Ngacmoi seksualisht një minorene, pranga 42-vjeçarit nga Bulqiza

28 Korrik 2017, 09:42Kronika TEMA

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene.

Ka qenë vetë e mituara, vajza me inicialet D.N., 16 vjeçe që ka bërë kallëzim në policinë e Bulqizës.

Ajo ka rrëfyer se 42-vjeçari Zafir Gj. e ka ngacmuar seksualisht me fjalë dhe më pas ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij.

“Isha duke ecur në rrugë. Mu qep nga pas dhe filloi të më ngacmonte. U përpoqa të ikja por ai më kapi nga krahu dhe donte të më fuste me forcë në makinë”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.

Menjëherë pas kallëzimit nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera shtetasi i lartë përmendur është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe “Vepra të turpshme”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje