Edhe njëherë për tregun e ujit, të energjisë, të shëndetësisë dhe atë të arsimit

27 Korrik 2017, 12:34Politika TEMA

Nga Ervis Iljazaj

Dje, në editorialin e radhës në gazetën MAPO “Koha për të futur në treg shërbimet publike: ujin, arsimin dhe shëndetësinë”, trajtova një temë shumë të debatuar në ditët e fundit, atë të vendimit të Bashkisë të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit. Shkurtimisht, qëndrimi i editorialit ishte ky: Zgjidhja përfundimtare për të patur shërbime të tilla cilësore është privatizimi ose funksionimi i tyre me parimin e tregut dhe ligjit tregtarë sipas kërkesë-ofertës.

Normalisht, isha i ndërgjegjshëm që shkrimi do shkaktonte debate pasi, çështja është shumë e ndjeshme dhe kemi të bëjmë me shërbime thelbësore ndaj qytetarëve. Aq më tepër, kur një qëndrim i tillë shkon kundër frymës populiste, humanizmit fals që nuk zgjidh asnjë gjë dhe puniste që ekziston në një pjesë të shoqërisë shqiptare. Andaj, për të theksuar dhe njëherë qëndrimin tim dhe për t’i hyrë me themel këtij debati po i rikthehem përsëri.

Nga të gjitha komentet, kundërshtimet apo kritikat ndaj editorialit kishte dy shqetësime kryesore. E para, këto shërbime duhet të jenë shtetërore dhe kurrsesi nuk mund të funksionojnë me parimin e tregut. E dyta, të pamundurit dhe të varfrit nëse ato do t’i lihen në dorë privatit nuk do të kenë mundësi të kenë akses në to nëse nuk kanë mundësi të paguajnë.

Para se të sqarojë dy shqetësimet e mësipërme, është e rëndësishme të theksohet se debatet mbi këto çështje duhet të zhvillohen në një mënyrë që ato të marrin zgjidhje përfundimtare dhe jo të fshihen mbas emocioneve popullore, por të bazohen në arsyen e ftohtë, larg bamirësisë masive false, e cila mund të jetë një zgjidhje e përkohshme, por kurrsesi një zgjidhje përfundimtare.

Për t’u kthyer te dy shqetësimet kryesore që shkaktoi ky qëndrim, uji, shëndetësia, energjia dhe arsimi nuk janë pjesë natyrore e shtetit dhe, si të tilla mund të ofrohen fare mirë dhe nga agjencitë private dhe kjo është më se normale në shoqërinë e hapur ku jetojmë sot.

Nga të gjitha teoritë e shtetformimit, ajo që mbizotëron është shteti si kontratë sociale. Sipas kësaj teorie që u përhap më së shumti nga liberalët e shekullit të 17-të dhe të 18-të, që iu kundërvunë shtetit absolut, arsyeja se përse shteti u formua ishte fakti se njerëzit në gjendjen natyrore të tyre, nuk kishin siguri për jetën dhe nuk kishte një arbitër që të jepte drejtësi në konfliktet e mundshme.

Kështu që, arsyeja e vetme për të cilën u formua dhe ekziston shteti si entitet, është sigurimi i jetës së qytetarëve dhe dhënia e drejtësisë. Me kalimin e kohës dhe hapjes ndërkombëtare të marrëdhënieve politike, shtetit iu shtua dhe një funksion tjetër, ai i diplomacisë. Andaj, për të gjithë ata që mendojnë se shërbime të tilla, si: uji, arsimi, energjia apo shëndetësia duhet të jenë vetëm shtetërore, është mirë të dinë se pjesë natyrore të shtetit janë vetëm drejtësia, rendi, ushtria dhe diplomacia. Çdo shërbim tjetër ndaj shoqërisë mund të vijë nga vetë qytetarët dhe iniciativat e lira.

Por, le ta lëmë mënjanë doktrinën dhe të kthehemi te pragmatizmi dhe debati i ditës.

Pikë së pari, uji, arsimi, energjia dhe shëndetësia nuk janë politika sociale, ato janë së pari tregje, politikat sociale janë tjetër gjë. Politikat sociale u lejojnë akses ndaj këtyre shërbimeve me ndihmën e shtetit disa shtresave që në pamundësi financiare nuk aksesojnë dot. Askush nuk tha që mos të ekzistojnë ato. Për këto shtresa ekzistojnë dhe duhet të ekzistojnë, bursat e studimit, kartat e shëndetësisë, subvencionet e ndryshme për energjinë dhe ujin. Por, që të kemi mundësinë që t’ua ofrojmë dhe atyre, më parë duhet t’i kemi këto shërbime. Dhe që t’i kemi duhet të ndërtojmë tregun e tyre në mënyrë sa më efikase.

Pikë së dyti, që në një shoqëri të caktuar të ketë shërbime të tilla cilësore si arsimi, shëndetësia, energjia apo uji ka një kosto të caktuar dhe, kjo kosto kërkon një çmim të caktuar. Buxheti i shtetit, aq më tepër në kohë krize ekonomike nuk i përballon dot këto kosto dhe nga ana tjetër, për arsye elektorale nuk guxon as të vendosë çmimin përkatës për këto shërbime, duke i lënë këto shërbime në këtë gjendje ku janë katandisur sot.

A nuk do të ishin të gatshme për të paguar çmimin real të tregut, ndoshta dhe më të lartë, ato familje që kanë mundësi për të patur një arsim më cilësor, një shëndetësi më të mirë, furnizim me energji dhe uji në çdo kohë?

Mendoj se po! Në këtë mënyrë jo vetëm që do të garantohej shërbimi, por pagesat e tyre do të kontribuonin për të ndihmuar dhe aksesin e shtresave në nevojë.

Mirëpo, të gjithë këtë sistem shërbimesh të bazuar në raportin e kosto-përfitimit, mund ta realizojë vetëm logjika e kërkesë-ofertës. Dhe, në këta sektorë shteti ndërhyn te kërkesa për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe jo te oferta.

Dikush mund të mendojë se në këtë mënyrë fare mirë mund të funksionojnë dhe ndërmarrjet shtetërore. Cilat ndërmarrje?

Ato që janë si një makinë e vjetër që harxhojnë vaj dhe karburant pafund dhe ecin ngadalë?!

Ato që kanë brenda tyre punonjës shtetërorë që nuk kanë asnjë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve pasi, rrogën e kanë të siguruar nga taksat tona edhe nëse punët shkojnë keq?

Ato ku abuzohet me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe që dalin çdo vit me humbje?

Nëse ka një arsye se përse ende këto shërbime vazhdojnë të jenë shtetërore është fakti se, ato duhet t’iu garantohen dhe shtresave të pamundura dhe, vetëm shteti mund ta bëjë këtë. Por, në këtë mënyrë, nëse vërtet ato i nënshtrohen logjikës së tregut do të mundësohet dhe cilësia e tyre dhe garantimi për atë pjesë të shoqërisë që nuk mundet. Vetëm në këtë mënyrë do të gjeneroheshin të ardhurat për cilësinë dhe të pamundurit.

John Rwals, një nga filozofët politikë më të spikatur gjatë shekullit të kaluar, në librin e tij “Teoria e Drejtësisë”, shpjegon se një shoqëri e drejtë mund të ndërtohet vetëm sipas dy parimeve bazë. E para, ishte liria dhe konkurrenca dhe e dyta, rishpërndarja. Nëse e majta di gjithmonë të rishpërndajë por nuk prodhon dot, e djathta prodhon por nuk rishpërndan dot. Andaj një shoqëri e drejtë sipas tij, ndërtohet vetëm duke kombinuar të dyja këto elemente. Kjo është shoqëria e drejtë dhe efikase. Të tjerat janë emocione, humanizma dhe populizma që nuk të çojnë asgjëkundi./mapo/

19 komente në “Edhe njëherë për tregun e ujit, të energjisë, të shëndetësisë dhe atë të arsimit”

  1. Cuni i Tirones says:

    A e shikoni se si sillen keta sejmenët e Çilit ?
    Pasi marrin para dhe favore publike ku dhe sa te munden, te bejne edhe moral !
    Pa shtetin e Berishes dhe Rames, ju do te ishit sot në halé te gomerëve !

  2. Kosovari says:

    Aresimi privat i Çilit jep keto rezultate :

    Studentet kokëbosh qe mbeten ne UT , trasferohen ne UET dhe diplomohen shkelqyeshem.
    Ky eshte shkërdhimi i arsimit “made in UET (Çili qelbësira) ”

    Tung.

  3. Albi says:

    nuk qellove as sot gje o Ervis.

    Duket qe i ke njohurite te ceketa, ke lexuar nja 2-3 artikuj e maksimumi ndonje liber, dhe te duket se je bere teoricien i tregut te lire. Pertej gjithe diskutimit se kush duhet t’i ofroje sherbimet, qe eshte nje debat qe zgjat prej 100 vjetesh neper bote, une kam vetem 2 pika qe dua te nxjerr ne pah ne kundershtim me ty:

    1. Aksesi ne Uje, Energji dhe Arsim nuk eshte treg, por e drejte ne pikepamjen time, dhe ky eshte muri ndares kryesor mes te majtes dhe te djathes ekonomike. Ti dhe te gjithe njerezit qe e gjejne veten tek liberalizimi ekonomik i shkolles se Chicagos, ke te drejte ta shohesh si treg, por mendoj qe ne Shqiperi, shumica e shikon si te drejte, ashtu si dhe ne shumicen e BE dhe Evropes se Veriut. E mqse shumica e shikon si te drejte, ajo ashtu duhet te vazhdoje te trajtohet. Nqse njerezit do e perceptonin si treg, ta kesh te qarte qe nuk do kishe pasur gjithe ato reagime kunder, por te treja keto fusha do ishin privatizuar prej kohesh tashme.

    2. eshte shume interesante menyra se si ti i referohesh kompanive publike si makina te vjetra, qe konsumojne shume e ecin ngadale. Kjo eshte e vertete per rastin e Shqiperise, por ti nuk i shikon ne te njejtin prizem edhe kompanite private qe do merreshin me keto sherbime. Ti e merr automatikisht per te mireqene qe keto kompani private do ishin shume te skrupullta ne trajtimin e sherbimeve, dhe do te vinin ne fillim interesin e qytetareve. Kjo eshte qesharake per mendimin tim. Mendoj qe ne stadin e civilizimit dhe ekonomise ku ndodhet Shqiperia, edhe kompanite private duhen pare ne te njejtin prizem si ato shteterore. Nqse kompanite shteterore jane te ngadalta e konsumojne shume, kompanite private te jesh i sigurt qe do te jene te pangopura, te paskrupullta dhe te gatshme per te bere gjithcka per te perfituar. Kjo eshte histori e pare ne shume vende, aq me shume ne Ameriken qe ti merr shembull ne menyre implicite. E pra mbetet ne dore te njerezve nqse preferojne te udhetojne me makinen e ngadalte qe konsumon shume, apo ne kurrizin e cakallit qe ne cdo moment mund tu kthehet e ti shqyeje.

    1. Peseneonshi says:

      ???
      Te lumte per pergjigjen.

    2. Al says:

      Albi ti po thua se cfare eshte apo cfare duhet te jete? Nuk mund te jete e drejte kur njerezit paguajne per te..e nese dikush e vjedh sepse e konsideron si te drejten e tij lindin shume problem. Te gjitha keto duhet te jene privilegje te shtetasit Shqiptar. Privilegjet jane vec tregut te lire dhe rregullohen nga ente te ndryshme. Funksioni I enteve eshte te perllogarise shpenzimet e nje sherbimi per te ardhmen (ndertim, zgjerim, miermbajtje, rinovim etj.)dhe ne baze te ketyre te llogarise shpenzimet dhe si rrjedhoje se sa do e paguajne qytetaret Shqiptare. Fatkeqesisht ketu lind problemi. Dikush e sheh si te drejte dhe shkon e vjedh. Dikush e konsideron entin te tijin dhe I duket sikur mund te luajne ne burse e te ule e ngreje cmimet si ti doje bytha si ne treg te lire. Asnje deri me sot nuk kam pare ta konsideroje per ate qe eshte, pra privilegj. Privilegjet kane disa te mira..jane te perballueshme edhe nga I pamunduri e I vobekti (nepermjet politikave sociale qe nuk ekzistojne ende) gjithashtu mund te humben nese nuk respektohen.. NUk kam pare e degjuar asnje deri me sot te jape kete lloj shpjegimi per publikun dhe qe ketu fillon abuzimi.

    3. Ave says:

      Bravo nuk kam se çfare te shtoj me tej! Teoria e falimentuar e Milton Friedman…

  4. shushica says:

    Duket qe ti Ervis nuk i lexon me vemendje mendimet e kunderta…..Ti permend nje filozof te shekullit te kaluar ,une po te kujtoj Kinen….qe drejtohet vetem nga e majta ,pa demokraci….Ne 30 vjet Kina ka realizuar shndrrimin me te madh ekonomik deri diku eshe shoqeror dhe politik ,nen drejtimin e se majtes ,jo te majtes liberale..Behet fjale per nje shtet gjigand ,me 1 .miliard e 350 milione banore…..E di ti Ervis sa eshte e ardhura neto per fryme ne Kine ,,,,,16000 dollare ne vit …Ne 2030 parashikohet 30000 dollare per fryme ….Produktet kineze ,qe nga gjilpera e deri prodhimet e teknologjise se larte ,te te gjitha fushave i ke ne çdo cep te globit… Kombinimi i ekonomise shteterore ,private ,kontroll i forte fiskal ,,,rregulla te rrepta ne administrate,ku kur rreshqasin edhe koka te medha shkojne brenda hekurave..marrdhenie ekonomike me te gjithe pa nderhyrje ne punet e brendeshme ,ne politiken e jashtme asnjeanesi ideologjike…jane disa nga faktoret qe bene te mundur kete progres te jashtzakoneshem …Sot bota eshte multipolare ne saje te zhvillimit kinez …Dhe sherbimet e mesiperme ,sidomos shendeti ,aresimi ,energjia ,per te mos folur per ujin ,90 perqind garantohen nga shteti …E pra leri teorite boshe ..Dje te theksova se te gjithe shtetet europiane kane nen drejtim mbi 90 perqind te shendetesise ,aresimit ,ujin ,industrine ushtarake ,transportin hekurudhor ,…Rama duhet te forcoje pjesen ekonomike te drejtimit shteteror ,por natyrisht ketu duhen shfrytezuar mekanizmat e ekonomise se tregut ….Ti Ervis ke lexuar pese libra dhe kujton se ke zbuluar ujin e ngrohte thone italianet….Jo Ervis ,funksionimi i nje shteti nuk eshte thjesht konkurence ,liberalizem….sepse pastaj shteti nuk eshtenne gjendje tu pergjigjet qytetareve sipas kontrates sociale …

    1. j.k. says:

      Te ardhurat per fryme ne Kinen e madhe e morem vesh, por shperndarjen e tyre si realizohet nuk na e thate. Sipas ststistikes tuaj ne Kine na qenkerkan te gjithe te pasur, nuk paska te varfer. Te ardhurat kombetare jane nji e dhene pergjithesuese, te ardhurat per fryme jane thjesht statistike, por si shperndahet e ardhura kombetare ne cdo familje, apo individ eshte tjeter gje, thelbesore, tregues shume me specifik, I detajuar.

  5. mirel says:

    Po ik mor qelbesir, prape me kete muhabet ti.
    Pisanjos i mendjes. Ky paska kuptuar qe shteti qenka drejtesia, rendi, dhe ushtria..vari leshte diplomacise me kete travesti politike qe kemi.
    Pastaj permend dhe ca teori tregu dhe filozofi tregjesh, dhe te mbush mendjen se uju i pijshem qenka populizem.
    Para se te behet rendi dhe ushtria njerezit kane nevoje te pijne uje e te lajne bythen. Eshte ceshtje e shtetit me shume se rendi publik.
    Iniciativat thote, injorant muti.
    Iniciative. Me s apo me c…hajt jepi zgjidhje
    Idiot kategorik.
    Pse shteti i rrenuar komunist i beri ujesjellesit? Ky shteti juaj i qelbur i teorive moderne nuk i menaxhoka dot burimet financiare. Pse? Se po i shet pasurite kombetare si scrap per private.
    Populizem thote laviri.
    Cilat ndermarje shteterore thote?
    Ato qe tallet bythen ne keto 27 vjet dhe u privatizuan nga kryetaret e partive dhe militantet.
    Shtet qe dashka te bej rendin dhe ushtrine, po nuk ndertoka dot nje ujesjelles..imagjinoni cfare shteti eshte..legen si puna e ketij kellires.
    Na filozofon dhe tregun e lire pale me gjithe iniciative.
    Ky palo plere, krimb i lepire i kesaj kaste maskarenjsh, do ta zhveshi shtetin nga cfaredolloj detyrimi minimal nfaj qytetarit. Qytetarin do ta zhveshi nga e drejta e protestes, teoria populiste i drejtohet pikerisht kesaj te drejte. Duan ta zhveshin shtetin nga karakteri i tij social dhe ta kthejne ne thelb nje kontraktor te privateve ku e gjithe pasuria kombetare dhe e drejta e jetes, shendeti, edukimi, aq me keq uji i pijshem te jene mall per te shitur, ndersa rendi dhe siguria qe patjeter do i duhen kastes se privateve qe mberthyen shtetin, do ti kete me taksat e atyre qe do paguajne po keta private per ujin.
    Ka me ironi se kaq. Ujin ia merr popullit, kujdesin shendetesor ja merr, edukimin ja merr, dhe i kunderve rendin qe paguhet me taksat e popullit prape. Per te siguruar bythen e tyre ju duhen taksat e popullit..po per ujin nuk e bekan dot.
    Popull, e vetmja rruge qe keni eshte te mos pagoni asnje lloj takse dhe te shikojne keta plera si do e shesin dhe karrigen e shtetit te privati.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore cun kete qe po’ ben ti
    E Benin sigurimsit ne kohen e Enverit
    Nji vit para pehapnin thashethemexhijet
    Do dali nje grup armiqesor
    Vazhdojne goje me goje
    Dhe ne kry te vitit filtro gripi naftes,
    I beqir ballukut etj.
    Edhe ti kete Pune po’ ben
    Ne kry te vitit do shohim ndonje kinez ne krye te ukt.

    1. Lugati says:

      ku je te rujt zoti…o firak

    2. xhaferr deva says:

      firaku qete vllai..mos mu lodh ..je shume perpara

  7. vali says:

    Boll postuat artikuj leshi…bota eshte plot me njerez te pandergjegjshem qe flasim per interesa klientelistike por mos u beni bashkepuntore me ta duke publikuar keto artikuj…

  8. mirel says:

    Aq me keq, ky mut thote thote qe leket ia japim shtetit nga taxat, po prape shteti na i abuzon dhe sbejme dot gje.
    Per kete arsye ti shtojme takses dhe privatin, dhe meqe shteti nuk na ben dot pune dhe na abuzon atehere kush do na i zgjidhi problemet nese na abuzon dhe privati.
    Shtoji gomarit popull dhe nje zgjedhe tjeter. E mban.
    Ne vend te kesaj te ngrihet dhe ti kerkoje llogari shtetit cben me taksat. Ose abuzon. Largohuni nga puna dhe nga shteti po nuk e beni dot.
    Nje shtet qe abuxon me taksat e popullit. Nje shtet qe nuk arrin dot ti kerloje llogari administrates se tij qe mbahet dhe varet nga paret e popullit di dashka ti kerkoje llogari privatit?
    Cfare llogjike qenka ljo?

  9. Haka Tekizoti says:

    Edhe njëherë për të njëjtën temë: pikë së pari; shteti është krijuar vetëm për siguri, drejtësi, ushtri e dilomaci vetëm për atë apo ata që e mendojnë si të tillë, dhe për të gjykuar se për çfarë është krijuar shteti nuk është nevoja të ngremë nga varri e t’i pyesim ata që e organizuan të parët, sepse për çfarëdo arsyeje që e organizuan ata, as nuk vunë kufizime dhe as nuk mund të vinin kufij për funksionet që mund t’i jepeshin shtetit në të ardhmen. Citimet, se ky ka thënë kështu e tjetri ka thënë ashtu, sado të mençur që mund të kenë qenë, nuk mund të kenë tagrin e më të saktës apo të më të mirës absolute. Në një demokraci të vërtetë dhe funksionale shteti mund të kryejë shumë mirë gjithçka e mundshme, e dobishme dhe e logjikshme që i kërkohet nga zgjedhësit. kërkesat e kërkesë-ofertë të tregut, nëse kjo është e vetmja alternativë për zhvillimin e ekonomisë (?) mund t’i përmbushë shumë mirë dhe shteti; ato mendje të ndritura që çojnë te suksesi ekonominë private nuk besoj se do thahen nga idetë apo nga inteligjenca por t’i kushtohen të njëjtave problematika apo nevoja për zgjidhje kur ato janë një domosdo e detyrave të shtetit, etj., etj. Megjithatë këmbëngulja për mbrojtjen e ideve s’ka asgjë të keqe, përkundrazi e shtyn drejt shterimit ndeshjen e pikpamjeve, proces ky prej të cilit shkohet te zgjedhja e zgjidhja më e mirë.

  10. Stefi says:

    Super shkrim ervis….jo te gjithe mund ta kuptojne realisht ate qe ke shprehur ti

  11. Stefi says:

    Super shkrim ervis….jo te gjithe mund ta kuptojne realisht ate qe ke shkruajtur ti

  12. gogol says:

    Ky.analist.esht.rritur.nen.hije.si
    kungull.koke.bosh.e.shkrimet
    Jane.pa.vlere.

  13. Tini says:

    Ti nuk ke lexuar gje se e ke mendjen je rroga. Henri ka lexuar. Cfare thore Henri eshte nje alternative e provuar ne disa vende kur ishin ne fazen qe jemi ne sot dhe deshtuan. E di historine qe ne usa ne shekulli e 19 u privatizuan dhe zjarrfikesit e di cndodhi ne vend qe te fiknin zjarrin benin pazar me fatkeqet nderkohe qe zjarri perpinte gjithcka. Ajo qe thua ti do struktura kontrolluese te forta shteterore dhe ne nuk i kemi fare po fare. Kjo eshte strategji Ciliste, Maniste per te shtene ne dore cfo gje te shtetit leter…. tung o liberallllll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje