Qytetari ja plas në sy përfaqësuesit të ALUIZNI-t në Fier: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeministër

30 Korrik 2017, 11:46Politika TEMA
Qytetari ja plas në sy përfaqësuesit të ALUIZNI-t në

Kryeministri Edi Rama po vijoj turin e dëgjesave publike në të gjithë vendin.

Së fundi kreu i qeverisë ishte i pranishëm sot në qytetin e Fierit.

Po si në çdo qark ku ka qënë Rama edhe aty nuk kanë munguar ankesat e qytetarëve për ALUIZNI-n.

Një prej qytetarëve i kërkoi ndihmë Ramës për t’i zgjidhur problemin për legalizimin e shtëpisë ku i tha kryemnistrit se ka bërë pagesën për legalizimin e shtëpisë dhe akoma nuk ia kanë dhënë madje përmendi dhe emrin e personit të cilit i ka paguar lekët.

Ndërsa një përfaqësues i ALUIZNI-t, është ngritur duke thënë që toka është në pronësi të një pronari tjetër dhe janë në proces gjyqësor.

Ndërsa nga ana e tij Rama, vazhdimisht ka ndërhyrë në debatin mes tyre.

Debati mes qytetarit dhe përfaqësuesi i ALUIZNI-t.

Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Personi ka  bërë aplikim, hipoteka në atë zonë nuk ka pasur azhornim në atë moment. Zotëria shkon në hipotekë, më pas ka shkuar edhë në gjyq dhe me ALUIZNI-n

Qytetari: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeministër

Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Është në proces gjyqësor pronari i tokës tani. Dosjen ja kanë hapur pronarit.

Rama: Jepja mikrofonin tjetrit, se të dëgjuam

4 komente në “Qytetari ja plas në sy përfaqësuesit të ALUIZNI-t në Fier: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeministër”

  1. Tarrasi says:

    Keshtu ndodh zoti KM kur i hap rruge zaptuesve te pronave te paligjshme.
    Tani ata te sillen si pronare, nderkohe qe duhet te ishin ne burg per zaptim prone.

  2. Vasua says:

    Ky drejtori i Aluizmit komplet i paaft nuk te mbaron asnje pune po nuk pagove tarifen.Vellain e ka te denuar ne Itali per droge dhe prostitucion, por rilindja kshu i do njerzit te inkriminuar.

  3. #a#=°°° says:

    Hajde… jepja mikrofonin tjetrit se ty të dëgjuam..dhe kris bythën ..?
    Viva Erdogan Junior????

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    @ tarrasi eshte shume e vertete ajo qe thua
    Por kete ligj Kane qene te tjere ATA qe è Kane bere.
    Gjithsesi mos è befshin piken e hajrit ATA qe i Kane dhene dhe ATA qe i Kane zene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje