VIDEO/ Rama në një rrëfim ndryshe, tregon 5 datat më të rëndësishme në jetë: Ja raporti me gruan, fëmijët dhe nënën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në një intervistë ndryshe të fokusuar më shumë te jeta jashtë kostumit të politikës, Edi Rama ka rrëfyer disa sekrete të vogla.

Duke nisur që nga aredimi i zyrës dhe ambienteve në Kryeministri, Rama ka thënë në një intervistë në “IN tv” se aty ndodhen dy kosha për të luajtur basketboll një në paradhomë dhe në një zyrën e vetë.

Ndër të tjera, ai pohoi edhe një detaj tjetër.

Datat që ai ka të fiksuara në mendje janë pikërisht ato të anëtarëve të familjes së tij.

Basketbollin nuk e keni ndarë, ku ndodhet koshi?
Një kosh basketbolli është në paradhomën time dhe një në oborr. Nuk besoj të ketë ndryshime ne zyrën time në këtë mandat.

Kujt ja mban mend vetë ditëlindjen, pa ta kujtuarkush?
Ja mbaj Lindës, Zahos, Gregut, Reas, Anetës dhe Olsit.

Kush janë njerëzit e tu të besuar?
Investoj besim tek njerëzit, pra e filloj nga besimi. Nga investimet që janë të suksesshme dhe jo te sukseshme. Por unë investoj besimin tim dhe pres të kthehet.

Gjatë intervistës ndër të tjera, kryeministri ka folur për komentet lidhur me veshjen e tij në Trieste, sidomos për atletet e famshme për të cilat e shigjetuan pa fund dhe e akuzuan për prezantim jo dinjitoz.

E për këtë rast, kryeministri Rama tregoi një sekret, gjatë komunikimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilit i dhuroi një palë atlete si të tijat, pasi ai ia kishte kërkuar.

“Mund t’ju zbuloj një sekret të vogël, presidentit të Francës i çova një palë atlete se i pëlqyen shumë, i do këto i thash, apo një palë si këto, më tha një palë të tjera se këto nuk më bëjnë. Sa e ke numrin i thashë, dhe i dhurova një palë dhe ai u gëzua”, tha Rama, duke shtuar se Macron e ka numrin e këmbës 44, kurse ai 46.

Gjithashtu Rama gjatë intevistës  ka zbuluar se kur do t’i marrë pushimet për këtë verë.

Mesa duket Rama po i  qëndron besnik fjalës së tij se pushimet do t’i kalonte në Shqipëri dhe kështu kryeministri ka zgjedhur Dhërmiun.

Këngët që ju kanë lënë mbresa?

Unë dëgjoj muzikë klasike dhe jam i vjetër për shijet e muzikës. Si psh Jazzi dhe The Beatles.

Ju mungon periudha e kohes që kalonit në Paris?

Jo nuk më mungon asgjë nga ato që kam bërë, por nga ato që nuk kam bërë.

Ku do i kaloni pushimet?

Në Dhërmi. Do i marr në 1 gusht.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *