Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat lokal si ai i çmimit të ujit në Tiranë që të dyja këto forca politike t’i përvishen njëra-tjetrës me një gjuhë edhe më të egër se ajo që përdorën kundër “armikut” të tyre të vërtetë.

Në fillim Basha e quajti lSI-në një parti të kapur dhe të koruptuar dhe e vetëshpalli PD-në si të vetmen forcë që mendon për njerëzit. Me të njëjtën monedhë u përgjigj, flakë për flakë, Monika Kryemadhi. Ajo nënvizoi faktin se partia që drejton është e vetmja që ngre zërin në favor të qytetarëve. Ajo madje shkoi edhe më tej kur i kujtoi Bashës këshilltarët e tij që ndenjën në sallë për të përfituar nga kreditë e buta të bashkisë dhe flirtin e tij ende të pakonsumuar me Ramën (lexo shkrimin poshte).

Në çdo situatë normale detyra e një partie dinjitoze opozitare do të qe jo vetëm debati real për rritjen e çmimit të ujit, shkelen e procedurave që u bënë për miratimin e tij dhe mbi të gjitha fakti që Erion Veliaj adoptoi edhe në Bashki paraktikat e blerjes së votave që ushtron prej kaq kohësh mentori i tij në kryeministri.

Pra, puna e opozitës së vërtetë, pas votimit të djeshëm, do duhej të ishte denoncimi i këtyre fakteve dhe evidentimi sa më zëshëm i tyre. Por, në vend të kësaj ne pamë debatin e shëmtuar se kush mban skeptrin e pushtetit të një opozite të vërtetë.

E gjithë kjo parodi që të ngjall krupë tregon në fakt shumë më shumë sesa kacafytja live e Bashës me Kryemadhin.

Së pari ajo vë në diskutim pastërtinë e kauzave opozitare të mbrojtura si nga njëri dhe nga tjetri. Po t’i besosh parimit se asnjë njeri i ndershëm nuk del të klithë në pazar se është i tillë, por mundohet t’a dëshmojë atë për çdo ditë me punën e vet, lufta për të marrë me deklarata monopolin e mbrojtësit të interesave të qytetarëve i ngjan një gare qesharake. Ajo dëshmon se ata që bërtasin më shumë janë të kompleksuar nga mosbesimi që tregon shoqëria ndaj qëndrimeve të tyre.

Së dyti kjo kacafytje mes PD-së dhe LSI-së tregon se ato vijnë nga i njëjti mentalitet që peretendon se pushteti nuk është një kredo morale që fitohet, por një qëllim në vetvete që uzurpohet. Po të mos ishte kështu, si PD-ja dhe LSI-a nuk do rendnin të na tregonin se ato e bënë detyrën ndaj nesh më mirë se tjetri. Qëllimi i tyre do të qe të votonin kundër ngritjes së çmimit të ujit, të bindin me argumenta se pse vepruan kështu, dhe në fund të na tregonin se përse Rilindja dhe Veliaj bënë gjënë e gabuar duke përdorur për më tepër metoda makiavelike.

Vetëm kështu ato do t’i linin njerëzve të drejtën për të gjykuar se kush e ka kryer më mirë misionin e tij.

Ndërsa mënyra arrogante e të bërit njëkohësisht edhe lojtarin edhe arbitrin, duke bërtitur se jam unë ai që e mbroj më mirë interesin qytetar, tregon se ato janë pashërueshmërisht të prekura nga sindromi i dominimit të publikut në mënyrë të dhunshme.

Dhe së treti, duke u sjellë në kësisoj, pra duke u kacafytur se kush po i lufton më shumë rilindasit, Ramën dhe Velinë, PD-ja dhe LSI-a po bëjnë automatikisht lojën e tyre. Pas fitores dërrmuese së 25 qershorit, pas kalcifikimit të lidhjeve me oligarkët, bosët e mediave dhe botën e errët të krimit, pushteti është bërë më i rrezikshëm se kurrë. Si i tillë ai mund të përballohet vetëm me një front opozitar, me një tubim të të gjitha zërave, elementëve dhe ideve që e kundërshtojnë demokracinë iliberale që po instalohet.

Çdo ide për ta fragmentarizuar këtë përbashkim në emër të monopolizimit të opozitës, nuk është gjë tjetër veçse një ndihmë për Edi Ramën. As më shumë as më pak, këtë bënë Luli dhe Monika duke dëshmuar edhe njëherë se mëkatet e tyre nuk ka debat për ujin që mundet t’i lajë. (lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën”

  1. AMY says:

    ti Bushat pse nuk shkruan se kush ishte ai kryeminister qe rriti cmimin e ujit me shume se dyfish, dhe me investim zero, dhe tani kane goje keta te flasin per rritje cmimi ? dhe sa per kredite e buta te dy palet edhe LSI edhe PD do donin te perfitonin, por ata nuk jane njerez me arsye qe tu uleshin dhe te diskutonin per kete ceshtje, ne njerezit e duam ujin 24 ore, dhe kjo do kete nje kosto, eshte me se normale, askush nuk do te paguaje me shume, por ne kohen e berishes paguam, dhe ai nuk beri asnje investim qe te rregullonte ujin, tani ne presim dhe bespjme tek K/Bashkiaku Veliaj, sepse cdo gje qe ka thene deri tani e ka bere, dhe kjo gje do te behet me apo pa moniken apo Lulin,

    1. Kleidi says:

      Amy, lexoje dhe nje kere shkrimin pa patur ne mendje sikur te jane vene kundra te gjithe dhe per gjithshka. Nuk besoj qe ka qytetar, ne bote jo vetem ketu, te ngrihet kundra pasjes uje 24h. Ajo qe diskutohet eshte a arrihet dot kjo, pra pasja uje 24h, pa patur kosto? Por prap kjo nuk eshte ajo qe ngre shkrimi. Lexoje me kujdes. Ajo qe shprehet eshte qe opozita ne vend te japi argumenta pse mund te kemi uje 24 ore pa kosto shtese, del e thot “une jam opozite e forte sepse opozita tjeter eshte e dobet. Bashkohuni me mua” pa ofruar asnje zgjidhje, absolutisht asgje. Kjo eshte ajo qe duhet te vem duart ne koke qe ata qe kane mundesi dhe akses tek te dhenat dhe mund te argumentojne rritjen e cmimit, kete gje nuk e bejne. Per kete qan hallin shkrimi. Opozite boshe. Per te qare hallin

    2. shvejku says:

      Kjo eshte nje loje e felliqur,tamam si ajo e prostitutave qe kacafyten me njera tjetra duke u mburrur se…. KUSH ESHTE KURVE ME E MIRE!

  2. Tirana says:

    Njeri shan,
    tjetri degjon.
    Siten e tij
    fillon lavderon.

    Njeri shkruan
    levdon e kritikon.
    Populli ve doren prapa
    mollaqet u tregon.

  3. Kleidi says:

    Amy, lexoje dhe nje kere shkrimin pa patur ne mendje sikur te jane vene kundra te gjithe dhe per gjithshka. Nuk besoj qe ka qytetar, ne bote jo vetem ketu, te ngrihet kundra pasjes uje 24h. Ajo qe diskutohet eshte a arrihet dot kjo, pra pasja uje 24h, pa patur kosto? Por prap kjo nuk eshte ajo qe ngre shkrimi. Lexoje me kujdes. Ajo qe shprehet eshte qe opozita ne vend te japi argumenta pse mund te kemi uje 24 ore pa kosto shtese, del e thot “une jam opozite e forte sepse opozita tjeter eshte e dobet. Bashkohuni me mua” pa ofruar asnje zgjidhje, absolutisht asgje. Kjo eshte ajo qe duhet te vem duart ne koke qe ata qe kane mundesi dhe akses tek te dhenat dhe mund te argumentojne rritjen e cmimit, kete gje nuk e bejne. Per kete qan hallin shkrimi. Opozite boshe. Per te qare hallin

    1. Posejdon.al says:

      Kleidi,
      Ndofta edhe ti duhet ta rilexosh shkrimin ne fjale, madje duhet ta rilexosh duke pasur ne mend te gjithe “bushati-aden” mediatike te ketij horri qe, me publicistiken e tij, duhet normalisht t’i sherbeje publikut dhe vendit duke pasur busull te verteten dhe ca parime baze te integritetit moral dhe profesional.
      Perkundrazi, ne fakt, e gjithe vepra e tij publicistike ne portalin e vet, si dhe ne studjot televizive ku shullohet e rehatohet cdo mbremje me pamjen e nje sharlatani inteligjent qe di si t’i thote te bardhes eshte e zeze dhe anasjelltas, i sherben vetem interesit te tij te ngushte personal, eshte thjesht nje koburre, per te grabitur viktimat e sulmeve te tij, qe zakonisht jane edhe armiqte e psikes dhe komplekseve te nderlikuara te brendesise se tij.
      Po si nuk pati ky pervers nje pike dinjiteti moral e profesional qe, edhe kur shumica dermuese e elektoratit i jep besim dhe aprovim atyre qe Bushati kerkon t’i denigroje dhe t’i asgjesoje, te ndale nje cast, te marre fryme, te pranoje qe ka deshtuar te arrije ato per te cilat ai llomotit nate e dite dhe, ne mos te kerkoje nje falje te madhe per publikun, se paku te heshte per nje fare kohe dhe te rishikoje tematiken e penes dhe fjales se tij.
      Qe nga deshtimi i Cadres se Bulevardit, e cila ishte shpresa e fundit e Bushatit per te asgjesuar dhe minimizuar ortekun e pandalshem te Rames, cader per te cilin ai u angazhua, investoi dhe llomotiti nate e dite per tre muaj, Bushati eshte hedhur ne sulm mbi ata, mbi Bashen se pari, qe ai i konsideron si shkaktare te ketij deshtimi spektakolar te frontit regresiv politiko-mediatik qe e idoji, drejtoji dhe amplifikoji kete Cader-Ciban mu ne mes te udhes se integrimit evropian te Shqiperise.
      Ky Bushati, edhe me kete shkrim, ne fakt, nuk e ka as me Bashen e as me Kryemadhin, e ka me Ramen.
      Ky Bushati po udhezon dhe po ju kujton kundershtareve te Rames se jane aleate tani dhe duhet te bashkpunojne dhe jo te luftojne me njeri tjetrin.
      Eshte fronti i ri anti Rama, qe skadronet e zeza mediatike Bushati-Lubonja-Rakipi-Shkullaku & CO po rreken te riorganizojne, udhezojne dhe drejtojne me synimin per te penguar cdo reforme dhe aksion qevritar shtetformues te Rames, qofte edhe kur keto aksione jane qartazi ne sherbim te publikut dhe vendit.
      Vini re edhe ne kete rast: Publicist Bushati dhe skota e tij, sic do te duhej, nuk investigojne dhe sqarojne publikun se cfare perben ne fakt aksioni i fundit Veliaj-Rama per rritjen e cmimit te ujit ne Tirane, cilat jane domosdoshmerite,kostot dhe dobite qe do te kene banoret e Kryeqytetit nga ky veprim, nuk peshojne dhe paraqesin argumentat pro dhe kunder e ketij akti, por apriori, bashkohen me frontin antiprogres, anti Veliaj dhe anti Rama, si ngjizes dhe cytes se aksionit pengues.
      Dhe Bushati-Lubonja & CO, nuk do reshtin ta bejne kete front, cfardo te beje Rama-Veliaj dhe sido qe te votoje elektorati.
      Ata jane pa skrupuj.
      Ata nuk e kuptojne se fitorja Rama dhe humbja dermuese dhe katastrofike qe pesoi PD-ja ne 2013-ten dhe ne 2017 eshte nje shuplake perbuzese edhe ne fytyrat e tyre te konsumuara mediatike, eshte nje shkelm bytheve qe publiku dhe elektorati shqiptar u ka dhene edhe cakejve Bushati-Lubonja & CO, eshte nje deklarate edhe kunder tezave, mashtrimeve, shtremberimeve dhe shpifjeve qe ata mblacisin ne portalet dhe studiot televizive, dite per dite dhe mbremje per mbremje.
      Ata do te deshtojne perseri.
      Mjafton te shihni Tiranen qe Veliaj po i nderron fytyren qe te bindeni se me cilen ane qendron e verteta dhe progresi.

      1. Xha Braho says:

        @Posejdon.al
        Te pergezoj per komentin. Respekte.

        1. bureto says:

          Nuk i di aresyet, por ka nje tabor gazetaresh dhe analistesh, qe dukshem i bashkon nje urrejtje e verber ndaj Edi Rames si individ. E perseris nuk i di arsyet, por fakti qe kane vite, (perfshire edhe ato kur Rama ishte kryetar bashkie), qe gjithe baterite i kane drejtuar nga ai, ma forcon bindjen se nuk ka asgje qe i con keta tek interesi publik. Sikur te ishin racionale ne sulmet e tyre kjo do te ishte shume pozitive, se nuk ka qeveri te perkryer, por jane irracionale, inatçinj ndaj dhe populli i njeh, si keta, ashtu dhe te ashtuquajturat opozita, si ato qe kane merzitur Bushatin, voton po Ramen me gjithe gabimet dhe populizmat e tij, shpesh qe te kujtojne kohe te lena mbrapa. Sigurisht qe Bushati dhe korri i sivellezerve te tij, poashtu dhe opozita e moren pergjigjen. Tani le te bejne dhe keta analizat e punes se tyre, ashtu si dhe partite ne fjale qe pretendojne se do te jene opozite e forte (frymezim qysh nga 2013 i Berishes, duke iu shmanguar se pari analizes se qeverisjes se tij 8 vjecare, duke bere thirrje per ‘revolucione demokratike’!…), por qe ia pane hajrin. Per cudi kostot e reformave shpesh te dhimbshme te Rames, u perkthyen ne vota ne favor te tij. Konkluzioni del vete. Opozita dhe krakëllimat e sorrave mediatike duhet te adresojne me mire shenjestren. Te reformohen vete me pare dhe ata, apo te tjere te merren seriozisht, me shume se me gabimet e qeverise, te cilat kane qene, jane e do te jene, me ngritjen e alternativave per nje qeverisje me te mire ne te ardhmen. Pra duhet te ngjallin shprese dhe jo neveri. Askush nuk priste rezultatin e 2017 (te gjithe ulurijne ne korr se u vodhen zgjedhjet!), por askush nuk tregoi integritet dhe burreri te pranonte deshtimin dhe qofte dhe ne menyre protokollare te uronte fituesin dhe pastaj te vijonte sic thame analiza e vetvetes, dhe patjeter, opozite si alternative e besueshme qeverisese. Demokracia te jep mundesi qe te provohesh sa ne qeveri po ashtu dhe ne opozite. Zgjedhjet alternohen shpejt, ne cdo dy vjet, dhe aty maten forcat. Ndaj analistet dhe te tjere nuk i çon kund vetem urrejtja ndaj Rames e ndaj kujtdo tjeter. Duhet ndershmeri, vizion, dhe pergjegjesi per çka ben secili, ne rolin qe i ka caktuar vetes, si psh. intelektualet simbas fushave qe perfaqesojne, analistet dhe opinionistet e ndryshem dhe opozita rolin qe ia ka caktuar rrotacioni politik, pra secili ne vendin e vet. Urrejtja eshte e verber dhe dihet se ku dhe sa larg te çon verberia.

      2. Kleidi says:

        Posejdon.al po ta vesh re un as nuk e kam permendur fare emrin e shkrimtarit se e di shume mire se cfare perfaqeson dhe jam dakort me ty. Megjithate, te bashkosh opozinten na ben mire te gjitheve prandaj me pelqeu shkrimi, se opozita ne vend te merret me ate qe thua edhe ti e te na japi argumenta kunder merret me gjera boshe dhe shkrime boshe

  4. Veliu says:

    Z. Bushati. I vleresoj shkrimet e tua, sikurse dhe ne debatet televizive, pavaresisht qe ne sa raste nuk pajtohem. Shkrim i qarte, i drejteperdrejt per nje opozite te cakerdisur qe i ben fresk Rames. Respekte

  5. spartaku says:

    Luli dhe Monika,le te gerthasin e te çirren sa te duan,ate qe ka planifikuar Rama dhe Veliaj,do behet se s’ben, se eshte per te miren e popullit qe e mbeshtet.

  6. angjelini says:

    Ik o bire komunisti se ma neverit sa here shkruan si opozitar. Bushat anal-ist. Te marrte mortja.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    LSI force e pare,do vazhdoj dhe ne opozite.
    Lufta politike ne pushtetin lokal,tregon padurimin per te bere opozite,deri ne formimin e qeverise RAMA..17
    Eshte e pamundur qe Basha te behet kryetar i opozites se djathte+majte,Monika ka mbaruar pune,kur Basha te shkoj per te marre mendimin e Berishes.
    Ne keto 4 vjet dy partite ne opozite,do kene mundesi minimale per tu bashkuar,ne nje force te veteme opozitare.
    Per Bashen ceshtja e ujit eshte e mbyllur,duhet te mbyll dhe gojen,se mbas shkrijes rrezikohet te vetmbytet.

  8. LORA says:

    U lodhe And-ush duke bere kallauzin e atyre qe ti I quan opozite ,,,,por qe per publikun e gjere jane nje bande plackitese kusaresh dhe antishqiptaresh.
    Sa poshte e ke rrxu veten mor djale !!!!! Kur nuk ke fijen e respektit per logjiken vetiake me minimale ,si mund te kesh per ate te lexuesit ????Ti je bo vete nevojtar per nje kallauz;qe te mos e thysh perfundimisht qafen.

  9. Koba says:

    Me drejt do te ishte .:Nuk ka Pshurje qe i lan ,se aq ere te rende bien!!

Lini një Përgjigje te © KENDVESHTRIM TJETER © Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *