Shkojnë bashkë ato, o timonier lundërthyer!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Kjo loja e Edi Ramës se kush korrupton me shumë, sistemi apo njerëzit, më kujton atë anekdotën “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Kur donte ta shtrydhte sitemin dhe ta vinte të gjithin në shërbim të vetes, thonte se vetëm ai është problemi, por njerëzit “e shkret딑 nuk kanë faj. Edhe kur ata “fakirët” qëllonin të ishin bajlozë të babëzisë dhe kampionë të grabitjes së taksapaguesve shqiptarë.

Madje edhe kur ishin kapur në flagrancë me korrupsion në dorë, sërish ishin të amnistuar, për shkak të alibisë së sistemit.

Tani qe, edhe me ndihmën e Lulzim Bashës e ka vënë të gjithin nën thundër, thotë se janë njerëzit që korruptohen dhe korruptojnë, ndërkohë që sistemi është në rregull.
A thua se sistemi ka rënë nga qielli dhe njeriut thjesht i duhet pak kohë që të përshtatet, por nuk po e bën dot siç duhet.

Në fakt sa herë që i ndan të dyja, aq herë nuk ke ndërmend të ndreqësh dicka, por thjesht po kërkon të mjelësh edhe pikën e fundit të qumështit të korrupsionit, në të gjitha hallkat e sistemit. Sepse nuk ka asnjë reformë të përkryer, që do të ishte ilaçi çudibërës për të zhdukur si me magji semundjen e korrupsionit të administratës.

Po aq sa nuk e justifikon asnjëherë mungesa e ligjeve të mira epideminë e grabitjes së fondeve publike nga hordhia e hajduteve dhe e gjobvënësve të pushtetit. Të cilët, nën udhëheqjen tënde, sidomos në 4 vjetët e fundit, janë bërë të papërballueshëm.

Shkojnë të dyja bashkë ato, zoti kryeministêr! Reforma, nga njëra anë, dhe luftë pa kompromis ndaj të korruptuarve, në anën tjetër. Sa herë përpiqesh t’i ndash, aq herë na bien këmbanat e alarmit, që jo vetëm nuk e ke seriozisht, por më shumë se je duke u përpjekur të gënjesh trashë. Raportin një qeverie me korrupsionin nuk e përcakton në asnjë rast, as fantazia dhe, as intelekti i kryeministrit.

Sidomos në rastet e dëshpëruara kur perceptimi popullor është i tillë që qeveria konsiderohet si problemi më i madh dhe asnjëherë si zgjidhje. Dhe ky është fiks rasti ynë.

Është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, ajo që e përcakton. Mjafton që të shikojne se si sillet me fenomenin kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe korrupsioni, në mos do të zhduket, do të stopohet apo do të zvogëlohet.

Por unë nuk kam asnjë shpresë se ti mund ta bësh këtë, sepse nuk mund te jetë më shumë shqetësim një drejtor hipoteke, qoftë ky edhe i superkorruptuar, se sa, fjala vjen, një ministër që nënshkruan një konçension qindra milonësh.

Apo edhe ndonjë drejtor i përgjithshëm, sado grykës dhe famëkeq qoftë ai, në raport me vetë kryeministrin, i cili është dispeçeri i të gjitha aferave dhe skandaleve të një qeverie të korruptuar.

Ndaj leri akrobacitë, Edi Rama, por mbaje drejt timonin, që ta kanë lënë, për të keqen e të gjithëve, ta drejtosh i vetëm! Mos dredho kot, herë duke treguar me gisht sistemin, e herë duke e bërë me dorë nga njerëzit!

Reformimi i shoqërisë është një proces dinamik, ku ndryshimet për mire ndodhin vetëm atëherë kur ka vullnet të fortë politik. I cili deri tani mungon krejtësisht, sepse ti nuk ke ndërmend të ndërtosh një sistem të korracuar antikorrupsion dhe as një administratë të përkushtuar, që i largohet përdite e më shumë tundimit dhe zakonit për të futur duart në xhepat e qytetarëve.

Ti thjesht do që të na vizatosh dhe ngjyrosësh fasadën e një Shqipërie, qe nuk ekziston në realitet, por që po përpiqesh të na e imponosh si të vertetë, thjesht dhe vetëm me iluzionin, se bota nuk ka rëndësi si është, mjafton që të dish ta paraqesësh.
Kjo nuk pi ujë askund, dhe Shqipëria nuk mund të jetë kurrësesi përjashtim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

33 komente në “Shkojnë bashkë ato, o timonier lundërthyer!”

  1. Gjini says:

    Mos i “harxho” këto këshillat e tua të vyera për Ramën, shko e futi në punë në partinë tënde, PD, apo nuk të dëgjojnë më atje?

    1. Grigor says:

      Hallin e timonit mos e qaj
      E ka vete kundertari
      Shiko veten se je bere per vaj
      O Astrit koqe kandari

    2. spartaku says:

      Gjin! Te gjithe keta te pd-ke nga bytha flasin.Edhe Astrit Patozi,kur flete,duket sikur dhjet,qe t’a haj vete.

  2. Fadili, Malesi e Madhe says:

    “Lunderthyer” ngaqe mori i vetem 74 deputetë, o Astrit !?. Behu nje here burre dhe thuaje nje te vertete, o Astrit ! Te lehësh ne drejtim te hënës, eshte mundim i kote, o Astrit !Ti je produkt i nje partie, e cila eshte ne grahmat e fundit,prandaj hesht me mire, kur s’te pyet njeri. Ne mbyllje po te kujtoj dy vargje nga poeti persian Saadi :
    Nuk perleshen kurre dy njerez me tru,
    As nje i mençur me nje mendjehu…

  3. Aseni says:

    Ky Asfriti edhe kur flet edhe kur shkruan, duket sikur qan.

  4. Devolliu says:

    Te kishe tru do kishe qendruar ne partins tende. Por ti je nje zhuls qe di vetem i te besh floket me brillantine. Ke dhe nje merite se mbivlereson vetveten.

  5. valentina says:

    vetem nje pyetje kisha per ju o patos ndershmeria, me mire me dhene nje koncesion, apo me vendos nje drejtor grabitqare i cili puneson me dhjetra hajdute qe zbatojne urdherat e tij duke ju kerkuar perqindje,i vetmi gabim i Rames ishte se kete qe ben tani duhet ta kishte bere qe ne mandatin e pare duke e filluar nga farefisi juaj patoz qe i ke mbushur me njerez shume te afte.

  6. Populli says:

    Astrit je hipokrit, sic ke emrin, njesoj si gjithe fara e keqe qe perdori emrin “demokratike” si kostum. Hipokrit i ndoshta me i ndyre je ti, qe si deputet i Gerdecit apo gerdecar ne origjine, nuk di nga e ke rracen, te pakten duhet te kishe dhene doreheqjen nga te gjitha funksionet politike per krimin me makaber qe beri qeveria e Partise fantazem ku ti ishe nenkryekar. Po te kishe bere kete doreheqje dhe te ishe bere opozitar i asaj partie sic hiqesh sikur te dhemb zemra per popullin, do ishe deputet i perjetshem i Grdecit e Vores, jo palacua i atij rajoni. Turpi te mbulofte!!!

  7. Shqupisti says:

    Po si sju vjen turp,u ju katandis kaposhi nje thele dhe nuk fituat asnjehere si force politike.po e mbajtet ashtu si dinit ta mbanit,dhe keni kurajo te na beni dhe moral dhe te na jepni mend se cduhet te bejne te tjeret,se sju pane te tjeret se cdini te beni ju,sa i kishe ofiqet e sigurta su ndjeve zotrote,kur e pe qe te iku karrikja u bere trim,per nje burre te mencur duhet te kete parasysh nje shprehje te popullit~qe ku hane e ste ftojne dhe ku flet e ste ndigjojne,ik sa sje vone~.

  8. klimi says:

    O.titi.gjej.vendin.e.qaji.e.ky.vend.eshte.
    ne.xhami.kishe.dhe.ne.teqe.o.merhum
    keshillat.tuaja.nuk.vlejn.as.ne….

  9. Specialisti says:

    Shyqyr..qe na hape syte o Titi….😂😂😂😂😂😂

  10. tit katunari says:

    Si berishist i bindu
    r ti nuk do ta ngreshe kurre koken me o Tit katunari. Jua futi Sala me Bashen sa krahu dhe tani lehni si qent rrugac.

  11. tit katunari says:

    Si berishist i bindur ti nuk do ta ngreshe kurre koken me o Tit katunari. Jua futi Sala me Bashen sa krahu dhe tani lehni si qent rrugac.

  12. Peço says:

    Ore, do tja vë në dukje, (se ndoshta e lexon komentin) pse e nxjerrë atë gjuhë porsi gjarpëri, kur flet ky njeri? Mundohu, dreqi e mori, se ndoshta e heq si zakon, sepse të lë një ndiesi të keqe kur të shikon. Dhëntë zoti të mos ma marrësh për të keq si vrejtje.

  13. NJE POPULL says:

    C’ke me Ramen o Astrit , ja u futi populli , nuk e kuptoni akoma ,apo s’ju kane kaluar dhimbjet akoma ? Nejse se haruam, se ty s’te le rehat as Luli , se edhe ky t’a nguli . Nga e keqja e ke dhe ti , se po te hapen plaget si me bresheri . Ajt mo, se do te kaloje ,vetem kurajo, t’a ketheni dhimbjen ne force . Ama dhe ti nuk rri rehat vete , sa ju ze plaga koricke, fillon e kruan . Rri o rehat c’te duhet, apo te te maise . Akoma nuk e ke kuptuar, qe ty nuk te pjerdh njeri me ne PD, e jo me ne popull . Reatohu Astrit suksese !

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Astriti ka pervoj ne korupsion,ai duhet respektuar per ato qe flet,te gjitha i ka fakte te korupsionit demokrat,po ju keshillon, luftoni seriozisht korupsionin.
    Korupsioni eshte nje bashkim ngjyrash ne fasade,bashkohen e shkrihen si me magji.
    Rama duhet pershendetur,per inisiativen e luftes kunder korupsionit,ku ne fund do te matet dhe serioziteti i kesaj lufte,populli do ta vlersoj me vote.
    Administrata qe do punoj,per te luftuar korupsionin,duhet e pakoruptuar dhe teper profesionale .
    Si ka mundesi qe qeverit jane nderruar , doganieret dhe tatimoret JO ??????????
    Ka doganier qe me 1991,te pa “koruptuar”njeri u largua,u be deputet !.
    Mund te na jap pergjigje ministri i financave !!!!

  15. Edi says:

    Ik or loqe ti ske bythe te luftoshe bashen ( shale ngjiturin) e meresh me ed in qe asnje NGA ju nuk i arin te thoi kembes yt legen tra futi basha qe eshte injorant

  16. Edi says:

    Ik or loqe ti ske bythe te luftoshe bashen ( shale ngjiturin) e meresh me ed in qe asnje NGA ju nuk i arin te thoi kembes yt legen tra futi basha qe eshte injorant o Tito patosi

  17. eni says:

    TITI, boll më!!
    Një VËRË në ujë bëre.!
    Ik me pushime të gjata,😀😀, katër vjeçare😜😜
    Merr dhe XHOZIN me vete, se na nakatos kur flet.!👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎👎

  18. Jimi says:

    Tapoz! “Te thyer” por Rama ama e ka nje lunder , po ti ama nuk ke fare, lunder jo e jo, por ti nuk ke as trap, or trap!

  19. Edheune says:

    Para ca kohesh kam lexuar nje shkrim , s’di se ku, ku nder te tjera shpjegohej se astrit patosi fjale per fjele do te thote: gjarper qilari. Qilar ne shume krahina i thone vendit ku me se shumti prodhoheet pleh organik. Epo c’mundt prresh nga nje gjarper qe jeton ne plera?

  20. zi says:

    Eshte e vertete opoziten po e drejton Rama,
    dicka nuk shkon , ju dha vota per te qeverisur jo per te bere opozite.
    Mbase sekziztojme dhe ekziziston vetem Ai,
    mbase eshte e kunderta.
    POr Patozi ekziston, dikur atje, mbase dhe tani strehohen kafshet shtepiake,
    nuk e ndjej akoma nese e ka kaluar kete faze, d.m.th,
    fazen e shkelqyer te bashkejetimit me kafshe.

  21. Vjosani says:

    Fantastike. Mbaroj Pyne me Bashed ky dhé gjen kohe per Ramen….Mos, o burre!!!! Se po le nam.Zgjidh nje hall njehere…ate tuaj in.

  22. Mihali says:

    Patozi,Jozefina,Luli,shkrimtari,Bodja e thyer(Shtamba e the)Apo Kaci qe sot hiqen si filozof dhe nxjerin fillozofike e matin veten me (hijen e mengjesit) por uluni ne tok mos ecni ne ajer,Tani qe kini humbur kini kohe te beni harime te bukura me hajdut,me te koruptuar,me vjedhes tenderash,etj etj akuza por fatkeqsit pa fakte.Kur akuza pa prova,pa fakt,nuk eshte me akuze por shpifje, trillim,hamendesim.Ajo qe beni ju thjeshte eshte nje hartim deshtakesh, eshte nje xhelozi per ate qe po punon qe nuk e arini dot prandaj just lehni sic thot nje koment me super”po lehni si qeni ne hen.”Keto qe shpfni per Ramen I kini ber vet kur ishit ne pushtet dhe kujtoni see bejn edhe te tjeret.
    Ju jini cinik dhe te pa afte,intrigant dhe cmiraxhi qe ju shkoni deri ne epilepsi.
    Ju jini menxyra e shoqeris shqiptare,me kuptoni se opozita nuk behet duke then vetem Jo por dhe duke then edhe ‘po’. 1.duhet te regulloni vet veten tuaj se ndonje dite edhe mund dhe duhet ber ligj ku te denohet cdo lloj akuze kur s’ka fakte prova.
    2.regulloni partin tuaj shikoni traun qe ju ka zen syt ,pastaj shiko qimen te syri I kundershtaret.
    3.Ju treguat me prova se nuk dinit te benit shtet,ndersa tani nuk doni ta lini edhe te there qe duan te bejn shtet.
    Cmiraxhinj,ngatrestar,te pa afte largohuni nga politika.Mos kendoni kengen e kukuvajkes.Ky eshte stacjoni just i fundit.Ju lutmi zbrisni treni do ecij perpara edhe pa ju.

  23. Mihali says:

    Patozi,Jozefina,Luli,shkrimtari,Bodja e thyer(Shtamba e the)Apo Kaci qe sot hiqen si filozof dhe nxjerin fillozofike e matin veten me (hijen e mengjesit) por uluni ne tok mos ecni ne ajer,Tani qe kini humbur kini kohe te beni harime te bukura me hajdut,me te koruptuar,me vjedhes tenderash,etj etj akuza por fatkeqsit pa fakte.Kur akuza pa prova,pa fakt,nuk eshte me akuze por shpifje, trillim,hamendesim.Ajo qe beni ju thjeshte eshte nje hartim deshtakesh, eshte nje xhelozi per ate qe po punon qe nuk e arini dot prandaj just lehni sic thot nje koment me siper”po lehni si qeni ne hen.”Keto qe shpfni per Ramen I kini ber vet kur ishit ne pushtet dhe kujtoni see bejn edhe te tjeret.
    Ju jini cinik dhe te pa afte,intrigant dhe cmiraxhi qe ju shkoni deri ne epilepsi.
    Ju jini menxyra e shoqeris shqiptare,me kuptoni se opozita nuk behet duke then vetem Jo por dhe duke then edhe ‘po’. 1.duhet te regulloni vet veten tuaj se ndonje dite edhe mund dhe duhet ber ligj ku te denohet cdo lloj akuze kur s’ka fakte prova.
    2.regulloni partin tuaj shikoni traun qe ju ka zen syt ,pastaj shiko qimen te syri I kundershtaret.
    3.Ju treguat me prova se nuk dinit te benit shtet,ndersa tani nuk doni ta lini edhe te there qe duan te bejn shtet.
    Cmiraxhinj,ngatrestar,te pa afte largohuni nga politika.Mos kendoni kengen e kukuvajkes.Ky eshte stacjoni just i fundit.Ju lutmi zbrisni treni do ecij perpara edhe pa ju.

  24. Boston says:

    Ky ska ci ben gomarit I bie samarit. Shiko punen tende o Astrit pastaj te tjetri. Po pres se cfare do te thuahs kur tete ARESTOJNE BABNE SHPIRTEROR O SERVILI I sales.

  25. Don says:

    Ky Patozi flet sikur PD ka fituar dhe Rama dhe PS ka humbur dhe eshte lunderthyer. O Patoz po a te punon llogjika apo jo? Duket sikur ke ikur fare nga ajo pak qeremendre mediokre qe te ka dhene perendia. Rama fitoi si kurre ndonjehere me qeverisje vetem te PS dhe jo me lunder por timonier Fregate, kurse PD nuk ka as lunder dhe PDistat po mbyten ne detin e harreses dhe te krimeve te SRB. Une besoj se Rama mori cilesisht vota popullore se sa vota partiake militantesh. Shpresojme qe ti mbaje premtimet dhe meritoje besimin e popullit. Ju si PD nuk keni te ardhme sepse ju nuk keni platforme politike per krahun e djathte ku pretendoni se jeni dhe se keni patur kurre ne 27 vjet. Ju jeni shkaterrimtaret e shqiperise keto 27 vjet. Ju qe supozoheshit te ishit mbrojtesit fanatike te prones private e perdhoset, shkaterruat dhe e grabitet ate duke zhdukur dhe tjetersuar mijra dosje pronash te ligjshme edhe pse 95% e shqiptareve kishin pronesi toke dhe shtepie. Tani qe ju pre rruga e vjedhjes se shtetit po hani kokat e njeri tjetrit deri sa te shuheni fare si fare politike. Te djathten e vertete do ta ngrene ish-pronaret kurse ju qe u pasuruat duke vjedhur duhet te dizinfektoheni njehere nga prokuroria dhe gjykata.

  26. fati says:

    Nje sqarim te thjeshte per Patozin. Rama i ka shpallue lufte si sistemit (riorgamizi i qeverise, instituciomeve, administrates, ashtu dhe njerezve qe korruptojne dhe korruptohen, siç po e shohim perdite. Kaq.

  27. Don says:

    O Patoz koti. Nuk mund te kacavjerresh pas Rames me fraza pa kuptim. Ti shiko te gjesh te drejtat e tua ne PD se me duket se ta kane mbyllur deren fare. Merru me problemet e partise tende sepse atje ka shume me teper se sa ne partine e Rames. Nuk ta mban suma te pohosh qe renia e PD erdhi si rezultat i miliardave te bera nga Saliu-Gita-Zeni ku lideri historik i beri nje mbyllje te suksesshme karrieres se tij prej hajduti dhe krimineli duke mbushur thaset me EURO dhe USD dhe depozituar ato ne bankat e Serbise dhe Hungarise. Nuk ta mban bytha te thuash qe PD e kalbi deri ne palce sistemin e drejtesise duke e vene ate ne sherbim te Saliut dhe Zenit e Argites. Ti Patos e shumta qe mund te komunikosh eshte ajo e tipit me rikoshete. Me Saliun nuk ta mban por e ke te lehte te jargavitesh me Ramen sepse e di qe Rama eshte paqesor dhe jo hakmarres. Rama more Patos nuk te ka asnje borxh dhe ti nuk ke pune fare me te. Ti je askushi. Nga cili pozicion flet ti tani nga pozicioni hicit? Rama mori besimin e shumices se popullit qe e votoi dhe ju fundosi juve si parti e deskritituar ne vjedhje dhe krime kunder shqiptareve. Megjithate mire e ke se po fole Saliu te con per gjah ose me sherbim ne Elbasan dhe ne kthim te ze nata dhe pastaj gjahtaret e Saliut bejne detyren. Ju si PD nuk e keni bere kurre analizen e humbjes dhe skeni per ta bere kurre ate sepse prapa perdes eshte ai doktor mortja me kame ne dore qe drejton de fakto dhe eshte me i rrezikshem se kurre tani qe i kane rrjedhur trute fare nga pleqeria.

  28. BUJARI JU DEGJON says:

    E paske pervetesuar e tejkaluar fjalorin e Saliut qe ke filluar ta shash…
    Se ai thoshte dikur “karrikethyerit” per Arben Imamin me shoke…
    Ti na ke “zbuluar” “lunderthyerit”…
    As per te kopjuar nuk dini…
    Mire thoshte gjyshja ime:”Minjte zihen me shoshoq por mutin e njeri-tjetrit e hane”…
    Ju befte mire,Astrit…

  29. pastrusi says:

    ky astriti do te hiqet opozitar i vertete dhe per ti bere qefin Sali Berishes e Shkelzenit, se me lulin nuk ben pazar ky njeri hpokrit e mat vehten me Edi Ramen dhe ndersa perpiqet te nxije perpjekjet e tij per te rregulluar gjendjen do te jape keshilla, po a mund te meren keto keshilla nga nj enjeri qe nuk e pyesin ne shtepine e tij. Edi Rames nuk ja fali kush pushtetin por e fitoi me aftesi dhe perkushtim ndaj fateve te vendit. dhe njerezit e thjeshte jane ne gjendje ta vleresojne kete pune.

  30. tomorri says:

    Me vjen disi keq per nje njeri qe akoma nuk di se çfar eshte,burre apo lavire.Je i pa pare pse nuk di as nga lidhet gomari dhe i qan hallin Rames qe eshte kaluare.Turp tu vije juve te bandes me emrin PD.Fundi do tju vije shume shpejte me shpejte se sa e mendoni ju dhe Salian kremineli.

  31. Koba says:

    O Patoz me duket se Nuk ke cfare i ben Gomarit dhe i bie Samarit(Po ta deshifroj: Nuk ke cfare i ben Lul SumKapucit ,qe i hengre Mune,po i bie Ed Rames) Vazhdon te dalesh HUQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *