Zgjedhjet e qershorit, Dashamir Tahiri rrëzon Bashën: Vendosi sovrani

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Tahiri, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, ka komentuar rezultatin negativ të opozitës shqiptare në Qarkun e Vlorës.

Gjatë një reagimi për Shqiptarja.com, ligjvënësi që përfaqëson interesat e komunitetit çam, ka renditur disa arsye se pse ai mbeti jashtë parlamentit të ardhshëm. Sipas tij, vendosja e dy personave anonimë në krye të listës nga Lulzim Basha në Vlorë dhe koha e pamjaftueshme për t’u organizuar, ishin dy arsye kryesore që Partia Demokratike u ndëshkua në Vlorë.

Shkaqet e renditura nga Tahiri nuk përputhen me pretendimet e Lulzim Bashës, i cili pas humbjes së zgjedhjeve shikon blerjen e votave me paratë e krimit dhe të drogës. Tahiri thotë se rezultati ishte vendim i sovranit. Ndërkaq, Tahiri ka përjashtuar kandidimin në të njëjtën listë me Vangjel Dulen si një ndër rrethanat, të cilat ndikuan në rezultat.

“Nëse do të garoja vetëm, do të isha pjesë e parlamentit të ri. I vetëm do të fitoja mandatin. Qenia me z. Dule në një listë, nuk ka asnjë lidhje me rezultatin. Kjo ishte një zgjedhje e koalicionit. Unë isha i detyruar nga koalicioni. Arsyet e këtij rezultati? Së pari, nuk kishte kohë për organizim. Koha ishte shumë e shkurtër. Së dyti, lista e kandidatëve kishte probleme.

Sidomos dy kandidatët e parë, të cilët nuk u votuan as në fshatrat e tyre. Pra, dy të parët ishin njerëz të panjohur, aq sa nuk i votuan as fshatrat e tyre. Së treti, ishte sovrani. Vendoi sovrani”, shprehet Tahiri. Deputeti në largim ka artikuluar një mesazh të qartë në adresë të Lulzim Bashës, teksa tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë i vetëm. “Siç të thash, po të isha vetëm, do të kisha fituar. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dal i vetëm”, tha Tahiri.

Lista e Vlorës
Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës kryesohej nga Agron Shehaj dhe Nada Mecorapja. Lista vijonte me Vangjel Dulen, Arben Ristanin, Dashamir Tahirin, Adriatik Alimadhin dhe Hariz Memën.

Arben Ristani dhe Dashamir Tahiri humbën mandatin e deputetit, ndërsa shpëtoi Vangjel Dule, për shkak të renditjes. Partia Demokratike mori vetëm tre mandate në Vlorë, Partia Socialiste tetë mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat. Pas humbjes dramatike, një grup anëtarësh të Partisë Demokratike të Vlorës, me anë të një peticioni kundërshtuan zgjedhjet pre kreun e PD, ndërsa kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Lëvizja e Tahirit
Dashamir Tahiri ka qenë pjesë e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitetit, por refuzoi vendimin e Shpëtim Idrizit për t’u afruar me qeverinë ‘Rama’, pasi mori disa mandate në si pjesë e listës së PD në zgjedhjet e 2013. Në këto kushte, Tahiri vendosi të qëndrojë në Partisë Demokratike. Ndërkaq, edhe vetë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri. Idrizi humbi mandatin e deputetit për vetëm 34 vota.

Anëtarja e Kryesisë së PD: Partia në dorë të rojes së parkingut
Demokratët vijojnë të jenë të përçarë dhe pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD.

Madje gjuha e ashpër dhe e helmët vijon të përshkojë gjithë infrastrukturën politike të PD, ku shkëmbimet e akuzave të rënda e deri në fyerje ndaj njëri tjetrit tashmë kanë fituar statusin e normalitetit.

Anëtarja e Kryesisë së PD në Durrës, Lorisa Ylli, akuzon rëndë Bashën se po përdor kamikazët e tij kundër zërave ndryshe në këtë parti. Anëtarja e Kryesisë shprehet Basha ka ngritur një strukturë të tërë për të goditur mediatikisht dhe në rrjetet sociale, deri dhe në fyerje, ata që mendojnë ndryshe. “Më vjen mirë që zyra e shtypit të Bashës e gjeti ushtarin për të më sharë.

Patjetër që gëzohem për Valterin që po i mësoni shkrim dhe këndim tani që ka hyrë në MAS! Por ju paska kapur fiksimi me hapje këmbesh të gjithëve si Republikë, nuk e kuptoj, ju ka lënë me trauma Republika e Re me sa duket! Karakterit tim i vjen anash Luli kështu sa për muhabet këtë meqenëse donit ta dinit… Por nëse ka ngelur fati i PD ta mbrojë ish roja e parkingut, ju uroj suksese.

Lul perëndimori qenka mangët për përthithje intelekti”, reagon anëtarja e kryesisë Ylli ndaj sulmeve që Basha, sipas saj, bën përmes një kamikazi dhe ushtari të tij të punësuar nga ministrja Teknike e Arsimit, Valter Meshi. Gjuha e të cilit është vërtetë e pandershme.

(Valter Meshi njihet si eksponent i dhunshëm në PD). Teksa shprehet se Republika e Re vdiq së bashku me Lulin, anëtarja e Kryesisë thotë se në PD kishte hyrë pa pasur parasysh emrat, por për vlerat që përmban partia e parë opozitare.

“Miq, faleminderit që më shkruani dhe më vlerësoni, por personi në fjalë është një hiç që nuk vlen. U mora vetëm që të kuptoni se çfarë pasqyron Republika e Re që unë e përbuz dhe fjala udhëheqës nuk ekziston as në parimet e mia dhe as në fjalorin tim. Dikur unë u anëtarësova në PD se gjeja veten jo për të gjetur Lulin dhe Valterin.

Zhgënjim i madh ku përfundoi PD, sot por është koha për të kthyer faqe. Me PD Republikë vdiq çdo grimcë demokracie…. Tashmë nuk ka rendësi se ku anëtarësoheni sepse të gjitha janë njësoj. Zgjidhni të paktën fjalorin e përmbajtjes. Ju përshëndes ! Mendimi i lire është vetë jeta”, shprehet anëtarja e Kryesisë./shqiptarja/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Zgjedhjet e qershorit, Dashamir Tahiri rrëzon Bashën: Vendosi sovrani”

  1. Kola says:

    Po te kishte halla koqe, do quhej xhaxha. Keta plehrat e partickave ndertuan nje sistem te qelbur, si mizat nen bishtin e kalit dhe kujtuan se atje do ioshin me te mbrojtur se kudo. Por u desh vetem nje pordhe e kalit qe te mos e merrnin vesh se ku do perfundonin. Shkoqja e tyre sa ka nisur dhe gallata vjen me pas. Keta sharlatane do mbeten per te mbushur shtypin me “sikuret” e tyre, por sikur s’ka me. Me popullin luajten boll. Tani e ka radhen populli te luaj me ta.

  2. CC says:

    KUR FLET EDHE CAMI INJORANT ,HAJDUT, SKAFIST ME 4 KLAS SHKOLLE E DIPLOMA FALLCO…………?????????????????

  3. vlonjati says:

    Degjo dhe shiko Dashi.Per Parlamentin e Shqiperise dhe per
    P D .mosqenija juaj ne kete Parlament eshte nje humbje e madhe.
    Si do te kete mundesi tani qe nuk jeni ju qe Parlamenti te ec perpara?
    Ti,aty ke zgjidhur shume nga problemet qe ka patur Parlamenti.
    Po hallet e popullit,kush do ti zgjidh tani?
    Me siguri qe te ka prishur shume pune Dulja,se ti e kishe te sigurte mandatin.
    Prit Dashi edhe 12 vjet te tjera se me siguri do te jesh ne Parlament.
    Megjitheate mos u merzit se,sa here te kete probleme qe nuk i zgjidh dote
    Parlamenti ,do te te therrasin ty per ti zgjidhur.

  4. Skënder says:

    Dashi i Havasë paska patur kundërshtime me Idizin se ju afrua Ramës dhe vetë ka pranuar të futet në listën e PD pas Vangjel Dules. Ish skafisti çam pa shkollë të mesme e me diplomën e blerë jep dhe mendime mbi zgjedhjet dhe Tema i shkruan. Kemi arritur fundin.

  5. .. says:

    By bay Camuqve Shpet Idrizi dhe Dash Tahiri, ikni ne patridha (ne Turqi) per pushime dhe biznes.
    Populli ju morri vesh se jeni mashtrusa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *