Mesila Doda: Basha, ende në bashkëqeverisjen e lugës së 18 majit akuzoi PDIU për votën. Bëhu lider i PD e kalo në opozitë njëherë…!

Nga Mesila Doda

Kryetari i PD, ende ne bashkeqeverisjen e luges se 18 Majit, sot akuzoi PDIU per voten e saj ne Keshillin Bashkiak.

Me se pari duhet ti kujtoj bashkekryetarit te qeverise qe duhet te kaloje ne opozite, te behet lider i PD, e me pas te kerkoje te behet lider i opozites.

Me duhet ti kujtoje se sot fale pazareve te tij me bashkekryetarin tjeter te qeverise, nje mandat I PDIU vlen 25.000 vota, duke e bere krejt te pabarabarte dhe diskriminuese garen mes nesh dhe partive te tjera.

Duhet ti kujtoj qe fale pazarit te tij te nates se 18 Majit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU i jane vjedhur 3 mandate dhe kane shkuar ne kosh 40.000 vota, duhet ti kujtoj se nuk e tha nje fjale e heshti si fija e barit kur PDIU kerkoi hapjen e kutive te Tiranes duke pare vjedhjen flagrante te mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro moshapjes se kutive duke u bere e vetmja opozite ne bote qe nuk kerkon e nuk don transparence.

Sot vazhdon ende teatri i rradhes, ashtu si gjate gjithe fushates nuk godet ata qe jane ne qeveri, por ato qe nuk jane ne qeveri dhe ne fund fare si gjithmone… fajin e kane te tjeret…

Keshilltaret e PDIU kane parashtruar kerkesat e tyre per permirsimin e kesaj inisiative dhe do shpjegojne personalisht dhe arsyet qe mbeshtetja e tyre vijoi per kete çeshtje, por kryetari i PD eshte i fundit qe mund te flas per opozite reale dhe bashkpunim me ne apo forca te tjera ndaj te cileve nuk ka kursyer asnje goditje apo marreveshje nate.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Mesila Doda: Basha, ende në bashkëqeverisjen e lugës së 18 majit akuzoi PDIU për votën. Bëhu lider i PD e kalo në opozitë njëherë…!”

  1. Ivan i madh says:

    Su mjaftove me gjithe keto idiotesira e tua sharlatane. Sipas palmes suaj sa eshte elektorati cam kur i kane vjedhur 40 mije vota kete pse sna i thua. Apo si sora e PD Zhozi dhe ti zhaba e kenetes pdiuse me që ju pastruan duke ju hedhur perjashta parlamentit dhe bene mire se e pasuruan ate nga disa felliqesira po ka akoma te tjere tani na jeni hedhur ne sulm. Molla e bukur duket nga jashte po te jete kalbur nga brenda i puna juaj vjen ere dekompozim dhe pisllek dhe puna jote o fytyre engjelli me shpirt djalli.

    1. Pikerisht says:

      Tamam ja ke gjetur epitetin sharlatane, dhe shume e djallezuar madje. Duket qe nga argumenti i saj per “votat e PDIU te shkuara dem” se cfare psikoze problematike qe ka. Ne cdo vend demokratik te botes perfaqesimi eshte i decentralizuar dhe cdo njesi administrative ka garat e saj perkatese nga ku nxjerr perfaqesuesit e saj lokal. Nuk ka vetem 1 gare per te gjithe shtetin, pasi eshte politikisht jo logjike dhe idioteske qe te perfaqesosh nje zone socialiste si Fieri me deputete qe kane dale nga nje zone e djathte si Dibra. Qe eshte pak a shume ajo qe kerkon sharlatanja ketu, qe me votat e marra ne shkurret e Dibres dhe Elbasanit te vendose per fatet e Tiranes, Vlores, Fierit, Korces etj. qe as duan t’ja shofin turinjte kesaj dementeje.

  2. krasta says:

    Paskeni qene ne nje linje me lsi
    Bravo Rama i paske njoft mire.

  3. shkodrani katolik says:

    U be e gjalle ENKELJA? Po si do vazhdoje jeta pa qene ENKELE MENDJENDRITURA deputete?

  4. shkodrani demokrat says:

    U be e gjalle Enkelja.Si do vazhdohet jeta jone pa qene kjo deputete?

  5. Duhet te kuptojne te gjithe Camet kudo jane, brenda apo jashte Shqiperise se, kjo “Femer” eshte KOLLONA E PESTE ne radhet e Partise -PDIU-. Ajo u dergua (Pilotua) nga vete Sali Berisha, por edhe te ciftit Meta-Kryemadhi, per te percare Camet (ishte “Loje” se u largua nga radhet e PD nga perplasjet me Lulzim Bashen), duke ju ngjitur Lidershipit te PDIU me pretekstin se eshte gruaja e Enkel Demi_t (Cam me origjine) dhe femer me “kontribute” te “medha” per Demokracine dhe te “Djathten”, qe i “djeg” zemra per origjinen e “Burrit”, Camerine. Loje e ndyre dhe KOLLONE E PESTE qe tashme Neve Cameve kudo ndodhemi na ka kushtuar shume. Zbojen nje ore e me pare kete “Femer” nga radhet e PDIU_se, dhe te shoqit mos i jepni me hapsire a rendesi edhe pse eshte Cam, se eshte SPIUN… (shume shpejt nga Dosjet qe do hapen nga BKH kemi per te pare “mrekullira” ne radhet e komunitetit tone, Cam…)
    Shenim: z. Mero Baze; Te Lutem mos me censuro, sepse jam Cam i ikur me Ambasadat e Korrikut 1990 dhe pertej Atlantikut kam arritur te behem dikushi, qe mban lidhje me gjithe komunitetin Cam ne emigracion, por dhe ne Shqiperi, dhe di shume gjera nga sa shkruajta me lart per Melisa Doda-Demi, bashkeshortin e saj Cam, etjera+++etjera…

  6. qani says:

    Vari ke palma Mesila, hic mos e rruj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *