Presidenca dhe familja, Nishani: Një foto e djalit me BMW, shkak tensionesh në familje

Ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka dhënë sot intervistën e parë jashtë petkut të Presidentit, ndërsa ka treguar edhe momentet e vështira në këtë detyrë.

Ai është shprehur se posti i Presidentit ka bërë që të ketë herë pas here tensione në familje, për shkak se shumë liri që fëmijët e njerëzve të thjeshtë i kanë, fëmijëve të Presidentit ‘i ndalohen’.

Për këtë ai ka dhënë shembullin e një fotoje të postuar nga i biri, asokohe 18-vjeçar’, me një makinë BMW, e cila edhe pse nuk ishte e tij por e një shoku, sërish bëri bujë në rrjetet sociale.

“…por do ju them në mënyrë shumë të sinqertë që ka dhe mjaft, kufizime, limitime në aspektin e jetës personale privatë, atë familjare. Unë mund të them Dritan që personalisht, ndoshta ka të bëjë dhe me natyrën e njeriut që nuk është se i kam përjetuar kufizimet. Për sa kohë i jam angazhuar tërësisht angazhimit zyrtarë, por t’ju them të drejtën fëmija ime e ka përjetuar në një farë mënyre e sidomos fëmijët.

Meqë jemi në një bisedë të tillë më lejoni të tregoj mes jush, një copë interesante nga jeta: Para dy apo tre vjetësh isha në funksionin e Presidentit të Republikës, djali në atë kohë ishte 18 vjeç. Kuptohet një adoleshent 18 vjeçar, moda e facebook-ut dhe afishon në FB një fotografi që ishte në aeroportin e Venës me një makinë BMW që ishte e një shokut të tij , (e një shqiptari të emigruar në Vjenë në vitin 90, nga familja Libohova), që e priste në aeroport, dhe menjëherë pati disa sulme mediatike. “Ç’është kjo makinë”, “Djali i Presidentit me një makinë kaq të shtrenjtë”, “Ku i gjejnë këto para?”.

Unë me thënë të drejtën nuk u shqetësova shumë sepse e kisha parasysh se si janë artikulimet e sotme, ime shoqe u shqetësua dhe i tha: Ç’është kjo makinë, nuk është e jotja, pse e ke postuar? Dhe pati një debat familjar. Djali e hoqi menjëherë dhe e pamë që u trishtua nga mënyra sesi ne ju adresuam. Pas disa orësh e kontaktuam përsëri për t’i hequr atë traumë sociale që i krijuam nga ai komunikim i tensionuar dhe ime shoqe i thotë: Dëgjo Ersi.

Kur babi mos të jetë më President, ti mund të postosh fotografi me shokët, me shoqet e tua në FB, por tani duhet të jemi pak të kujdesshëm. Dhe përgjigjja e tij ishte (se gjithë morali i fabulës që tregova është përgjigja e tij që dha në fund): Kur babi mos të jetë më President, nuk do jem më unë 18 vjeç. Kështu që familja ka pasur ato përjetimet e veta”, – u shpreh Nishani.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Presidenca dhe familja, Nishani: Një foto e djalit me BMW, shkak tensionesh në familje”

  1. Ornela says:

    Jo po ajo BMW-ja prishi ketij lepe-peqes se Berishes, presidenti me kot ne hemisferen veriore te globit dhe shitesja e mishit qe ka prane.

  2. Nujar Bishani says:

    I shkreti. Duhet te jete shum e veshtire te kesh shum pasuri, dhe te mos e ekspozosh dot. Se ka fajin djali, e ka fajin babi qe su be si Fullani, por u be president. Eh ca hallesh ka dynjaja. Ik o loqe sevasteri ik

  3. asmon says:

    Booo cfare vuajtje paskan heq…..
    O Dritan Hila, kaq keq je katandis qe perfundove te kapterri me keto traplliqe?

  4. Fieri says:

    O Bujar! Kjo mund te jete e vertete,por nuk i mbulon ato privilegjet e tjera. Po te jete keshtu si thoni Ju, athere shrohet pytja ? Ku u gjenden parate qe ish – presidenta, ish- ministra e deputet e deri te punonjes te administrates u lulzojne vilat? Femijet bejne plazhe vetem andej na Dubaj e ku di une ,apo andej nga Miami i Amerikes? C’eshte e drejta e pakeni renduar ate djelin. Jo mor jo. “Po nuk hengre hudhra ,nuk bie ere”-thot poulli. Edhe gazetat nuk kane shkruar kot.

  5. tuli says:

    presidenti me kot ne historine e Shqiperise.

  6. 111 says:

    mos sa hall te modh paske pas mer bujar????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *