“L’Equipe”: PSG po negocion me Barcën për Neymar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Paris Saint Germain vazhdon të insistojë për Neymar. Sipas prestigjiozes franceze Lequipe, klubi parizien, pasi ka arrritur marrevshjen me vetë futbollistin brazialian, tani ka nisur kontaktet me Barcelonën, për të kryer tannsferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Për të ulur disi kostot fiskale, drejtuesit e PSG kanë pranuar të derdhin plot 222 milionë euro që, është klauzola e largimit të lojtarit, direkt në arkat e blaugranave, dhe jo në llogarinë e Neymar.

Barcelona ndërkohë mohon cdo tratativë me ekipin francez dhe sipas Sport nuk ka ndërmend as t’i nise bisedimet, sepse nuk dëshiron të përforcojë një rival të drejpërdrejtë në Europë, duke e kosideruar brazilianin thelbësor për projektin e bluagranave.

Katalanasve nuk u ka pëlqyer sjellja e drejtuesve të Parisit për cështjen “Verrati” ndaj po mbajnë një qëndrim të ftohtë ndaj tyre sa i përket transferimit të mundshëm të Neymar në Francë.

PSG megjithatë nuk ka ndërmend të heqë dorë, madje ka vendosur t’ia paguajë të plotë klazolën e largimit Barcës, pas marrveshjes që ka arritur me vetë lojtarin, i cili do të përfitojë 30 milionë euro neto në sezon plus premio dhe bonuse të tjera nga kontratat comerciale që tashmë i ka të garantuara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *