Kryeministri flet për Qeverinë Rama2: Emra të rinj patjetër, do bëjmë një qeveri të vogël

29 Korrik 2017, 12:31Politika TEMA
Kryeministri flet për Qeverinë Rama2: Emra të rinj patjetër,

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për InTV, ka rrëfuer për veten, jetën personale, por sigurisht edhe politikën.

I pyetur për kabinetin e ri qeveritar që ka deklaruar se do jetë gati në gusht, kryeministri ka thënë se ajo që do të formohet do të jetë një qeveri e vogël.

“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj,  do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”- tha ai.

Pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar. “Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.

A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër.

3 komente në “Kryeministri flet për Qeverinë Rama2: Emra të rinj patjetër, do bëjmë një qeveri të vogël”

  1. like says:

    po s´pati investime te huaja lodhesh kot zoti KM. Kursimet ne qeveri e burokraci e lehtesojne punen por prosperitetin e sjell ligji e shkembimi i mallrave. a gjen dot prodhues ti sjellesh? he te keqen, ata na shiko tashti.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Une jam I shqetesuar per “qeverit e vogla”,jo ate te kryeministrit,por ato te deputeteve,ne zonat ku kane fituar !
    Para fushate,disa deputet ofruan eksponent te djathte,duke i emeruar drejtore,ne sektor ku profili,shkolla,vitet e punes,nuk perputhen me asnje ligj dhe udhezim.
    Ne pergjithesi drejtoret jane me testa partie ,ku niveli i tyre eshte shume i ulet ne krahasim me personelin !Nga keta drejtore mos prit rezultate z.Kryeminister.
    Po e emeroj deputeti,nuk ka zot ta kthej mbrapsht

  3. populli D.V. says:

    Aman o z. Rama ,ate Lindita Nikollen dhe Milena Hariton, ju lutemi mos i beni pjese te kabinetit qeveritar,na i kane sjelle zorret te gryka ,po u derdhen nga xhepat,parate qe kane marre nga emerimet qe kane bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje