VIDEO/ Rama takim me të rinjtë e administratës: Goditje dhe spastrime të shtetit nga parazitët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takimi me 50 punonjës të administratës publike, të përzgjedhur  nga konkurset e DAP.

“Luftë pa kompromis me parazitët e grabitqarët dhe partneritet strategjik me punonjësit e aftë e të përkushtuar të administratës, për Shqipërinë që duam, me shtet, pune, mirëqenie ✌🇦🇱”- shkruan Rama teksa poston videon live nga takimi me ta.

Gjatë takimit Rama tha se …”ne në nivelin politik i biem shkurt, që fajin e ka administrata, te opinioni publik është një tezë jo e vështirë, por kush i shikon të dhënat e procesit të rekrutimeve në administratën publike, kupton që ka shumë asete të vlefshme, me kapacitet për të bërë shumë më tepër se aktualisht, pasi nuk u kërkohet më shumë”.

Gjithashtu Rama tha se për të bërë kapërcim historik në funksionimin e administratës duhet të ndërtojmë paralelisht me rrugën e goditjeve dhe spastrimeve të administratës nga parazitët një partneritet të shëndetshëm me pjesën e shëndetshme të administratës”.

“Bazuar tek rezultatet tuaj në konkurset e departamentit ju jeni këtu. Ju e dini mirë që ne kemi filluar një proces rishikimi të plotë të të gjithë administratës.

Është proces i cili ka në konsideratë dy nivele, njëri është niveli i shërbimit civil ku ju jeni pjesë, që ka një status të posaçëm të garantuar me ligj dhe niveli i administratës shtetërore.

Pavarësisht shumë boshllëqeve që ka sot procesi i garantimit të administratës së nivelit të shërbimit civil, është një proces i rëndëishëm për të menduar që në një hark kohor 10-vjeçar nëse ligji do zbatohet mirë, do kemi një shërbim civil dinjitoz dhe të aftë për të përballuar të gjithë sfidën e mbështetjes cilësore të politik-bërjes.

Statistikat tregojnë që deformimet nuk janë të atilla që të mund të mendohet se kanë deformuar shtyllën kurrizore të administratës që po ndërtohet.

Të mirat e këtij procesi janë dominonte mbi ato negative.

Ajo që është me rëndësi në këtë fazë për ne është të kuptojmë si shërbimi civil dhe kjo pjesë më cilësore mund të jetë më efektive.

Pavarësisht cilësive të disave, masa e kontributit nuk është ajo që duhet të ishte,” tha ndër të tjera Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “VIDEO/ Rama takim me të rinjtë e administratës: Goditje dhe spastrime të shtetit nga parazitët”

  1. Andi says:

    Mire, administrata eshte vertet dobet dhe e dini pse nuk ka pervoje fatkeqsisht…. eshte tmerr kur shkon ne zyra dhe shikon 98% te moshes 25 vjec. Ne takim u tha jeni me te kualifikuarit por mosha e tyre ishte shume e re…. pse nuk thirre pervojen?

  2. PHD ste ben pune - Qifja po says:

    Dakord zoti Rama ben sens kjo qe ju u kerkoni te rinjve, nderkohe qe.. dashnoret e Shpetim Idrizit vazhdojne bejne kerdine, tani nen emrin e Qifes ne Institucione jetike per shtresat ne nevoje. Blejne Peugeot luksoze me taksat tona, te destinuara per investime, blejne celulare te fundit, po me taksat tona destinuar per investime, blejne super kompjutera Mac (!!! i perdorin vetem per tetris as te shkruajne sdine) po me taksat tona tenderojne kuturru pa ju bere syri ” terr “se i mbron Qife i cameve” … vijne pa breke ne bythe e behen drejtoresha qe zhgryhen restoranteve gjithe diten, dhe me fondet e institucionit paisen me luks pa ditur as ti perdorin vetem se kane pimp Shpetimin alias Qifja.

  3. kleptofagos says:

    E ndoqa nje pjese te bisedes ne TV dhe nuk munda ta coj deri ne fund. Cdo njeri qe ka nje minimum eksperience ne administraten shtetrore, e kupton menjehere paaftesine e kryeministrit tone per te drejtuar shtetin. Shoqeruar kjo me megallomanine e llafazanit dhe delirin e demagogut qe beson se ky popull “ha bar dhe nuk i dorezohet demokracise”, kishte mbledhur disa cupelina dhe djelmosha “te konkurseve” per ti mbushur mendjen (nepermjet televizionit) publikut shqiptar se ai dora vete, kryeministri yne i nderuar, vetem ai, do ti zgjidhe te gjitha nyjet e zinxhirit te korruptuar te administrates shtetrore. Mbasi ligjeroi nje cope here te mire, ju drejtua “lepujve te stanit administrativ” per te marre mendime apo pyetje prej tyre (?!) Te gjoret lepuj u struken dhe nuk guxonin te flisnin. Atehere ai, i madhi fare, ju drejtua duke u thene: “Kur ju, qe ju kemi zgjedhur nder me te miret, nuk keni gje per te thene , atehere na mori lumi..” Ne fakt lumi na ka marre me kohe ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *