VIDEO/ Policë të maskuar, ja si rrethuan shtëpinë dhe arrestuan të dyshuarin për vrasjen e 31-vjeçarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka publukuar momentin ku forcat blu rrethojnë banesën ku ishte fshehur autori i dyshuar i vrasjes së Premtim Begës pas një sherri masiv ku u përfshinë shtatë persona.

Në video duket qartë momentin kur policët e maskuar rrethojnë banesën private ku fshihej R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe dy autorë të tjerë të dyshuar për ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:

– P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh

– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:

– R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të dyshuar:

– N.H.20 vjeç

– Xh.M.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale parashikuar nga nenet 79 /dh, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Policë të maskuar, ja si rrethuan shtëpinë dhe arrestuan të dyshuarin për vrasjen e 31-vjeçarit”

  1. Benard says:

    Me ben pershtypje ne njoftimet e policise dhe ne gazeta tema dhe ne tv news 24 e A1 Reporte media tj.
    1. Vrasja ne Bathore nga nje 24 vjecar, me emer, mbiemer, emer babe, nene,, ku banon nga eshte e komplet liber familje. Per te treten dite pa nderprerje.
    2. Vrasja ne Borsh me iniciale.
    Keshtu mbi 15 vite ne Shqiperi per ngjarjet dhe ndarjet qe ben shtypi ne Jug e Veri te Shqiperise.
    Lind pyetja : – A lejohet kjo ? A ka barazi ketu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *