Dibrani që guxoi dhe i tha të vërtetën në sy Enver Hoxhës: Po vret popullin, po i kthen në skllevër

Të paktë ishin ata burra shqiptarë që guxuan dhe i dolën kundër Enver Hoxhës. Fati i tyre dihej. Pushkatim, me ose pa gjyq!

Por kishte edhe nga ata që guxuan më shumë duke i shkruar një letër ish-diktatorit duke i plasur në sy të vërtetën e krimeve të komunizmit.

Edip Tërshana, u pushkatu më 18 janar të 1948. Ai u bë simbol kundër diktaturës së Enver Hoxhës.

Letra thuhet se u gjet në xhepin e tij nga hetuesi por fatmirësisht u ruajt.

Tërshana i shkruan Enver Hoxhës se është kundër diktaturës e cila po vret popullin shqiptar. Ai e akuzon edhe për bashkëpunimin me Jugosllavinë, ku sipas tij Hoxha ia fali Kosovën.

Ja letra e plotë:

Enver! Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhëti e Atdheut, se jo vetëm që hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomisht. Sot organizatorët Sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetnore dhe para shtetnore. Kjo është tradhti. Sot politika e jashtëme e juaj sllave,ka shkaktuar që UNB të jetë kundër nesh, humbin shumë miq; kjo është Tradhti.

Jam kundra për vrasjet me Gjyq dhe pa Gjyq, që i bëhen këtij Populli, pse kështu don sllavi. Për 20000-30000 shqiptarë që dergjen në burg se s’janë “Komunista” sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti, që varfënoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkoh, qëne kishim për 20 vjet rresht –mbathje, kjo është pra tradhtia.

Jam kundra këtij Pushteti, se është spekulator tue grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregëtarët po ja shet ma shtrejt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër familjesh të tregtarëve, kinse spekullatorë. Kurse Pushteti është më spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15, mori duhanin 15-20 Fr, ja shiti 100-120 Fr.

Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e te Titua. Kjo është tradhti. Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion Fr.shq për të ushqyer Pecot e amshorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për Pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhëti këto?

Jam kundra thirrjeve “Jemi bij të Stalinit”, sepse e ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë, sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra, se injoranca s’don kulturën: kështu duan sllavët.Kjo bësoj është tradhëti. Jam kundra, sepse s’ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin?

Jam kundra, se në historinë për shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekëve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepullli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotshëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe tek ne kësaj ëndrre.

Jam kundra, se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerët të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabit gratë e botës, me grabit karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë?

Enver!

Tue i çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranue, se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mbanë. Pret nënë e mjerë, pasi i jati do të vrasë të birin e të bijën e vet. Edhe kjo është tradhëti e pushtetit popullor.

Ky Pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhëti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut dhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhëti?

Rroftë Ideali Kombëtar!

Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë!

Rroftë Populli Shqiptar!

Rroftë Flamuri Kombëtar i panjollosur! 22.11.1947

Konica.al

 

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “Dibrani që guxoi dhe i tha të vërtetën në sy Enver Hoxhës: Po vret popullin, po i kthen në skllevër”

  1. Kozmo says:

    Keto trima te ndershem dhe patriote ,qe jepnin jeten per shqiperine e lire ,kand vdekur .Sot kane mbetur horrat ,hajdutet,kriminelet .

    1. heu bre says:

      “patriote” qe nuk shkrepen asnje pushke kunder pushtuesit per LIRINE E ARDHEUT! Keta quhen KOLABORACIONISTE dhe ashtu si ne gjithe Evropen hengren plumbin ballit,ate qe meritonin!
      Sa per patriotizmin e tyre,ahaaaaa te gjithe e dine se patriotizmi behet me vepra jo me fjale, nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere 🙁
      (sipas gazetarucit dhe atyre qe ja kane servirur, kjo letra “na qenka shkruar por jo derguar,sepse na kishte ngelur ne xhep”! S’kishte benzine… 😀 😀 😀 )

  2. capi dhia says:

    Ka nje difekt te madhe kjo leter si per autorin, edhe per lexuesin e ri te sotem.
    1) Difekti i me apo paqellim i autorit eshte se letra mban daten nentor 1947, kohe kur Enveri nuk ishte me shume se sa nje qytetar i zakonshem, sepse pushtetin politik, organizativ dhe bashkepunimin me jugosllavine, Titon, i kishte/i mbante Koci Xoxe dhe shoket e tij. Lexo historine e Shqiperise, etj. Kam shembuj te familjes time me burgosje, vrasje, internime nga Koci Xoxe, direkt. Im at ishte antar i PKSH i 8 nentorit 1941. Etj., etj. Enveri e mori fuqine pas fundvitit 1948, kur Jugosllavia, Tito dhe Koci me shoke u denuan nga Internacionalja Komuniste, etj.
    2) Difekti i lexuesit eshte se rinia sot, vecanerisht, nuk e njeh te shkuaren. Ose, e njeh ne ato rrethana propagandistike dhe agjitative sikurse ne e njihnim kapitalizmin ne kushtet e ndertimit te socializmit ne Shqiperi ! Difekti i lexuesit, ose, me sakte brezi i ri – eshte viktima.
    Perfundimi: Perdorimi i kesaj letre per efekte propagandistike kunder nje sistemi politik qeverises te Vdekur, quhet Molepse ideologjike e brezit te ri, ose, cveshje, striptizem i detyrueshem, nga identitei kombetar. Sepse ata qe orientojne vijen ideopolitike te masmedia shqiptare nuk bejne asgje te mire, vecse: perpiqen te laje m…n me shu… . Poshte mbreti, rrofte mbreti !?.
    Keto lloj keshilltaresh, Rama duhet ti heqe qafe para se ata te kreyjne aktin e fundit te tragjedise – e cila aktualisht ka fytyre komike.

    1. Besniku says:

      Koherenca e shkrimit ka te meten qe ju keni vene ne dukje. Ne ate periudhe Enver Hoxha ishte ne rrezik per vehte. Por nga ana tjeter per ke popull e ka fjalen shkrimi, per 90% qe i ktheu nga analfabete ne njeres te kulturuar, qe sot po çajne ne bote?! Apo per 10% ku gjysma bashkepunoi me fashizmin, kurse tregtaret kryesore fituan ne kurriz te atyre qe Enveri i arsimoi e I nxorri nga balta!

      1. albaniafirst says:

        Besniku-fjalet qe ka thene Edip Tershana ne 1947-ten jane vertetuar katercipersiht. Sa per ato qe thua per klasen e bejlereve apo tregetareve, harron se ishin ajo kaste qe mbeshteten financiarisht luften. Kur na thoshin neper shkolla se “partizanet luftonin te zbathur, te xhveshur, me barkun bosh dhe armet ja rrembenin armikut …” ne si femije qe ishim u besonim me naivitet. Sot ato mesime me duken vertet qesharake dhe me dhemb zemra per ato vite te shkuara kot ne varferi. Sot e dime shume mire qe te gjithe ne, se lufta do financa, do para, perpara se te kerkoje per trimeri e motivacione te njerezve. Enveri, vertet hapi shkollat me te cilat ne sot po hame buke neper bote, por mos harro se ne ato shkolla behej edhe lavazhi i trurit te rinise. Sa here e kemi dhene provim Historine qesharake dhe te stisur te Partise se Punes apo materializmin dialektik, ekonomine politike te socializmit apo kapitalizmit ne shkolle te mesme apo universitet.
        Ne fizike kemi mesuar parimin e eneve komunikuese. Hapesirat qe shqiptaret lane bosh u “mbushen” nga fqinjet qe uzurpuan cdo gje shqiptare duke i mbushur mendjen botes se jane greke, serbe apo maqedonase. Sot bota mendon se Aleksandri, Pirro dhe heronj te tjere jane greke … Ishte Enveri jot qe ne vend qe te mbeshtetej tek aleatet tane tradicionale si SHBA-ja, u lidh me armiqte tane historike, sllavet. Koci Xoxe ishte vetem nje ,mashe e Jugosllaveve qe bente lufte per pushtet me Enverin dhe te tjere. Qe te dy vrane e persekutuan individe e familje te tera ne vitet qe sunduan. Fara e keqe qe ato mbollen nder shqiptaret, vazhdon edhe sot te pjelle mostra si Sali Berisha me shoke. Ishte Enveri yt qe mbolli faren e panjohur me pare nder shqiptaret te spiunllekut, ku burri ruhej nga gruaja dhe femija. Ku edhe nen jorgan nuk guxoje te flisje se mos te degjonin dhe perfundoje neper burgje e kampe pune. Enveri yt krijoi nje kamp te stermadh perqendrimi per tere popullin tone duke zhdukur cdo ze opozitar. Une, ti dheshumica e te gjithe shqiptareve, kemi qene ne te njejtin kamp qe Enveri ndertoi per ne dhe kemi patur te njejtin fat, nderkohe qe vete jetonte ne luks me kasten e hajvaneve qe i rrinte prane dhe i sherbente. Hitleri dhe babai shpirteror i Enverit tend, Stalini, nuk bene me teper krime se Enveri po ta konsiderojme ne proporcion me popullsine e vendit tone.
        Na leni rehat me Enverin tuaj dhe me “bemat” e tija, se jemi aty ku jemi sot sepse patem fatin e keq qe te lindnim nje perbindesh si ai.

        1. spartaku says:

          Albaniafirrst! Nqs je i persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhes,keshtu te takon te flasesh,por nqs jo, e ke gabim.Ne ate kohe nuk ishim te burgosur por te lire dhe te sigurt per jeten dhe pronen.Arsimimi i shqipetareve nuk diskutohet qe eshte nje nga veprat e tij te madha.Po keshtu elektrifikimi,uzinat moderne qe i shkaterrou Berisha apo etj etejte mira qe beri ketij populli e ketij vendi.Po te jesh kundra,ka plot fjale per t’i hedhur posht,por e verteta eshte se ai la mbresa shume te mira per shqiperine.Ti Vazhdo ne mendimet e tua,dhe nuk jame kundra.

          1. Zigur Qarri says:

            “uzinat moderne”???!!!
            Pothuaj te gjitha uzinat dhe fabrikat ishin jo rentabel,sepse teknologjia e industrise shqiptare ishte
            nga me te prapambeturat ne Bote.Kjo ishte edhe arsyeja qe nuk funksionuan ndermarrjet shqiptare
            mbas 1990-es,sepse dilnin me humbje,ishin te falimentuara.Ne ekonomite komuniste,vetadministrimi
            jugosllav rezultoi te ishte me eficenti.Ndermarrjet ne ish Jugosllavi funksionuan edhe mbas ndryshimit
            te sistemit,sepse kishin kapital te mjaftueshem per te blere patenta te njohura Perendimore dhe per te
            rigjeneruar vazhdimisht teknologjine.Ndersa industrine shqiptare s’kishte mjek qe e sheronte,sepse
            ishin drejtuar nga injorantet qe dinin te bertisin vetem rrofte Partia,njesoj si keto militantet e sotem.U dhane
            miliona Dollare per disa nderrmarrje edhe mbas 1990-tes,por rezultoi fatale,mallra me kosto teper te larte,
            qe mbeten stok,sepse nuk konkuronin asnje vend ne rajon,nderkoh qe vendet e ish Jugosllavise(sidomos
            Sllovenia) mbas 1990-es,shisnin mallra ne tregun Perendimore pa problem.

          2. albaniafirst says:

            spartaku, te pershendes per qytetarine qe tregon ne komentin tend. Eshte e vertete qe cdo njeri ka mendimet e tija dhe une respektoj cdo mendim te kundert, por te argumentuar.
            Une nuk jam i persekutuar, pamvaresisht se I perkas nje familje te shpronesuar. Them se nuk jam I persekutuar, pasi prinderit e mi ishin intelektuale dhe ne femijet e tyre mbaruam shkollat e larta ne kohen e Enverit. Sidoqofte, meqenese permendet uzinat dhe une jam me profesion inxhinjer qe aktualisht punoj ne energjitiken kanadeze, dua te te them se uzinat tona ishin per te qare hallin. Rentabiliteti I tyre dhe cilesia e prodhimeve tona ishte teper e ulet, dhe as qe behej fjale per te konkuruar ne tregun e huaj. Do te thoni ju, po perse juve si inxhinjere nunk bete prodhime me te mira? Aresyet ishin te shumta. Se pari lidhen me tregun tone shume te vogel dhe diversiteti prodhimeve ishte teper i madh, pasi cdo gje kerkohej te behej “me forcat tona”. Kjo bente qe te kishte shume pak fonde ose aspak qe te beheshin kerkime ne nje fushe te caktuar. Sa per te tjerat, eshte e vertete se Enveri beri edhe disa gjera te mira, por beri me shume te keqia. Populli yne I mencur, qe ka vuajtur aq shume historikisht, nuk e meritonte nje kriminel si puna Enverit. Sidoqofte, Enveri I perket histories, me te mirat dhe te keqijat e tija dhe te regjimit qe ngriti.
            Gjithe te mirat per ty dhe familjen tende.

  3. ta says:

    c’jane keta budallenj qe i nxirni dhe ne gazete,ai regjim e kishte te shkruar ne kushtetute,dhe duhej te zbatuar ligjet,mbase per sot jane krime por shteti nuk mbahet me domate,edhe sot denohen ata qe shkelin ligjet,dhe ti nxjeresh pas 50 viteve heronj?,hajde baze hajde…

  4. Lungara says:

    Edipi , të kishte duruar dhe pak , do bënte be për kokë të Enver Hoxhës .
    Enveri zbatoi ato që donte Edipi , ndaj jugosllavëve , ndaj rusëve , dhe ndaj gjithë komunizmit botëror .
    Nxitoi Edipi dhe mori veten në qafë .
    Edipi vdiq Edip , Enveri u bë si Edipi !
    P. S .
    Mjetet tona të informimit , edhe ato që mbahen si më seriozet , ndodhen në duar langaraqësh !

  5. Peza says:

    Kjo zhgarravine eshte vetem per te fshire bythen!
    Me antishqiptare se ky kelyshi fashist dibran,jane botuesit e kesaj letre anti higjenike,se ne kohen kur populli yne ka mijra halle me te medha se keto,keta futin pyken per te terhequr vemendjen e opinionit publik!
    Merruni me kriminelet qe po i hane jeten ketij populli,o botues sharlatane!
    Merruni me krimet e ketyre 27 vjeteve te klikave te Berishes,Nanos,Metes etj,qe e vrane dhe grabiten kete popull,qe e bene te marrin arratine nga ky vend!

    1. Lugati says:

      ik mer picderr pezak…te vje era komunist serb nji jave larg…ushtaret e babe myslym kurves qe i ktheu krahet vllait vet..parti kriminelash

      1. Tahapi says:

        Kriminela kriminela,po tet’eme e lame shtazene o BIR KURVE 😛

  6. Zigur Qarri says:

    Trim,i zgjuar,atdhetar,në një!
    Rrespekt,për Z.Tërshana dhe Familjen e tij.

    1. katnar tirone safi says:

      tamom atdhetare..ene shif si dalin komunistat tu justifiku kriminelat..ju s’keni per tu bo rob kurre

      1. uhahahaaa says:

        Per katnarin e trashe, patrioti mo i modh osht GAMORI me qeleshe 😀 😀 😀

  7. spartaku says:

    Capi e dhia! Jame dakord me komentin tend.Ne 47-en nuk ishte Enveri ne fuqi,por Koçi Xoxe.Pra letra nuk eshte e sakt.
    Edhe nqs letra eshte e sakt,per ate kohe, ky Dibrani kaq trim,e paska kerkuar vete te trajtohet si agjent,e te ekzekutohet.Kur i gjithe vendi ishte ngritue ne kembe per te çliruar shqiperine nga pushtuesit,ky na qenka kundra NACIONAL CLIRIMTARES. LANCL-re ate qellim kishte,te shlironte vendin.Atehere ky del se ishte kundra pksh,njesoj si ballistet,qe ka mundesi te kete qene ballist.Edhe sot kundershtaret marin ate qe meritojne.Cdo shtet,qeveri,rend apo sistem,ka rregullat dhe ligjet e veta,dhe po i shkele,denohesh.Prandaj,edhe Edip Tershana,nuk eshte per t’u çuditur,qe, ekzekutimin e ka kerkuar vete.Ai eshte pushkatuar si kundershtar i atij regjimi.Kundershtari eshte armik,dhe armiku,nuk eshte gabim te denohet apo te pushkatohet.

    1. xhaferr deva says:

      or spartak more spartak…ai ballist apo jo …ka vdek ne kome ti ke jetu ne gjunje

    2. albaniafirst says:

      spartaku-Enveri ne ate kohe ishte K.Minister; pra letra i drejtohej kreut te Qeverise. Koci Xoxe ishte vetem minister I brendshem.
      Letra eshte plotesisht e sakte dhe ato qe u shkruajten 70 vjet me pare jane vertetuar plotesisht sot. Enveri nuk u prish me Jugosllavet apo me Rusine per interest tona kombetare, por per ato personale. Ishte koha kur lindja komuniste e kuptoi se ku po i conte keto vende “kulti individid”.
      Ishte kjo qe nuk i pelqeu Enverit, pasi po te perqafonte kete parrulle duhej qe te godiste veten e tij.

  8. intelektuali says:

    Ku eshte ky dibrani Tani?

  9. Genci says:

    PER SHUMICEN E KOMENTUESVE –
    Rasti Tershana eshte treguesi se si duhej trajtuar nje udheheqje qe po shkeputet nga populli i vet, vihet ne sherbim te armiqve shekullore dhe perfundon ne diktature antikombetare.
    Ju i rekomandoni Tershanes qe te rrinte e te shihte punen e vet. se sot do ishte gjalle. Por kjo spjegon pse Shqiperia eshte kjo sot dhe si u formua njeriu yne i ri.

    1. albaniafirst says:

      Bravo Genci, ke thene fjale me vend. Ne fakt shume nga keta qe komentojne ketu duke justifikuar Enverin apo te tjere si ai kane “brerje ndergjegje”. Duke hedhur balte mbi patriotet tane qe u persekutuan nga regjimi gjakatar i Hoxhes, kerkojne te justifikojne veprimet e tyre apo te baballareve te tyre qe i sherbyen diktatures duke spijunuar famimljaret, te afermit, shoket apo edhe fqinjet e tyre.
      Per fat te keq shume nga ata jane ne pushtet edhe sot, prandaj ne jemi aty ku jemi dhe nuk do bejme hajer edhe per shume kohe.

    2. Zigur Qarri says:

      Dhe kur mendon se kan kaluar 70 vite kur ai vdiq,sepse sfidoi diktaturen,por akoma nuk kuptohet dhe vleresohet ai flijim,
      eshte e vertete e trishtueshme.Eshte ne natyren njerezore qe te mbash anen e te dobetit,te viktimes,por ja qe ndodh edhe ndryshe!!!
      Injorance dhe mosndjeshmeri!Gati 15% e prodhimit industrial te Italise,ndodhej ne magazinat e tregtareve te Shqiperise.
      Mungesa e mallrave(sidomos e atyre italiane) mbas luftes,kur ishte paralizuar industria,e bente kete mall kapitalin me te madh
      per shtetin shqiptare.Ngaqe Shqiperia kishte mallra Perendimore(me shume kualitet,pra me shume vlere),bente qe monedha
      shqiptare te ishte shume e fuqishme(e konvertueshme ne flori).Enver Hoxha pranoi tregtine me dinarin,duke e njesuar me Lekun
      e fuqishem,fakt qe Ekonomisti Nako Spiro e kundershtoi,por qe Enver Hoxha nuk e mori parasysh.U zbrazen magazinat
      shqiptare me mall(flori) italian,u mbush Banka me Dinar jugosllav,te pankonvertueshem,te pavlere.(Vesh klyshet e Rusise,
      akuzon Z.Tershana,por ata nuk deshen t’ja dine,dhe keta sot nuk duan te kuptojn).

  10. Jimi says:

    Nuk late kolaboracionaliste pa rehabilituar Spas kesaj mendesie i bie qe varrezat e deshmoreve te kombit te quhen varrezat e krimineleve, ndersa te gjithe kriminelet dhe baskepuntoret e okupatorit , ti quajme deshmore te kombit! Paradokse shqiptare sot ne varrezat e deshmoreve gjenden edhe 28 mije deshmoret viktima edhe nje parcele me “dershmoret kriminela”?

    1. Zigur Qarri says:

      Edip Tershana Kryetare i Keshillit Antifashist te Dibres,ti thua bashkpunetore i okupatorit!!!
      Edip Tershana ishte kunder varesise sllave,qe benin ligjin gjate luftes dhe mbas saj ne Shqiperi.
      Ate qe Edip Tershana denonocoi qe ne fillim,e beri fakt te kryer Enver Hoxha zyrtarisht,me prishjen
      e marredhenieve me Jugosllavine dhe Rusine(BRSS).
      Rasti tregon,qe prishjet me aleatet komuniste,kan qene personale per Enver Hoxhen,dhe jo nje srtategji
      ne interes te kombit.Dhe per interesat e Enver Hoxhes,u sakrifikuan shume shqiptare te ndershem.
      Ne nje burg komunist dy te denuar,njeri sepse kishte share BRSS kur kishim marredhenie te mira,dhe tjetri
      i kishte lavderuar mbasi u prishem!!!Ky ishte shteti i paradoksal i Enver Hoxhes,asnje ndryshim me Sulltanet arabe.

  11. shvejk says:

    Nuk e kuptova ,letra u gjet ne xhepin e tij nga hetuesi por per fat u ruajt. Tashti ky zoteria ja dergoi letren Enverit apo ja gjeten ne xhep .

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    Nuk e di si i ktheni pergjigje spartakut
    E ai kujton se eshte i mencur.
    Pezaku ja fut kot
    Se Zotria ne krye te letres thote se ka Marre pjese ne krijimin e levizjee na- cl
    Ne Diber.
    Ky i thote fashist
    Dikush tjeter shan familjet e pasura
    Qe ndihmuan luften
    Po’ ku i gjeti nexhmija dy trasta me florinj qe ja coi nenes se popoVicit?
    MOS shani se è ka deklaruar vete
    Edhe po’ shate SME prishni Pune
    Intelektuali qe e paguan merua per komentet se la lexu shkrimin fare pyt ku ashtu ky dibrani Tani.
    Ashtu ne nji vend te bukur,kur sheh poshte sheh ferrin ku Jane mbledh gjith kriminelet .
    Respekte lugati dhe albaniafirst.

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero na boto nonje koment

  14. Fiamuri Arberit says:

    Po perse nuk i publikoni komentet ???

  15. zaim zajmi says:

    EDIP TËRSHANA, e MODELE BURRËRIE e të SHQIPTARIZMIT
    Patjetër të kenë PËRMENDORET në cdo shesh të atdheut SHQIPËRI ETNIKE!
    Falënderoj lexuesit në këtë faqe që me kthjelltësinë shpirtërore dhe perspektiva kombëtare
    vlerësojnë lart këtë fytyrë të ndritshme, të ngritur mbi tragjedinë kombëtare – E. HOXHA.
    LAVDI e PÊRJETSHME, shpirtshqiptarit EDI TËRSHANA!
    P.S. Kjo është historia e shpirtit shqiptar. Duhet të kultivohet kudo: nëpër familje, nëpër institucione shkollimi, nëpër institucione kulture e arti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *