Gjermania tronditet sërish, të shtëna me armë brenda një lokali, 2 viktima disa të plagosur

30 Korrik 2017, 10:13Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në jug të Gjermanisë. Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa të tjerë si pasojë e disa të shtënave me armë në një klub nate  në Konstancë të Gjermanisë.

Mediat gjermane bëjnë me dije se policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje duke neutralizuar kështu autorin, i cili mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4 e 30 të mëngjesit.

Sipas policisë gjermane autori fillimisht ka qëluar rojen me armë dhe më pas është futur brenda në lokal duke qëlluar personat që gjendeshin aty.

Ende nuk bëhet e ditur nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje