin.

KQZ miratoi rezultatet përfundimtare si dhe tabelën përfundimtare për Qarkun e Beratit që kishte kontestime.

Tabela përfundimtare e zgjedhjeve është si më poshtë.

Në zgjedhjet e 25 qershorit  Partia Socialise rezultoi fituese duke siguruar 74  mandate deputetësh, PD 41, LSI 18, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Deklarata e plotë  e zëdhënëses së KQZ-së, Drilon Hoxhaj për përmbylljen e procesit zgjedhor

Sot, KQZ çertifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke përmbyllur procesin zgjedhor të 25 qershorit, ku 46.77 % e qytetarëve Ju drejtuan qendrave të votimit dhe shprehën vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimmarrja e sotme e KQZ-së mbyll një proces zgjedhor mjaft kompleks për shkak të rrethanave politike në vend, të cilat sollën ndryshimet ligjore në ligjin “Për partitë politike” dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë vetëm disa ditë para datës së zgjedhjeve, gjë e cila e vuri KQZ-në para vështirësive dhe sfidës së kohës së kufizuar që pati në gadishmëri për miratimin e akteve ligjore dhe përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Pavarësisht problematikave që shoqëruan këtë proces zgjedhor, KQZ si organi më i lartë përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve, punoi intensivisht për përgatitjen dhe mirëadministrimin e zgjedhjeve, duke bërë të mundur miratimin e akteve të rëndësishme nënligjore dhe administrative brenda një kohe të shkurtër si dhe përgatitjen e materialeve zgjedhore e cila nuk mungoi në asnjë nga 90 KZAZ-të dhe 5362 qendrat e votimit.

Gjatë gjithë ditës së votimit e në vijim, KQZ-ja informoi publikisht nëpërmjet deklaratave për shtyp ecurinë e procesit, të dhëna statistikore rreth tij, si dhe adresoi shqetësime/komunikime/thirrje.

Në këto zgjedhje vlen për tu theksuar se si rrallë herë në historinë e proceseve zgjedhore, procesi i numërimit të votave përfundoi brenda 47 orëve, duke dëshmuar se vullneti i partive politike për të mos inteferuar në veprimtarinë e komisionerëve të niveleve të ndryshme, ndikon në zbatimin në kohë dhe cilësi të ligjit zgjedhor.

Përmes faqes zyrtare të web-it dhe monitorëve LED (ekraneve të mëdhenj), të lidhur direkt me Qendrën e të Dhënave të KQZ-së, u transmetuan rezultatet online, rezultate të cilat u pasqyruan nga media dhe u ndoq nga publiku në kohë reale.

Në këto zgjedhje u konsolidua praktika e vendosur tashmë që KQZ të jetë burimi i informacionit për çdo raportim mediatik duke bërë që publiku të informohej në mënyrë të saktë dhe korrekte me rezultatet paraprake, pa shkaktuar konfuzion në informacionet e dhëna.

Gjithashtu, jo pa interes përfundoi procesi i relatimit dhe shqyrtimit të kërkesave ankimore të paraqitura pas datës 25 qershor nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje, ku u paraqitën 4 kërkesa ankimore, një prej të cilave u tërhoq nga vetë subjekti. Kundër vendimeve të KQZ-së, nuk është bërë asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke qenë i ndërgjegjshëm për sfidat që një proces zgjedhor mbart, në vazhdimësi do të vlerësojë e rivlerësojë me shumë seriozitet çdo moment të punës së Institucionit, bazuar kjo edhe në Raportin e OSBE/ODIHR.

Raporti Përfundimtar i OSCE/ODIHR do të jetë pjesë thelbësore e analizës së punës së KQZ, e cila do të vlerësojë nevojën për ndryshime dhe përmirësime, si të anës legjislative, kryesisht të Kodit Zgjedhor, ashtu edhe të anës organizative të vetë KQZ-së.

Së fundi, në emër KQZ-së dhe veçanërisht kryetarit të saj, dëshiroj të falënderoj;

– median, televizionet, gazetat dhe median elektronike dhe atë të rrjeteve sociale, të cilët bashkëpunuan ngushtë me KQZ-në dhe kontribuan në pasqyrimin e çdo aspekti të zgjedhjeve me profesionalizëm, paanshmëri dhe korrektesë, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në informimin, sensibilizimin e qytetarëve dhe rritjen e transparencës.

– Partitë politike garuese në zgjedhje të cilat bashkëpunuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e procesit brenda një kohe të shkurtër.

– Vëzhguesit vendorë dhe shoqërinë civile të cilët me raportimet e tyre jo vetëm treguan se ishin pjesë aktive e procesit të zgjedhjeve por edhe kontribues të

rëndësishëm për monitorimin dhe raportimin e çdo problematike përgjatë procesit zgjedhor.

– organizatat ndërkombëtare dhe partnerët të cilët e mbështetën KQZ në punën e tij dhe monitoruan procesin duke kontribuar në miradministrimin dhe rritjen e besueshmërisë së zgjedhjeve të datës 25 qershor.

Ju faleminderit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Tabela1-500x340-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Tabela1-500x340.png","attachment_id":"733965"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Tabela2-500x499-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Tabela2-500x499-1.png","attachment_id":"733966"}]

4 komente në “TABELAT/ KQZ “vulos” rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit, PD voton pro”

  1. fati says:

    Nuk merret vesh, ne tekst LSI ka 18 mandate, ne tabele 19?! PDIU ne tekst 2 mandate, ne tabele ka 3?! Hajt t’u besosh gazetareve.

    1. Albani says:

      Aq debila dhe analfabete jane gazetaret e temes sa qe as dhe nje tabele te KQZ-se nuk e kopjpjne dot si duhet,
      Injorante.

  2. spartaku says:

    KQZ-ve meriton nje falnderim te madhe nga populli,pasi ai drejtoi dhe zhvilloi zgjedhjet me te mira te drejta te ndersheme,duke qendruar forte konforme ligjeve.Nuk mbajti ansi,por dejtesi.Na kujtohet Arben Ristani kryetar i kqz-ve te Berishes,i cili sote e kesaj dite mbahet ment si kryetari me i keq, me i padrejte,servil e i shitur te Sali Berisha,qe bente dhe jepte vota pd-ke,dhe te djathtes siç e urdheronte komandat Berisha.Ky komision i zgjedhjeve te 25 qershorit do te mbahet ment per te mire, pasi u be nje votim i qete dhe pa asnje incident.Pershendetej,dhe urime.

  3. Gjini says:

    Edhe PD në tekst ka 41 ndërsa në tabelë 43. Po t’i mbledhësh deputetët në tekst dalin 136, në tbelë 140. Hajde merre vesht. Na kanë humbur deputetët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *