Pasi u zgjodh kryeministri, pasi u zgjodh kryetari i PD-së dhe pasi u betua presidenti i ri, vëmendja e publikut shqiptar ndoshta tani është përqendruar te pushimet e verës. Por kryetarët e bashkive dhe ata që pretendojnë të bëhen kryetarë bashkish ndoshta kanë filluar që tani të mendojnë e të planifikojnë se ç’do bëjnë për t’u zgjedhur kryebashkiakë pas 600 ditësh.
Dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare shërbejnë si një bazë e mirë për të filluar analizën e gjasave të fituesve në zgjedhjet bashkiake. Kështu, në zgjedhjet bashkiake të 2015, kandidatët e mazhorancës fituan pothuaj në të gjitha bashkitë ku ajo kishte patur epërsi në zgjedhjet parlamentare. Përjashtim bënë vetëm Pogradeci, Lezha, Mallakastra e Përmeti. Në tre të parat, kandidatët e propozuar nga LSI-ja nuk u mbështetën sa duhet nga degët lokale të PS-së, ndërsa kandidati socialist i Përmetit dukej se nuk kishte marrëdhënie të mira me socialistët përmetarë.
Në zgjedhjet bashkiake të radhës (pas 600 ditësh), Partia Socialiste duket se nuk do të ketë më një koalicion të madh si më 2015-ën, por sidoqoftë mund të synojë që, përveç votave të socialistëve, të marrë edhe votat e përkrahësve të deputetëve Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kanë deklaruar se do të përkrahin kryeministrin Rama.
Nga ana tjetër, duket se PD-ja, LSI-ja e parti të tjera opozitare, do të përkrahin kandidatët opozitarë, në mënyrë që ta zbusin sa më shumë epërsinë numerike, me të cilën duket se do të futen në garë kandidatët e PS-së.
Duke presupozuar se kështu do të jetë konfigurimi i betejës elektorale pas dy vjetësh, rezultatet e 25 qershorit na tregojnë se kandidatët e PS-së, në të paktën 35 bashki, do ta fillojnë garën me epërsi paraprake ndaj atyre të koalicionit të mundshëm PD-LSI-etj. Në këto 35 bashki, PS-ja dhe deputetët që e përkrahin atë kanë marrë më shumë se 50% të votave, duke e arritur maksimumin në bashkinë e Librazhdit me 73% (shihni Tabelën 1).
Në 7 bashki të tjera, PS-ja dhe deputetët që e përkrahin atë iu afruan 50-përqindëshit (47.77% – 49.79%). Si rrjedhim, në këto bashki mund të presim një garë tejet të fortë (shihni Tabelën 2).
Ndërsa në 19 bashki, PS-ja dhe deputetët që e përkrahin atë morën më pak se 46% të votave (shihni Tabelën 3). Në qoftë se partitë opozitare do t’i bashkojnë forcat (pa hile ndaj njëra-tjetrës), kandidatët e tyre kanë shanse të mira të fitojnë në këto 19 bashki.
Tabela 1. Përqindja e votave të PS-së në bashkitë ku mori mbi 50% në 25 qershor
Renditja Bashkia % Vota
1 Librazhd* 73,18%
2 Pukë* 69,12%
3 Peqin* 66,42%
4 Poliçan 66,26%
5 Fushë-Arrëz* 65,44%
6 Divjakë 64,31%
7 Selenicë 64,29%
8 Vlorë 64,23%
9 Belsh* 63,18%
10 Tepelenë 62,43%
11 Gramsh* 61,59%
12 Elbasan* 61,29%
13 Himarë 60,91%
14 Roskovec 60,32%
15 Memaliaj 60,12%
16 Dibër* 60,04%
17 Lushnjë 59,37%
18 Prrenjas* 57,88%
19 Patos 57,32%
20 Ura Vajgurore 56,94%
21 Sarandë 56,21%
22 Malsi e Madhe *56,04%
23 Shijak 55,48%
24 Kuçovë 54,99%
25 Maliq 54,85%
26 Pogradec 54,85%
27 Berat 54,74%
28 Fier 54,62%
29 Konispol 53,65%
30 Këlcyrë 53,25%
31 Libohovë 52,16%
32 Korçë 52,10%
33 Përmet 51,75%
34 Tiranë 51,42%
35 Krujë 50,83%
*Në bashkitë e qarqeve Shkodër, Elbasan e Dibër, votave të PS-së i janë shtuar votat që morën deputetët Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kanë deklaruar se do të përkrahin kryeministrin Rama.
Tabela 2. Përqindja e votave të PS-së në bashkitë ku iu afrua 50-përqindëshit në 25 qershor
Renditja Bashkia % Vota
1 Kolonjë 49,79%
2 Kukës 49,72%
3 Mat* 49,67%
4 Mallakastër 49,23%
5 Durrës 48,41%
6 Gjirokastër 47,85%
7 Cërrik* 47,77%
*Në bashkitë e qarqeve Shkodër, Elbasan e Dibër, votave të PS-së i janë shtuar votat që morën deputetët Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kanë deklaruar se do të përkrahin kryeministrin Rama.
Tabela 3. Përqindja e votave në të PS-së në bashkitë ku ishte poshtë 46-përqindëshit në 25 qershor
Renditja Bashkia % Vota
1 Delvinë 45,94%
2 Mirditë 45,75%
3 Klos* 44.86%
4 Finiq 44,56%
5 Vau-Dejës* 44,15%
6 Shkodër* 42,85%
7 Rrogozhinë 42,82%
8 Kavajë 42,66%
9 Has 41,87%
10 Lezhë 41,23%
11 Bulqizë* 40,21%
12 Kurbin 39,57%
13 Skrapar 37,59%
14 Pustec 37,03%
15 Kamëz 35,07%
16 Devoll 33,23%
17 Vorë 33,16%
18 Tropojë 32,06%
19 Dropull 27,08%
*Në bashkitë e qarqeve Shkodër, Elbasan e Dibër, votave të PS-së i janë shtuar votat që morën deputetët Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kanë deklaruar se do të përkrahin kryeministrin Rama./“AFP”
Me sa shoh une nga tabela,heren tjeter opozita e bashkuar do te marre vetem Bashkine Dropull dhe Bashkine Pustec.Ka punuar fort per greket dhe serbet keto 27 vjet.