Vrau babain polic dhe plagosi nënën, 21-vjeçari i penduar: Nuk e kthej dot pas, shkatërrova familjen, i kërkoj nënës të…

“I mora jetën babait, shkatërrova familjen, i mora shtyllën familjes”. Kështu u shpreh para trupës gjykuese,Mirald Metallari, 21 vjeçari nga Bathorja që vrau babanë polic dhe plagosi nënën e tij me armën e të atit.

Nga kafazi i hekurt Metallari eshte shfaqur i penduar, teksa ka treguar se i mori jeën babait.

Ai ka pranuar se ka bërë gabim, pasi me atë që beri shkatërroi gjithë familjen. 21 vjeçari tha se babai ishte i mrekullueshem dhe e di që do ta falë atje ku ndodhet.

“E di që nëna nuk do të më falë, por i kërkoj të bëhet e fortë dhe të kujdeset për motrat. Jam penduar për krimin që bëra, por tani nuk e kthej dot më pas”- ka thënë Metallari.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masen e sigurisë, “arrest me burg” ndaj 21-vjeçarit Mirald Metallari, i cili vrau me armë zjarri babain e tij dhe plagosi të ëmën. Ai u arrestua pas krimit ne banese, ne Bathore me 24 korrik 2017.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vrau babain polic dhe plagosi nënën, 21-vjeçari i penduar: Nuk e kthej dot pas, shkatërrova familjen, i kërkoj nënës të…”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    MJAFT ME,me kronika sunitesh gjaxore…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *