Vrau nënën dhe babain e tij para disa javësh, Gjykata nxjerr nga burgu Leo Nikën

26 Korrik 2017, 11:28Kronika TEMA
Vrau nënën dhe babain e tij para disa javësh, Gjykata nxjerr nga

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Leo Nikën, i cili vrau dy prindërit e tij me armë zjarri disa javë më parë.

Gjykata vendosi që Leo Nika të shtrohet përkohësisht në psikiatri, pasi ka qenë i papërgjegjshëm në momentin që ka kryer krimin.

Krimi makabër ndodhi disa javë më parë në qytetin në Durrës ku Leo Nika vrau me armë zjarri babanë e tij Ali Nika, 70 vjeç, dhe nënën Junije, 66 vjeçe.

GJENDJA SHENDETËSORE

I akuzuari për vrasjen e babait të tij Ali Nika, 70 vjeç dhe nënës Jumrie Nika, 66 vjeçe, ka shfaqur gjendje të rënduar mendore para se të kryente krimin brenda familjes.

Pas ngjarjes, kontrolli policor në banesën e tij ka gjetur antidepresantë ambulatorë, por ende nuk është saktësuar nëse i ka pasur apo jo të këshilluara nga mjeku përkatës.

Paqartësia e tij është vënë re që në momentet e para pas ngjarjes, në deklarimet e paqëndrueshme të dhëna prej tij në Policinë e Durrësit. Fillimisht ai është shprehur se nuk mbante mend të ketë qëlluar prindërit.

Më pas ka dhënë një tjetër version, duke thënë se prindërit kishin refuzuar t’i jepnin lekë për të udhëtuar drejt Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje