VIDEO/ Preçi: S’duhet patur frikë nga Bitcoin, por të njohim risqet

27 Korrik 2017, 16:34Sociale TEMA

Hyrja në treg e një valutë virtuale siç është bitcoin, ka përfshirë në një debat ekspert të ekonomisë, të Teknologjisë së Informacionit dhe sistemit bankar.

Zef Preçi në një intervistë për Tema TV shprehet se nuk duhet atur frikë nga bitcoin, por nga ana tjetër thotë se Banka e Shqipërisë duhet të njoh qytetarët me risqet e saj.

Ai pranon se sistemi bankar duhet të adaptohet me zhvillimet e fundit teknologjike, si dhe nuk përjashton faktin që një një të ardhme paraja fizike të zëvendësohet me paranë virtuale, por mbi rregulla të forta .

18 komente në “VIDEO/ Preçi: S’duhet patur frikë nga Bitcoin, por të njohim risqet”

  1. i Mençuri says:

    O Preç mos bej filozofi kot por hap nje account ne coinbase.com dhe bli bitcoin dhe ethereum nderkohe qe çmimi eshte i favorshem.

  2. veke teme says:

    Pati te drejte z. Ngjela i cili i prononcua dje per ceshtjen e Bitcoin

  3. Zigur Qarri says:

    “Bitcoin”, rrini larg! Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë

    Banka e Shqipërisë i këshillon qytetarët dhe bizneset që të mos investojnë në monedha virtuale, pasi ka shumë rreziqe.
    Kursi i këmbimit mund të ndryshojë shumë shpejt, është e paqëndrueshme dhe është një monedhë e cila nuk ka një zot. Nëse paraja konvencionale emëtohet nga bankat qendrore, BitCoin, apo monedha virtuale të tjera nuk kanë një institucion që merr përsipër garantimin e tyre.Prej këtu buron edhe rreziku më i madh i tyre, pamundësi për t’i këmbyer në para që vlejnë.Nëse ti ke një sasi parash virtuale dhe do të kërkosh t’i konvertosh në para konvencionale, askush nuk të garanton kthimin e tyre,paralajmëron BSH.

    Arrestohet në Greqi njeriu që pastroi 4 miliardë dollarë…

    Një shtetas rus i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara nën dyshimet për pastrimin e 4 miliardë dollarëve përmes transaksioneve me monedhën virtuale Bitcoin u urdhërua të mbahet në paraburgim në Greqi.Personi akuzohet se ka pastruar gati 4 miliardë dollarë që nga viti 2011, duke përdorur monedhën dixhitale Bitcoin.

  4. xixifuqe xinxifiqe says:

    Ashtu është zotërinj Ngjela dhe Preçi, të futet “derri dhe dosa”, siç thoshte dikush dikur. Ju tregoni se ç’farë të.mirash do sjellë.kjo monedhë, a dovrritet mirëqënia e 70 % e popullsisë që jeton nivelin ekonomik të ulët, apo ju pëlqen juve që në thesaret tuaja të zerë një vend edhe kjo bitcot, apo biskotë, apo futjankot. Hidhni në tregun mediatik idera dhe projekte që ndihmojnë qeverinë të zhvillojë vendin, punësime, invstime, të lutojë për të sekuestruar paratë e fituara në rrugë joligjore, ti gjejnën ku flenë ato dhe ti a kthejë vendit dhe.popullit. ju.mosbu bëni të ditur atjebku nuk ka asnjë vlerë.
    Xinxifiqe Xinxifuqe

  5. Mihali says:

    Bitcoin mund njihet vetem ne qofte eshte prodhuar me material si ar,argjend,platin,diamant etj.duke u vleresuar ne baze te peshes,pastertis dhe kursit ditor ne tregun Boteror.cdo menyre tjeter eshte shume e riskuar.
    Ne se ajo ka nje vlere te caktuar do tu sherbej njerezve te koruptuar per te fshehur te ardhurat dhe mund te groposin metalet e cmuara qe num bie vlera kure.
    Keto Jan perpjekje te deshperuara per ti dhen me shume jete korupsjonit.

  6. Bit Gjoni says:

    Bitcoin eshte per Gjin Gjonin me shoke e kompani qe te pastrojne parate e tyre sepse transaksionet nuk jane te gjurmueshme (untraceable).
    E kuptoni tani pse flet Preci, Ngjela, e prit kur te dale the Artan Hoxha (analisti), e te na tregoje dokra te verdallose mendjet se bitcoin kshu e ashtu…. Se jane te paguar nga kjo lloj fare e Gjin Gjonit!

  7. 17nentori says:

    jeta eshte matematike olimpi!

  8. USA says:

    Shqiptare, mos u mashtroni, Bitcoin is firmat piramidale, djali im humbi 40000 dollare ne Bitcoin ne Amerike, qe bleu Bitcoin dhe thane se falimentoi dhe ai qe krijoi Bitcoin ishte nje francez qe e burgosen. Po me vjen cudi si ka mundesi qe Bitcoin ekziston prap.

  9. grevisti digjital says:

    Kam ca bitcoin virtuale dhe dua te ndertoj nje hale.
    Bitcoin apo shitcoin?

  10. Kapiti says:

    Këto janë skema financiare piramidale. Kujtojeni vitin 1997 kur thoshte Sala “ME NE FITOJNË TË GJITHË”

  11. Adi Canada says:

    Nje pershkrim I sakte prej zotit Preci i pergjegjsise se Bankes qendrore per te edukuar publikun per rreziqet qe vijne prej Bitcoin. Kjo nuk do te thote se njerzit s’mund te blejne. Ne rast se ata Jane te vetdijshem per rreziqet dhe I marrin persiper ato, athere mund te investojne. Koha do ta tregoje nese do fitojne apo do humbin. “No venture, No gain”. Detyra e bankes eshte te informone publikun per rrisqet. Ne nje shoqeri te lire ajo s’mund ti ndaloje njerzit te investojne.

  12. SKENDER-BEU says:

    kemi disa inxhinjere kompiuterash dhe programues ne usa qe po perpiqen te krijojne parane shqiptare virtuale me emrin emigrant coin pellazgu dhe qe po u hodh ne treg do mbledhe gjithe parate jo virtuale.cmimi 0,5 $ usa ose 50 lek shqiptare shera.Parashikimi per 2 vjet nje shere do shkoje 2500 $.kerkoni tju japim nuk presim rradhe por fusha te gjata rradhesh.

  13. Eri says:

    Cdo monedhe perfaqeson nje ekonomi te caktuar. Dhe paraja eshte nje mjet qe perfaqeson vleren e dickaje, nje produkti sherbimi, ne rastin e kohes tone vleren e mallrave dhe produkteve te nje kombi. Kursi i kembimit ekziston per te mundesuar barazimin e kostos dhe mallrave ne vende te ndryshme qe kane monedha te ndryshme. Pra paraja perfaqeson vleren e nje ekonomie te caktuar.

    Bitcoin s’eshte vecse nje mashtrim virtual qe nuk perfaqeson asgje, pervecse fitimin e atij qe e shperndan tek tjetri. Si mund te kete kurs kembimi dicka qe nuk perfaqeson asgje???

    Kujdes… kujdes… kujdes te gjithe….

    Me kete artikull Zef Preci konfirmoi idene time qe ai as nuk i afrohet te qenurit nje ekonomisti te thjeshte, e jo me nje eksperti ekonomie….
    Kujdes te gjithe nga kjo piramide e radhes. Shume e rrezikshme…

  14. ekonomisti says:

    bitcoin i mungon e vetmja gje qe e ben te mire nje monedhe,qe eshte stabiliteti, qendroni larg bitcoinit nuk pranohet si kunder valute nuk shkembehet me asnje valute tjeter sidomos me usd,eur,gpb

  15. lori says:

    Kjo monelle eshte shume e rrezikshme.Tregetimi I saj eshte ndaluar me ligje ne ISRAEL,Kine e ne shume vendeve tjera.Ne asnje mendyr mos u besoni specialistave shqipetar se pas cdo thenie te tyre mbeshteten interesat e grupeve te ndyshme.Fatkeqesisht eshte per te ardhur keq sa prapa jane e sa bukur flasin!!!!!!!!!!!!!

  16. enter"" says:

    Cdo gje qe shpiket ne amerike eshte shkaterrim per globin.

  17. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Sa shero me jep me 5 mije leka ti more qe ke leukaemia shitcoin shqiptar. Te jap 5 mije leka me jep 55shero? Enter eshte I mencur

  18. Anila says:

    Besoj se te gjithe e dine cfare eshte Kina. E, pra, Kina e ndaloi bitcoin-in. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje