Braçe për PD-LSI: Dilni në Opozitë! Jeni në pushtet, nuk ikni për qamet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe i bën thirrje PD dhe LSI që të dalin në opozitë pasi sipas tij janë në pushtet edhe pse thonë që do të bëjmë opozitë frontale.

Me anë të një postimi në facebook ndërsa kujton debatin për rritjen e ujit të pijshëm, Braçe i thotë opozitarëve që… “Thani pishinat tuaja ne Tirane. Ne nje moment te veshtire si ky, eshte akti me i pergjegjshem qe mund te beni”

Postimi i Braçes

Patjeter, Opozite frontale, Opozite totale, Opozite te papare, te beni! Pas votes se shqiptareve, e keni detyrim te beni kete!

Por deri atehere, beni dy gjera te thjeshta;

E para, dilni ne Opozite! Jeni ne pushtet, te gjithe qe thoni se jeni ne Opozite, jeni ne pushtet, madje keni shumicen ne pushtet.

Dhe nuk ikni per qamet! Rrini aty e nuk levizni, per “doren e fundit” natyrisht!

Me rezulton qe eshte dore tamam kjo e fundit, kudo, per fat te keq nuk po u ndalon kush, aq sa verifikimi i kesaj “dore” duhet te jete prioriteti i 11-te shume shpejt! Te dyja opozitat bashke.

E dyta, per kete kauzen e ujit, beni nje gje akoma edhe me te thjeshte; Thani pishinat tuaja ne Tirane. Ne nje moment te veshtire si ky, eshte akti me i pergjegjshem qe mund te beni, kontribuoni qe tu besojne:

Thane pishinat tuaja, kursejeni ujin! Imagjinoni, Papa ne Rome, urdheroi mbylljen e shatervaneve te famshem te Vatikanit, ne shenje pergjegjshmerie natyrisht. Se beni dhe si besimtare ju!!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Braçe për PD-LSI: Dilni në Opozitë! Jeni në pushtet, nuk ikni për qamet”

  1. Zgalem says:

    Rreth termit , “Opozite e forte “
    Te njofesh artin e te berit opozite , eshte e veshtire , sa dhe vete arti i qeverrisjes . Pluralizmi shqiptar nuk eshte shquar per ndonje cilesi te mire qeverrisje dhe akoma me pak eshte shquar per artin e nje opozite krijuse dhe tolerante . Opozitoret shqiptare jane vrare me plumba te policise . Ky fakt tragjik iu ka vene vule te pa shlyer kriminaliteti , qeverrisjeve pluraliste te tranzicionit .
    Vota popullore , ne te gjitha kohrat , ka synuar ndryshim te qeverrisjeve para ardhese , sepse qeverrisja , dashur pa dashur , konsumohet . Pare ne kete kenveshtrim duhesh te pritej , qe opozita e djathte , te merrte pushtetin ne zgjedhjet kuvendore te 25 Qershorit 2017 . Jo vetem , qe kjo nuk ndodhi , por vota popullore i dha te tere mundesine te qeverrisi e vetme PS e Edi Rames , me 8 ndenjese deputeti me shume se mandati para ardhes . Vota popullore eshte kulmi i drejtesise njerezore . Po cili ka qene qendrimi i opozites , gjat mandatit te pare te qeverrise Rama /1?
    Aksioni i opozites se djathte , ka qene diametralisht i kundert me natyren e verdikti te 25 Qershorit . Si rregull opozita fillon me femonemin , qe e ben ceshtje te mases se gjere dhe zbret te subjekti . Opozita berishiste gjithnje e ka anashkaluar fenomenin. Eshte marre me subjektet . Subjketi ka qene E. Rama dhe Minisrtat me te shquar te tij , Saimir Tahiri , Ilir Beqia , Lindita Nikolla .
    Qysh ne konstituimin e Qeverrise Rama /1 , opozita dhe lideri i saj , Sali Berisha , spjeguan se populli pat votuar gabim dhe Qeverria do te binte shume shpejt . Kete opsion e mbeshteten fort , sa qe nuk pranuan te zhvillonin ndonje analize te humbjes , brenda vetes , per t’u orientuar se c’do te benin ne te pritshmen opozitare te tyre.
    I kishte dehur shume pushteti 8 vjecar. Ne fjalimin e dorheqjes , nga Sali Berishes , si kryetar i opozites se djathte , midis loteve te tij , u dallua dhe shprehja se do te zhvillonte nje opozite te forte . Do te punonte 12 ne 24 ore . Termi opozite e forte nuk ishte degjuar me pare . Mbiemrin ” i forte” , shqipja e vendos , pas emrave gur , dru dhe vecanerisht , pas emrit “koke “, nga del dhe emri i perngjitur, kokeforte. Tani kemi dhe togfjaleshin , opozite e forte . Ndodhi nje pasurim i gjuhes se folur dhe te shkruar .
    Saliu e mbajti fjalen . Ne te kater vitet e mandatit te pare Rama /1, nuk rreshti se foluri kunder qeverrise , kryesisht kunder Kryeministrit ne detyre . Per ta bere sa me tragjike situaten , e ktheu foltoren e Kuvendit , ne tribunen e tij personale . Foli pa asnje kufizim , drejt perdrejt kunder , Edi Rames dhe bashkepuntorve , si njerez , pastaj si funksione . Nuk i mungoi asnjehere hapesira , nga ish kryeparlamentari , Meta , qe pa turpesisht , kishte dekllaruar zyrtarisht se nuk do te kete kufizime , per Doktorin . Po rregulloria e Institucionit me te larte te shtetit ? Perpara kapricove Berisha – Meta , ndalet edhe Globi . Ky eshte gjykimi i ketyre te dy politikanev te ardhur nga 1990 . Eshte ne metoden e tyre te punes , te privatizojne institucionet e shtetit .
    Subjektet , qe jane sulmuar nga Berisha , nuk pretendohet se jane te pa gabushem , por jane me te perparuarit , krahasuar me cilendo homolog te ketyre 27 vite tranzicion. Kjo vertetohet me anlizen e punes se tyre sot , por dhe po te analizohet, pas 30 vjetesh . Shifrat jane kokforte. Ka ndryshime rrenjesore ne perparimin terresor te vendit , vecanerisht te Tiranes , Te policise , shendetesise , dhe arsimit. Kete perparim e noterizoi vota plebishitare e 25 Qershorit . Opozita , pa vleresuar si eshte zhvilluar fenomeni , ka zbrazur te tera baterite , kunder subjekteve , duke hedhur balte , kryesisht mbi personalitetin e tyre dhe aspak , per punen . Nuk behet fjale , qe te jete bere ndonje denoncim ligjor , sepse retorika opozitare eshte dominuar nga intriga dhe shpifje .
    Ajo qe shofin te mencur dhe te marre eshte fakti , qe Qeverria ka zbatuar shume reforma transformuse , ne dobi te vendit , por mbi te gjitha policia , shendetesia , arsimi , mjedisi dhe territori , kane zhvillim , qe duket pa lupe . Opozita thote krejt te kunderten .
    C’borc u ka populli ketyre politikaneve me funksione te larta , t’u degjoi , pa pushim , mengjes –darke , shpifje , sajesa , mashtrime ? Opozita e mandatit Rama /1 ka shume gjera per te korigjuar , por ne ditat e para te mandatit Rama /2 , kreret e rinj opozitare po vijojne me termin berishist “opozite e forte “. Vete cadra e lirise ishte nje opozite e forte , qe kerkonte te merrte pushtet ne tavoline , me argumente fallce dhe me dhune te pa pare. Dhune nuk eshte vetem “Revolucini berishist demokratik “ por dhe mbajtia e cadres 2 muaj, pa leje ne qender te Tiranes .
    Kur shofim , pas mbylljes se cadres , deputet e opozites te kapardisur dhe te kollarisur , na duken jashttokesor . Jemi mesuar t’i shofim neper kryqezime rrugesh , duke goditur makinat me gure dhe duke shpuar goma makinash . Me shume se sa opozitaret PD iste , termin e perdorin drejtusit kryesor te LSI se sotme , opozitare . 3 kryetaret e radhes , cifti i kryetarve , Meta dhe kryetari tranzitiv , Vasili , pasuruan me tej fjalorin rrugacor te opozites aktuale . Vasili e vlereson me zero qeverrisjen Rama , kryetaria aktuale , Kryemadhi , jo vetem , qe e vleresoi negativisht qeverrine Rama /1 , por kerkon , qe mjekesia kopetente te japi raport , per gjendjen shndetesore te tij. Gjithcka eshte kurdisur dhe frymezohet nga platforma opozitare , Berisha , qe e coi PD ne asgjesimin qe po perjeton.
    Populli nuk ka se si te bjeri ne nivelin e gjykimeve rrugacore te opozites me origjine berishiste dhe te njesuar me opoziten e LSI , qe eshte i njejti variant . Qeverrisja matet me shifra dhe nga vleresimet e monitoreve nderkombetare , tendencat , per opoziten e forte , perkthehet opozite zhurmuse . Shpifjet , bertimat, sajesat e pa bazuara , behen shendet per mandatin e dyte te qeverrisjes Rama . Ena bosh tringellin me shume . Nuk ka opozite te forte dhe te dobet , ka vetem opozite konstruktive , qe mbeshtet hallet e popullit dhe i ben ato , pjese te pa ndare te programit opozitar . Vota popullore monitoron rrepte si qeverrisjen dhe opoziten . Zgalem

  2. Besmir says:

    Vetem nje injorant si Bracja mund ta thote kete. Qe lsi dhe pd duhet te jene ne opozite nuk diskutojet. Por o toc kuklle shteti nuk eshte si te doje ty menderja.Kjo eshte faze tranzitore dhe duhet te mbyllet me ardhjen e qeverise se re ne shtator.Imagjinoni ne Shba ti thoshte Trumpi Obames ik qr ne nentor se je opozite.Skandal keto deklarata idiote.Cte thuash per kete pekinezin.

    1. I pandehuri says:

      Beskeq…..me mire! Nuk me rezulton qe PD te kete fituar zgjedhjet me 2013….. e megjithate ka 6 ministra ne qeveri, qe sipas marreveshjes politike te 18 majit, me 26 qershor duhet te shkonin andej nga erdhen! Por jane te pacipe, te babezitur e te pandershem politikisht. Ndersa persa i perket atyre te LSI-së, ligjerisht nuk kane pse ikin, por ndergjegja politike te shtyn te japesh doreheqjen dhe pike! Lere Renato Ameriken se atje ja pin doreheqjen edhe per shume me pak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *