Vasili: Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë

Ish kreu i LSI për disa javë Petrit Vasili ka reagur lidhur me rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet si dhe me deklaratën e Bashës ku thoshte se LSI u bë pjesë e pazareve të Ramës duke votuar këtë vendim në këshillin Bashkiak.

Përmes një postimi në facebook Vasili shprehet se …”Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës”.

Më tej Vasli akuzon PD se në të vërtetë shkoi në këshill Bashkiak edhe pse tha se nuk do merrete pjesë, pasi sipat tij,  u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.

Postimi i plotë i Vasili

“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.

PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.

Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...