Askush nuk e ka gëzuar manipulimin e votës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi 

Manipulimet dhe deformimet flagrante të votës nuk i ka gezuar askush në Shqipëri. Në të gjitha llojet e zgjedhjeve. Si kur kemi qenë ne në pushtet, ashtu edhe kur kanë “fituar” socialistët.

E kujtova këtë histori, pasi shoh se Lulzim Basha po përpiqet më kot ta lërë të harrohet farsën e 22 korrikut për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Janë tashmë të provuara rastet e rënda të Vlorës, Korçës dhe Durrësit, ku rezulton se janë hedhur ne kuti më shumë se dyfishi i fletëve të atyre që kanë shkuar të votojnë. Por këto nuk kanë qenë raste të izoluara, sepse ajo ka qenë epidemi kombetare.

Të kërkosh ta fshehësh këtë flamë me iluzionin se shqiptarët janë me pushime dhe nuk e kanë shumë mendjen tani, është teprim i madh. Sepse opozita nuk mund të jetë në asnjë rast me pushime. Nuk e ka këtë luks. Me vakanca le të shkojë qeveria, por ndoshta edhe ata që e ndihmuan Edi Ramën që të jetë sot politikani më i relaksuar, megjithëse ka qeverisur shumë keq.

Në këtë përpjekje të dëshpëruar për të fshehur kokën në rërë nuk ndihmon as protagonizmi i Jeminit. Madje, ai bën të kundërtën, i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit.

Jo thjesht për cilesinë e ligjërimit, sepse ajo nuk habit askënd dhe ka pak rëndësi. Fakti që ai ka qenë njësoj si dikush tjetër nxënës i mirë në fillore apo që dikush nga ne nuk paska qarë sa duhet kur atë e hoqën nga lista e 2013-ës, nuk e bëjnë më të mirë farsën e 22 korrikut.

Dikush duhet t’i thotë Jeminit se gjyqtari nuk flet asnjëherë, nese do që ndeshja të mos quhet e trukuar. Dhe ai nuk ishte gjyqtar i thjeshtë, por kryegjyqtar i Lulzim Bashës. Fakti që ai mendon se duke sulmuar kritikët e kryetarit po hap kutinë e zezë të Partisë Demokratike, është mjerimi dhe faqja e zezë e Lulzim Bashës dhe e gjithë procesit farsë të 22 korrikut.

Dhe është gjithashtu një arsye më shumë se përse demokratët e nëpërkëmbur e kanë detyrim që të ngrihen e të marrin në dorë fatin e partisë së tyre. Vetëm gara reale sjell bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike. Kjo ka për të ndodhur shpejt.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Askush nuk e ka gëzuar manipulimin e votës”

  1. Zigur Qarri says:

    Patozi thote:”Manipulimet dhe deformimet flagrante të votës nuk i ka gezuar askush në Shqipëri”.

    Ne fakt eshte e kunderta,te gjith i kan gezuar!E hidhur,por e vertete.
    Kush eshte ne pushtet ne Shqiperi,e ka mundesine e manipulimit,dhe te gjith e kan bere.
    Perse nuk e beri Berisha kur humbi perballe Rames?Berisha eshte detyruar te largohet,
    per ti hapur rrugen Rames.Besoj qe edhe Rama do te largohet,duke e plotesuar kohen e
    dy mandateve te diktuar nga Perendimi.Basha nuk lehu shume kete here!!!Perse?Patozi eshte
    dy here humbes,sepse nuk ka qene prezent ne asnje pazar politik.Vazhdo te enderrosh Tito!

    1. AMY says:

      Jo mor zoteri Patozi, votat e vjedhura i ka filluar berisha ne 1996, permbysi rezultatin pa pike frike dhe turpi nga askush dhe PD ja jote morri pushtetin me ato vota te vjedhura, berisha e vazhdoi kete metod vjedhje votash edhe ne 2005, 2011, 2013, dhe tani ne 2017 qe PD fitoi aq pak, ky eshte realiteti qe sa votojne per te djathten tuaj, kaq jane, ndoshta dhe me pak, dhe ne zgjedhjet qe do vine, PD me pak do marri, ju kurre nuk bete shtet, bet pushtet me vjedhje votash, me vjedhje fondesh, dhe me shakterrim te ekonomise, dhe keto i keni gezuar, se jeni bere te gjithe te pasur, qe nga ty e berishe e me rradhe, dhe tani beni parimorin, askush nga ju te PD nuk ka goje te flase dhe te bej moral per vota te vjedhura, ato jane vjedhur sisitematikisht nga pushteti i PD-se, kjo eshte nje e vertete absolute.

  2. Sumatrice says:

    E ka gezuar saliu edhe Meta sa ju ka dash qejfi, e po i shijojne si ma i miri.
    O Patoz paske qene aut fare …. e ne fakt
    ashtu dhe dukesh 😀😀😀

  3. spartaku says:

    Lulka eshte vetem per lulka.Atij i duket partia si lulke,por nuk eshte ashtu,se ajo eshte pyll me ferra,driza e murriza,qe zor t’a shqepesh sipas qejfit.Duhen burra zokoni,madje dhe me mustaqe.

  4. sabo says:

    Te gjithe ju Patosi ,Zhosefina ,Imami e kompani beni fajtor Lulushin dhe nuk flisni se mbrapa lojes se tij qendron Sali shpellari Kjo tregon se jeni frikacak dhe jo me te mire se Lulushi

  5. Lexuesi i TemmA says:

    Te pakten Ju te PD-së mos u ankoni se e keni gezue kete manipulinmme dekada zotri Patozi.
    Gjithsesi Respekte,

  6. alphade says:

    O kellef,kuluf kavaje, Saliu yt ju ka gezuar manipulimeve te votes
    qe prej vitit 1992 ndersa Ti na thua se asnje njerii ,pushtetare nuk
    ju ka gezuar ” manpulimeve” ?! Ku jeto Ti more njeriu i kote se koti ?!
    Zaten dy veta ka nxjerre Kavaja duke perjashtuar A.Moisiun, Elvisin
    dhe Haxhi Qamilin dhe per te mos henger hakun Ty, behesh edhe
    Ti per te formuar ” TRIUNVIRATIN KAVAJAS “. Oh sa bukuri ka tufa ……!!!

  7. Phoenix says:

    Eshte e trishte te shohesh se si nepermjet manipulimit privatizuan partite dhe vendin. Tani zullumet qe bejne brenda partive jane si ato krimet qe kane ndodhur perhere, po tani dalin ne media 24 ore, dhe perseri askujt nuk i ben pershypje. Njerezit duan liri aq sa te jene rehat vete.

  8. Vjosani says:

    Je qesharak Patos! jo se nuke te drejte per Lulin, por je frikacak dhe nuk e permend thembren e Akilit, Berishen. Dhe me gjysem te verteta kurre nuk do te kesh simpatine e askujt…E kunderta eshte, manipulimin te tere e kane gezuar dhe ti e di mire kete se ke 20 vjet qe je pjese dhe perfitues i manipulimit te pushtetit. Te mos i permendim nje pas nje kur PD i ka vjedhur zgjedhjet dhe ti nuk ke fole. E verteta nuk ka kohe, njehere per te tjeret njehere per vete, sipas interesit. Ajo eshte universale. me keto gjysem te verteta je nje i i humbur. Mos shpreso me kot!

  9. shkodrani Katolik says:

    Miq kujdes.N.q.s shikoni qe mbrapa jush po vjen Patozi,kujdes se ai eshte mjeshter i “futjes nga mbrapa”.Meshter i merituar i sporteve kavajase.

  10. ABC says:

    Pyet Berishen ne e ka gezuar apo jo. Ai do dije ti pergjigjet kesaj pyetje me mire se askush tjeter. Heren e dyte e teproi pak si shume dhe i jane vene nga pas ( DUAM TE BESOJME ).

  11. Besniku says:

    Z. Patozi, sa per informacion, shprehja juaj “Si kur kemi qene ne ne pushtet, ashtu edhe kur kane “fituar” socialistet”, … eshte e gabuar.

    Eshte e vertete se ju keni qene ne pushtet, por per te fituar zgjedhjet nuk i keni fituar ju, madje asnjehere, zgjedghjet i kane fituar socialistet, prandaj te vesh ne thoja fjalen “fituar” eshte verberi politike.

    PD, edhe ne zgjedhjet e 22 qershorit 1999 ka fituar me urdher te Ramiz Alise, dhe kjo u vertetua me zgjedhjet lokale nje vit me pas, me referendumin nje vit me pas, me zgjedhjet e vitit 1996 (mendoj se duhet t’ju kujtohet manipulime dhe vjedhja masive e votave nga PD), pastaj vej 1997 dhe zgjedhjet e 1998. Keni fituar vetem me 2005 kur Fatos Nano i beri dhuraten e madhe Sali Berishes duke i falur zgjedhjet.
    Te tjerat dihen. Duhet te jeni me i sakte, se kjo ju ndihmon ne analizen tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *