Zv.drejtori i Policisë nxjerr "blof" ministrin Demiraj: Ja pse nuk zbatuam urdhrin e tij për të shkarkuar 3 shefa komisariatesh

26 Korrik 2017, 22:28Politika TEMA

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj për shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të Pukës, Peshkopisë dhe Gramshit.

I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’, Jaupaj theksoi se 3 shefat e komisariateve nuk u shkarkuan pasi pas verifikimeve të kryera rezultonte se ata nuk kishin bërë asnjë shkelje.

“Ministri ishte në kontakt edhe me politikan të ndryshëm dhe shqetësimet ia përcillnin ata. Në tre rastet ia kemi përcjellë në mënyrë të saktë dhe kemi verifikuar të vërteta nuk qëndronte ashtu si ata që i thoshin ministrit, por situata ishte ndryshe. Ne bënim verifikimet në Drejtorinë e Standardeve ku Çako i angazhoi në mënyrë të menjëhershme dhe problematikat ishin të ndryshme nga ato që ishte informacioni. Nuk mund të shkarkojmë njerëz pa përgjegjësi”, tha Jaupaj.

5 komente në “Zv.drejtori i Policisë nxjerr “blof” ministrin Demiraj: Ja pse nuk zbatuam urdhrin e tij për të shkarkuar 3 shefa komisariatesh”

  1. Azem says:

    E papare kjo, mund te jete mese e vertete kjo qe thua, por nuk e ke ti apo shefi i jot i drejte per drejte kete tager, ju thjesht duhet te zbatoni urdherin e pastaj ti drejtoheni gjykates apo prokurorise per shperdorim detyre nqs munistri e ka konsumuar kete veper

  2. Aleksi says:

    Ministri Demiraj ka nje trup per zili dhe nje ze prej femije. Sarkofagos

  3. Besniku says:

    Keshtu duhet te funksionoje dhe kur ministri te jete I te njejtes parti, pra I PS-se

  4. spartaku says:

    Ju lumt! Kini bere shume mire,qe nuk kini zbatuar urdherin e ketij ministri fallso.Keta per te ngaterruar pune jane.Ata duan material per te mbushur raportin qe do ja paraqesin Bashes.Dihet,vetem nxirje dhe baltosje.Kjo eshte metoda e punes se tyre.

  5. Genti says:

    Na mbushe menjen o legen… zbatojeni ligjin se do e hani ne bythe shume shpejt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje