Artan Fuga falenderon Bashkinë e Tiranës: Kjo është Republika e Re

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy ditë më parë, akademiku i njohur Artan Fuga ngriti shqetësimin se në rrugën “Him Kolli” që lidh rrugën e “Kavajës” dhe atë “Myslym Shyri”, pati probleme me ujërat e zeza.

Por, brenda disa orëve, UKT ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin. Përgjatë natës, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës punuan për lokalizimin e defektit dhe nisën punën duke mos kursyer edhe mjetet e rënda.

Përmes një postimi në Facebook, Profesor Fuga falenderon në emër edhe të komunitetit të kësaj zone, punonjësit e Bashkisë të cilët u përgjigjën në kohë rekord ndaj shqetësimit të qytetarëve.

“Brenda natës bashkia e Tiranës e vuri gjendjen në kontroll në rrugën “Him Kolli” që lidh rrugën e “Kavajës” dhe atë “Myslym Shyri”.

Diagnostikoi defektin, dhe nisi punimet duke mos kursyer edhe mjetet e rënda.

Komuniteti falenderon punëtorët gjithashtu, që sakrifikuan gjumin e tyre dhe ndërhynë me profesionalizëm”, shkroi Fuga.

Akademiku i njohur thotë se përmes këtij veprimi, Bashkia e Tiranës tregoi se është e ndjeshme ndaj shqetësimit të qytetarëve të saj.

“Unë ëndërroj një qytet të ri, një republikë të re ku shërbimet dhe zyrat i përgjigjen 24 orë në 24 çdo telefonate qytetare, për ambulancë, për polici, për zjarrfikës, për riparim ashensori.

Si mbrëmë që bashkia vuri forcat dhe mjete që brenda natës ujrat e zeza të ndalen në një lagje të rëndësishme të Tiranës.

Unë doja të ndalja fekalet për të mbrojtur komshinjtë e mi, por provova edhe nëse ka mundësi dhe ndjeshmëri bashkia për t’u përgjigjur apo fle gjumë. Ajo u përgjigj.

Unë nuk jam naiv, por ne qytetarët duhet të arrijmë që të zgjedhurit tanë, nëpunësit që i paguajmë ne, i heqim ne, i rrisim ne, i edukojmë ne, të na përgjigjen në çast.

Ky është qyteti, kjo është republika e re, jo shteti i matrapazëve, servilave, dembelëve, turkoshakëve, mashtruesve”, shkruan Fuga.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/fuga-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/fuga-1.jpg","attachment_id":"736041"}]
        
        Loading...
        

17 komente në “Artan Fuga falenderon Bashkinë e Tiranës: Kjo është Republika e Re”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë

  2. Emigrante says:

    Po pse s’flet ti a i uruar, ti dashke kohen e monizmit. S’e keshtu dilnin dhe ne kohe te xhaxhit ne mes te nates te rregullonin defektin. Kurse ne Europe e kapitalizem, kur ke nje difekt, merr nje takim, le nje orar, vjen ai xhaxhi puntori kur ti teket vet, mundesisht ta presesh ti e te te iki dita e punes, dhe pasi e rregullon duhet te paguajne te gjithe te prekurit per demin. Puntoret ketej kane te drejta te rregulluara e s’dalin me mes te nates te rregullojne gjera. Vetem ne qofte gjendje e jashtezakonshme. Po ne Shqiperi aspirojne komunizmin dhe as nuk e kuptojne.

    1. vezhgim says:

      Ti nuk je emigrant.Ty të kanë emigruar trutë!

      1. opa opa says:

        Ajo thote te verteten! Ti s’ja ke idene 🙁

      2. Emigrante says:

        Po me mire te emigrojne trute, se te mos te kesh fare si puna jote. Shendet!

  3. Milo says:

    Hajde fyell hajde.
    Ti je i pershtatshem per emisionet e Canit. Ball i kazanit

  4. Arber says:

    E paska dredhur ky kameleoni!?

  5. ladi says:

    O Kurva Emigrante qe spo te kuptoj cfar thua,Kerkon te perligjesh sorollatjen,korrupsinin,talljen me kete popull se kjo qe u be qenka e ngjashme me kohen komuniste,edhe koha kkomuniste kishte 90% gjera me te dobishme per popullin se sa ka sot dhe jo kurverillekun tend.

    1. Emigrante says:

      Ne fakt u mendova disa here qe ti pergjigjesha ketij komenti kaq banal qe pervec shkalles se ulet te kultures, tregon dhe shkallen tend te ulet te inteligjences. Por po te pergjigjem pak a shume per te qetesuar shfryerjen tende te injorances. Une komentin e bera duke patur ne mendjen z.Fugen qe nga nje ane bene si i djathte, por nga ana tjeter i pelqen kur shteti i rregullon rruget ne mes te nates sic do ndodhte ne nje shtet te majte, ose komunist. Pra qejfin e ka si kapitalist por nga nje ane para s’paguan. Ne Shqiperi njerzit presin nga shteti cdo gje dhe e duan ne moment, por ne nje ekonomi tregu, ti duhet te paguash, te presesh dhe shteti vjen kur do vet e jo kur do ti. Por kete njerzit s’e kuptojne, sepse s’kuptojne qe sherbimet ne kohe reale qe kemi patur gjate kohes se komunizmit, kane qene nje luks. Dhe bota s’eshte keshtu.

      Nejse kot po te shpjegoj, s’e nuk besoj se ti do kuptosh. Kurse fyerjet tregojne medioktritetin tend, qe ndonese nuk njihemi s’ke nevoje ta shprehesh.

  6. Fidel says:

    E beri per reklamen qe do t’i8 beje ti,o Fuga,se ne Yzberish(KMY) banojne 50 mije vete si ne Kalkuta ku Bashkia e Tiranes nuk ka investuar asnje lek per rrugemkiopshte,cerdhe apo lulishte!
    Nuk hapim dot dritaret,nuk nderim dot rrobet ne ballone se te mbyt pluhuri i rruges se pashtruar !
    Plehrat dhe qente rrugace kane mbushur te gjithe hapesiren,uji vjen vetem nje here ne ditre ne oren 18.00 dhe jo i pijshem sic e paguajme me fature,por uje vetem per te lare wc-ne!
    Sa here qe bejme dush,na kruhet lekura se uji do jete i infektuar!
    Dhe kulmi se zoti Veliaj nuk thote asnje fjale per keto halle se sipas tij ne nuk hyjme tek planet e Bashkise se Tiranes se na quan “RRETHINA”!
    Cdo muaj mbi 50 mije banoret e lagjes tone paguajme ne faturat e ujesjellesit miliona leke per pastrim,gjelberim dhe arsim,por keto 2 vjet ne Yzberish Bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,lulishte,rruge te shtruara etj,pra leket tona i ka shpenzuar atje ku reklama e tij ishte me e garantuar!
    Mbase edhe se do ta kene paguar ryshfet qe ben 22 rruge ne Shkoze dhe asnje rruge ne Yzberish!

    1. Ti o fidel kastro qe erdhet nga malet e fushat me balte na e bete Tiranen moot dhe tani keni pretendime dhe na doni te gjitha gati per nje dite apo nje vit.Erdhet me opinga dhe na jeni bere me firmato gabi .Po nuk ju pelqeu corba qe gatuat per 27 vjet vish opingat edhe ik nga ke ardhur.

    2. Emigrante says:

      Sa perqind te taksave paguan ti per Bashkine? Per nivelin e kontributit qe shqiptaret japin ne shtet, marrin me shume sherbim sec japin. Me ca mendon se behen rruget me shpirtin e shenjte? Po rrjeti i ujit te pijshem me cfare behet kur bashkia aq buxhet ka? Ne kohe te monizmit eshte bere me pune vullnetare. Tani robte mendojne si idiot qe puna vullnetare eshte turp dhe rrine pine kafe. Ndonese aty ka korrupsion, vjedhje e me the te thashe, prape se prape me buxhetin qe kane bashkit shyqyr qe i hedhin nje dore asfalt rruges.

  7. Cuni i Tirones says:

    Tani po e kuptoj se perse per tubin e fekaleve ne lagjen tone, UKT na la 5 dite pritje ?!
    U paska dashur qe “nje personalitet” te shkruaje per “punen e paepur ” Bashkise.
    Sa paska rrene pazari i ketyre intelektualeve : nje shkrim = nje tub haleje i mbyllur.
    Sa turp !

  8. Fekalet u eliminuan por fekalet komuniste si puna e jote edhe atij emigrantit qe thote gjera roma pertoma nuk eliminohen.

  9. uskania says:

    Ky EMIGRANTI, edhe lypës rrugësh po të ishte, nuk do kishte këtë gjendje mendore.

  10. daja says:

    Ooooooo Fuge, je zgjuar apo ne anderr, “republika e re iku per lesh, se sja pelqyen leshin, le te permirsoi rracen e dhenve per nja 8 vjet, mbase i shitet leshi mbrapa. Me than drejte ene ti po iken per lesh o Fuga i mjeruar.

  11. Peço says:

    Kaq të turpëruar e ndjen vehten që hëngri dokrrat e Lul Bashës për ” Republikë të Re”, sa do të tregojë që përkrahjen e dhënë për Bashën e kishte se beson në të tillë Republike që u pëtgjigjet nevojave të qytetarëve si në këtë rast. Por ty , o mjeran, nuk të mjaftoi karërvjeçari i Bashës për tu bindur se ai nuk është i aftë për asgjë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *