Sos durimi te Barca: Neymar t’a ndajë mendjen!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sherr me Semedon në stërvitje, nëdërkohë që në Francë e japin akordin me Paris Saint Germain si punë të kryer, të gjitha indikacionet duket se e coujnë Neymar larg Barcelonës.

Braziliani vazhdon të heshtë , madje nuk foli mbi spekulimet rreth transferimit të tij të bujshëm as pas një shfaqjeje të shkurtër që bëri në Miami në një event të sponsorit Nike, ndërkohë që te Barcelona në prag të ndeshjes me Realin e Madridit të vlefshme për Internatinal Champions Cup shokët e tij të skuadrës , dy lojtarë simbol si Iniesta dhe Suarez kërkuan që vetë braziliani të shprehet në lidhje me atë që konsiderohet si transferimi më i bujshëm i kësaj vere.

“Neymar duhet ti bëjë gjërat të qarta sa më shpejt, për të mirën e tij dhe të skuadrës, – deklaroi Andres Iniesta duke shtuar , – për ne do të ishte dicka e shkëlqyer nëse do të qëndronte, është shumë i fortë dhe nëse do të jetë me ne do të na gëzojë shumë më tepër se 200 milionë euro, por zgjedhja është personale dhe gjëja më e mirë është që Neymar të shprehet:.

Në të njëjtën valë mendimi u shfaq edhe sulmuesi uruguajan, “El Pistolero” Suarez, që deklaroi. – “Afeksioni ynë nuk i mungon dhe shpresojmë që të qëndrojë pasi është një ndër 3 futbollistët më të fortë në botë, por duhet të jemi të gatshëm ti qëndrojmë pranë, si shokë, cilado qoftë zgjedhja e tij”.

I lodhur nga kjo situatë duket edhe presidenti Bartomeu që pasi në disa intervista gjatë këtyre javëve të fundit është shprehur se Neymar nuk do të largohet tani e shfaq hapur pasigurinë e tij, duke i lëshuar një mesazh Psg edhe për cmimin. “Duam që Neymar të qëndrojë, por ekzistojnë klauzolat dhe nëse ai ka si synim të shkojë te PSG duhet të na paguajë deri në euron e fundit të 222 milionëve, – tha Bartomeu duke vijuar, – Ende nuk kemi folur me të, por nëse largohet me paratë që do të marrim do të përforcojmë skuadrën”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *