U kap duke bër seks me dashnorin në sy të fëmijëve, flet gruaja: Familja e burrit më ka dhunuar sistematikisht

30 Korrik 2017, 10:23Politika TEMA

Një familje nga Kopliku kapi “mat” nusen e djalit të tyre me të dashurin dhe kishte xhiruar skenën e çiftit në krevat, në sy të fëmijëve të mitur. Kjo është historia që u trajtua dy ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, duke transmetuar dhe videon e tradhtisë bashkëshortore.

Në videon disaminutëshe kunata i thotë gruas “i pafsh hajrin, por fëmijët lëri rehat”. Familja Nacaj (bashkëshorti është në SHBA prej 4 vitesh) e bëri publik rastin në TV, duke kërkuar që dy fëmijët të mos i mbajë më e ëma që u kap me të dashurin, por familja e të atit.

Gruaja e videos në një rrëfim për “Gazeta Shqiptare”, ka shpjeguar të vërtetën e filmimit në krevat në sy të fëmijëve. Ajo ka theksuar se është jeta e saj private dhe se fëmijët i ka rritur me sakrifica. Ndërsa pretendon se familja e bashkëshortit e ka dhunuar sistematikisht.

L.N shkon deri aty sa thekson se për këtë video i janë kërkuar burrit të saj në SHBA 800 mijë lekë nga dhëndri i shtëpisë.

Zonja L., dy ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur” u transmetua një video e juaja, dhe sipas akuzave të familjarëve të bashkëshortit tuaj, ju ndodheshit nën shoqërinë e një mashkulli. Cili është reagimi juaj për këtë?

Është diçka tepër e rëndë. Por fakti është se ata mua më kanë dhunuar.

Kush ju ka dhunuar?

Më ka dhunuar ai, ish-vjehrri im, i cili ka dalë në emision, dhëndri, kunatat dhe burri kryesisht. Ai ka 4 vjet në Amerikë dhe nuk ka ditur asgjë se ku ka grua dhe fëmijë. Mua më la në dorë të dy pleqve. Të një pijaneci dhe në dorë të dhëndrit e të kunatave. Gabimi më i madh që është bërë është që është futur videoja aty, pa qenë prezente unë vetë dhe pa më telefonuar mua. Ka 7 muaj që unë jam nëpër gjykata e në prokurori.

Doni të thoni se ju nuk ju kanë marrë në telefon për t’ju marrë një reagim para se të publikohej kjo video?

Jo, nuk më ka marrë absolutisht askush në telefon, deri në momentin që na kanë thënë se kanë dalë në video filani dhe filania. Unë nuk kam ditur hiç një herë se çfarë është bërë apo se si është bërë.

Si u ndjetë në momentin që morët vesh diçka të tillë?

Jam ndjerë shumë keq. Jam shumë e acaruar. Unë kam edhe 6 vëllezër dhe jemi shumë të acaruar sa askush nuk e ka idenë, sepse ata kanë bërë një krim. Ai zotëria atje ka marrë nusen tjetër dhe mua më ka lënë në rrugë, dhe është çuar e ka futur video aty për ta shitur me lekë. Ajo video është shitur me lekë. Ato video e ato gjëra e di unë se ku do t’i çoj. Ata që më bënë mua këtë gjë duhej të më kishin kontaktuar mua një herë dhe jo t’i fusnin në transmetim e t’i shihnin gjithë shqiptarët. Atë video e ka parë e gjithë bota. Ne kena sy e kena sedër.

Sipas vjehrrit tuaj, duke qenë se ju vetë e quani si të tillë, skena seksuale që ju keni kryer me dashnorin tuaj ka ndodhur në dhomën e gjumit. Çfarë argumenti keni për këtë gjë?

Ligji dhe jeta private është e imja. Prej 4 vitesh të mos dinë se ku është një grua dhe se ku e se si janë fëmijët që i kam lind e i kam rrit unë. Ai ka një pijanec rrugësh që e kanë orientuar vetëm dhëndri dhe kunatat e mia për të ardhur aty (në emision). Dhe janë shitur me lekë. Tash, se çfarë bëj vetë… unë diku do përplasem kur të mos më dalë kush zot. Unë kam shkuar te familja ime dhe tash jetoj te këta. I falënderoj shumë, sepse këta më kanë përkrahur.

Do të hapni gjyq për këtë gjë që ju është bërë?

Bashkëshorti, ose më saktë këta 5 persona janë prej 7 muajsh në prokurori.

Për çfarë konkretisht?

Për këtë çështje. Kam fotot, kam mesazhet që dhëndri i ka nis burrit tim atje që i ka lyp lekë.

 Lekë për çfarë? Mos doni të thoni që i janë kërkuar para pasi është bërë kjo video?

 Po, i ka kërkuar lekë. Dhëndri i ka thënë ‘do të më japësh 800 mijë lekë’. Kam  mesazhet që i kam gjetur në skajp

Kur thoni ‘dhëndri’, për kë e keni fjalën?

Dhëndri është burri i kunatës. Dhëndri i shtëpisë. Ai i ka kërkuar lekë burrit tim kur është hapur kjo punë.

Lekët janë kërkuar për mospublikimin e videos?

Po. Ai i ka thënë ‘ose më ço 800 mijë lekë, ose unë ty do të të fus në gjak’. Burri im kishte shkruar me të motrën dhe i ka thënë se më ka lyp L. lekë. L. është burri i motrës së burrit tim. Këtë e kanë bërë vjehrri, dhëndri dhe gruaja e tij. E kanë bërë veç për lekë. Fëmijët m’i kanë terrorizuar. Unë i kërkova ndihmë shtetit dhe e falënderoj shumë, sepse i kam telefonuar në atë moment dhe i kam thënë “Dua ndihmë”. Kam dy fëmijë të mitur që i kam rritur në pikën e hallit. Ka 4 vjet rrugësh, me një pijanec… Nuk e di as unë se si ta çmoj, sepse mua më kanë prishur jetën ata njerëz (qan).

Bashkëshorti juaj doli në një lidhje telefonike ku tha se ka qenë në dijeni të këtij fakti dhe se ka qenë ai personi që ka kërkuar të bëhej kjo video…

Atë e kanë kapur për hunde. Unë kam mesazhet. Është hapur gjyqi që të më marrin mua fëmijët e mi dhe me ia lënë atij pijanecit atje. Që me m’i marrë mua dhe me i lënë me njerkën atje.

Ju po thoni njerkën. Mendoni se bashkëshorti juaj ka një lidhje jashtë- martesore?

Jo mendoj, por unë kam fakte. Kam kaq vite nuse atje dhe më kanë thënë, por unë nuk e kam besuar. Më ka marrë në telefon, më ka sharë familjen e më ka ofenduar. I kam thënë ‘çfarë ke?’

Femrën tjetër, e ka në Amerikë?

Po, kam edhe foton. Të tërë familjarët i thonë “hajd për hajër” e “u plakshit bashkë”. Ai që ka lënë një grua e dy fëmijë në Shqipëri, që ka shkuar andej për një jetë më të mirë, për dy fëmijë të mitur! Për një grua, të keqe a të mirë, vetë e kanë lidh e vetë e kanë zgjidh. Pra ta çosh në rrugë të keqe familjen e ke kollaj.

Si ka qenë marrëdhënia juaj gjatë këtyre 4 viteve që burri juaj ka qenë jashtë shtetit?

Marrëdhënia ime… sa herë që më merrte në telefon më kërcënonte, më shante mua, familjarët. Unë tu iu lut, ne malësorët themi tu ju lut si Krishti se çfarë ke. Ai normal që dy gra nuk mund t’i mbajë, se njërës do ia japi rrugën e keqe. Ai ka dasht me  mbajt atë dhe mua të më japë rrugën e keqe. Këta janë një lloj kriminelësh. Jam e mishit dhe e gjakut edhe unë. Duhet të jepet një e drejtë. Jo të jepet e drejta e lekut.

Çfarë moshe keni?

Jam 32 vjeçe. Unë jetën time e kam të lidhur veç me dy fëmijët. Unë do vdes dhe këta dy fëmijë nuk do t’i lë në rrugë.

Burri juaj dhe vjehrri kërkuan që të marrin kujdestarinë e fëmijëve…

Fëmijët e mi kurrë! Fëmijët e mi nuk do shkojnë kurrë pa më pre mua në qafë. Se fëmijët e mi i kam rritur unë. Vjehrri im dhe të tjerët nuk më kanë prurë asnjë çokollatë për fëmijët e mi. Burrit mirë, me zemër në dorë ia kam lypur 200 dollarë veç me hëngër fëmija. Veçse u kam rënë në qafë vëllezërve të mi. Kam 4 vëllezër jashtë. Më kanë thënë pse nuk ua kam kallëzuar dhe pse kam ardhur deri në këtë grade.

Si e keni pasur marrëdhënien me familjarët e burrit tuaj? Marrëdhënien me ta e kam pasur edhe në shpirt, sepse nuk dua t’i fyej sot që më ka ndodhur kjo disfatë me ta. Gjithçka kam pas i kam nda përgjysmë me ta, sepse mua familja ime më ka mbajt.

Keni pasur grindje ndonjëherë me ta?

Unë kam pasur grindje vetëm kur më kanë cenuar. Me ta kam bërë veç lojëra e qyfyre për të kaluar edhe stresin edhe të tëra. Të betohem, unë nuk kam pasur kurrë grindje as me ta dhe as me ndonjë njeri tjetër. Përveç këtij rastit.

Sa vite ke që je martuar dhe sa fëmijë ke?

Kam 9 vite martesë. Kam një vajzë 8 vjeçe dhe djalin 4 vjeç.

Pasi u publikua videoja, a keni komunikuar me bashkëshortin tuaj apo me familjarët e tij?

Jo, nuk kam komunikuar me ta, sepse kanë bërë një krim shumë të rëndë. Unë ia kam lënë vetë ligjit të shtetit. Vetë nuk do t’i telefonoj kurrë. Fëmijët e mi janë pranë meje. Baba i tyre është i tyre. Në qoftë se i bie në mend për fëmijët, le të bëjë për ta. Për tjetërkush nuk ka; s’ka as hallë, as gjysh, as gjyshe. I ka, qofshin shëndoshë, por mua më kanë bërë një jetë skandalesh. 

Si e ka pritur familja juaj marrëdhënien tuaj jashtë- martesore? A ju ka mbështetur?

Unë iu jam ulur në gjunjë. Iu kam thënë ‘nëse nuk më mbështesni ju, unë do bëj vetëvrasje’.

Po personi tjetër që keni në krah, a ju ka mbështetur dhe a ju ka dalë garant tashmë?

Cili person, sepse nuk e kuptoj.

Në videon që u publikua, u pohua se ju kishit një lidhje jashtëmartesore. Personi që keni në krah…

Personi… çfarë është bërë është bërë. As s’kam lidhje më. As kena asnjë gjë familjarisht me të, hiç. Ai ka jetën e vet, ne kena jetën tonë. Pra, gjithçka është bërë, është bërë rreth burrit tim, se s’ka dit se ku kishte familjen e s’ka dit për asnjë lloj gjëje. Unë me vëllezërit e mi do mundohemi të rrisin këta dy fëmijë, sa të mundemi, sepse unë te kriminelët nuk i çoj më. Te një plak që e kap sëmundja dhe kam qenë unë që e kam çuar në 12 të natës në spital me lekët e mia.

Si mendon se do të jetë e ardhmja juaj tashmë?

E ardhmja ime do të jetë duke iu kushtuar vetëm dy fëmijëve të mi.

A do të hapni gjyq pas kësaj që ju ndodhi?

Nuk ka çështje tjetër më për mua. Çështja është vetëm gjykata e prokuroria që kemi shkuar. Çfarë të vendosi gjykata, kam të drejtë me vepru, por fëmijët e mi, pa më prerë mua në qafë nuk ka se kush të m’i marrë.

Gjyqi, është hapur nga ju apo nga pala tjetër?

Është hapur nga pala tjetër që kanë çuar edhe videot. Mundësisht ju lutem, m’i fshini videot, i fshini gjërat ju.

Konkretisht, për çfarë jua hapën gjyqin?

Kjo u bë për të marrë fëmijët e mi. Ka çuar lekë, e kanë kapur për hunde burrin tim. Më kuptoni shpirtërisht. Duan me më marrë fëmijët dhe me m’i çu në Amerikë të rrinë me njerkë. Me nejt fëmijët e mi me njerkë, kurrë! Kurrë pa vdekur unë! Kur të vdes unë, të bëjnë çfarë të duan. Kurrë, sepse ai nuk ka dit me mbajt familje. Familja ka ndejt në dorë të pleqve, në dorë të dhëndrit, në dorë të kunatit, në dorë të atij e në dorë të këtij. Kjo është e vërteta. Unë jam gati të flas për çdo gjë, sepse ma kanë prishur jetën. Jam 32 vjeçe dhe ua kam kushtuar jetën vetëm dy fëmijëve të mitur. Është bërë një krim shumë i madh me më nxjerrë atë video mua.

Mendoni se do të bëni vetëgjyqësi?

Unë ia kam lënë në dorë shtetit që ta zgjidhë me këta kriminelë. Sepse jeta është e imja, trupi është i imi. Fëmijët nuk i kam dhunuar, nuk i kam rrahur asnjëherë, i kam rritur si pëllumba. Ju betohem që i kam rritur si pëllumba. Me të ngrënë e për t’i shkolluar e për të tëra.

Ju thatë se ju kanë dhunuar burri, vjehrri dhe familjarët e tjerë të tij….

Po, unë nga të tërë jam e dhunuar.

Pse nuk i keni denoncuar?

I kam denoncuar kur u hap kjo çështje. Kam shkuar për të marrë fëmijët e mi dhe ata nuk më kanë lënë.

Duke qenë se dy fëmijët i keni të mitur, a ke biseduar me ta nëse e kërkojnë të atin?

E kërkojnë të atin kur unë  ua përmend vetë. Unë kam pasur edhe psikologen kur kanë marrë fëmijët në pyetje dhe i kanë pyetur a i ka marrë malli për babin apo kanë qejf të flasin me të, ata kanë thënë “po”. Kur i kanë pyetur nëse i ka marrë malli shumë a pak, kanë thënë “pak”.

Gjatë këtyre 4 viteve që burri juaj ka qenë në Amerikë, sa i shpeshtë ka qenë komunikimi juaj me të?

Komunikonim një herë në 10 ditë ose në 2 javë. Të betohem. Ka pasur veç disa raste që merrte përditë ose në 3 a 4 ditë. Bëhesha e çmendur vetë e i shkruaja, ai më thoshte “ju e keni kollaj, por ne jemi në punë”.

A e keni pyetur ndonjëherë pse ju merrte kaq rrallë?

Po, e kam pyetur sa herë. “Çfarë ke? – i thosha. – A ke shkuar për një jetë më të mirë, për fëmijët e për gruan kur e di se s’kemi shpi, as tokë e asgjë, për çfarë ke shkuar atje?” Më thoshte ‘jo këtej, po andej, nuk dua të jetoj’. Dhe unë që i bërtisja se ‘çfarë halli të kesh, do e bëjmë sakrificë’. Kam qarë sa herë, ju betohem.

Si janë të ardhurat tuaja familjare? Ju, punoni?

Të ardhurat tona janë shumë të mira. Kemi bujqësi, bagëti, kemi shtëpi. Kam 4 vëllezër jashtë, dhe ata më kanë mbajtur që kur jam martuar e deri më sot. Unë jam vajzë e vetme, motra e 6 vëllezërve. Të betohem që unë nuk mund t’jua shpreh të gjitha hallet që kam kaluar në derën e atyre. Veç Zoti mos ia dhëntë kujt ato që kam heq unë! Një 32-vjeçare që të rrijë në mëshirë të fatit e të rrisë dy fëmijë të vegjël është një krim i madh (qan).

Unë e kam marrë atë vetë me dashuri dhe më bëjë këtë gjë, të më nxjerrë video… Unë jam shumë e fortë, sepse kam edhe një familje shumë të mrekullueshme, por më vjen inat që ata më përulën kështu. Unë burrin e kisha marrë me dashuri dhe familja ime nuk ka dashur të ma japë. Por me ta shkatërrova jetën time./Gsh.al/

20 komente në “U kap duke bër seks me dashnorin në sy të fëmijëve, flet gruaja: Familja e burrit më ka dhunuar sistematikisht”

  1. Vlora1912 says:

    O Vajze….
    Leri deklarimet e tilla ne publik, por thuaj qe videoja ishte fallco, dhe e montuar keq.
    Dhe me kete deklarim i ke te gjitha shancet te shkosh ne Amerik ose…….te benesh Presidente!!

    Po e mban mend, dikush para teje, qe u kap mat ne nje video te till kompromestuese, sot eshte President!!

    Keshtu qe hich mos e caj koken, karrieren e perpara, te ardhmen e ke te ndritur pas kesaj videoje..
    Nese do shembuj te tjere, vech leshidentit, po te permend edhe videon e Sokol Palles, te cilit i ndriti fati edhe me shum, pas publikimit te videos.
    P.S Nuk ka dal kot ajo shprehja “te flesh me mullixhin, per inat te vjerres dhe kunates”, adhe pse hamshori nuk eshte mullixhi prej verteti

  2. I says:

    Te kane dhunuar ? Ndaje. Po me kujton nji shqiptare ne Angli ktu afer ku banoj une. Kishte degjuar se zezaket e kane te madh edhe u shkerdhy me nje zezak. Kur e zune tha. Burri me ka dhunuar sistematikisht , ja beri nga inati si shenje hakmarrje. Por askush nuk e besoj. Cdo femer ka te drejten legjitime te ndahet me burre por jo ta tradhtoje.

    1. ERA says:

      Nuk ju kuptoj ju komentus (meshkuj):
      Askush nuk permend faktin qe kjo grua ka bere seks ne sy te femijve!
      Ky eshte krimi me i madh, dhe shoqerise, pra neve duhet te na merzis fakti qe keta femije jane fatkeq sepse nuk kane askend ti edukoje dhe ti rris si njerez normal. Ky eshte problemi qe shkaktoi kjo tyryfycke dhe idioti burri i saj (sepse ka gjet tenxherja kapakun).
      Te gjitha te tjerat: tradhtoi burrin, beri seks, u dhunua… tra la la la la …Sipas kokes edhe festen!

      P.S. Qe jeta personale te respektohet, duhet patur kujdes nga ty TE MBAHET PERSONALE! Askush tjeter nuk e ka per detyre te fshehi horrlliqet e tua!

  3. Mirel says:

    Dikush nga grate deputete apo gazetare apo OJF duhet te kujdeset per kete grua dhe ta sjelle ne ndonje qender per mbrojten e grave. Burri mund ta kete bere vidion edhe per te marre letrat ne Amerike. Nese nje grua te tradheton mund ta divorcosh nuk pse e meron neper televizione per me teper qe ka dhe femije. Sa per femijet duhet te pyeten ne gjykate se me ke duan te vene. Nese duan me nenen te shkojne me nenen dhe jo me hallen apo gjyshrit

    1. Lugati says:

      o mirel..po c’fare mbrojtje..dote kar e mori..doni me e bo viktime tashi..u ka bo mode tashi..bejne fajin dhe kur meret vesh..fajin e kane te tjeret????kjo e ka bo shtepine si studio film porno..ti do me e nxjerr viktime

      1. Emigranti says:

        Po me kete Mirelin cfare keni? Jepni mendimin tuaj dhe mos u merrni me komentuesit. Ti lugat nga fjalori qe perdor duhet te jesh deputet ose drejtor i larte, se keta komentojne te kjo faqe….Qamet……. del ndonje te thote nje mendin te sinqerte, komentuesve te temes coc po ju duket….. qamet …… Mentalitet albanez. Aty ne Albani qe nga cobani dhive qe i helmoi nusja, mamane e deri te prof Petrela vetem virgjeresha dhe virgjeria dine te thone….. eshte niveli…. e kote…. Vete shkojne me te bardha e te zeza kurse grate i duan virgjeresha kalibri ne Albani,,,, qamet………… Po kesaj shkodranes i lumte, i ka bere haken derdimenit qe ka ikur ne Amerike dhe e ka lene me babane e mamane dhe kunatin ta ruaj. Jeta e saj, eshte e saj dhe bene cfare te doje dhe ai nuk ka te drejte te publikoje vidio sepse ka ikur e ka braktisur dhe andej bene cfare do dhe nuk i ve kush kamera. Burri po ta donte ishte me te per me teper e ka dhe mamane e vajzes. Mireli e ka mbrojtjen ne kuptimin qe nuk ka pse rri nen dhundren e vellezerve apo kunatave qe ti thone ku..e qe nga mengjesi ne darke dhe ta perdorin. Te shkoje ne ndonje qender per grate dhe te te beje jeten e saj pa ju bere barre kujt.

  4. j says:

    Kurva fshati,gjizë e prishur.
    Këto janë nënat shqiptare që do rrisin brezin e ri.
    Oh sa mirë ma marre nuse në koplik ku ka nder dhe besë.

  5. pjeter says:

    Mire moj cike, ndoshta thua te verteten, dhe sigurisht thua te verteten qe te kan dhunuar sistematikisht, a e kupton qe verteton me fakte thenjen me te madhe popullore qe i dedikohet ketyre historive?pse moj cike malcie inatin e sat vjerre e nzjerr me mullxhiun ne krevatin e vjerres, e per me shume ne sy te femijes?

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Vlora 1912
    Je i madh
    Mirel
    Ato Kane Marre paret e Ojq dhe Kane
    Ike jashte me pushime
    Kjo po’ e pati bere
    Turp te kete

    1. Lugati says:

      ku je firak i nderuar

    2. Blendi says:

      Edhe ju fieraket keni nder ne fakt,brezi juaj 20 vjecar jane si okb sepse Ju keni shitur grate,motrat dhe gocat e fisit neper rruget e italise dhe botes

  7. WEB says:

    Prape ti moj? Si ka mundësi që koherave të fundit çdo gjë duket e legjitimuar në shqiperi,? ilaç mizash në kafe, nuse qe rrahin vjehrrat, tradhti bashkëshortore etj. Fakti që kanë probleme në familje u duket sikur u jep të drejtën të bëjnë gjithçka që ato e quajnë të arsyeshme. Dhe si ka mundësi që sapo i dalin lakrat janë gati të lënë burrin dhe familjen? Pse nuk ndodh me përpara ky largim si pjese e ofenduar e kësaj meseleje, por vetëm kur kapen me presh në duar fillojnë e flasin për keqtrajtime,qe familja e tyre nuk i pranon etj, etj. Dhe në fund marrim vesh që familja e kësaj debile është e gatshme ta presë më të dy fëmijët në shtepine e tyre.,atehere cfare è pengonte me përpara?

  8. Albani says:

    ”U sa gjynah e Shkreta,nuk paske fare faj,por e kane ata qe nuk te lane rehat te shkerdhehesh ne krevatin bashkeshortor akoma,dhe ta nxoren nga hundet.”

  9. spartaku says:

    Mendoje se kjo duhet diskutuar me gjakbutesi. Dy gjera theksoje: E para- ajo nuse ka gabim se ka bere seks ne sy te femijeve.Seksin e ka bere nga halli,nevojat fiziologjike.E imponuar nga forcat e brendeshme,qe i ka ç’do njeri.
    E dyta-Ai maskara burre,qe ka ikur ne Amerike,ka kater vjete andej,bene qejf me kedo,me te bardha e te zeza,kush i kerkon llogari? Ai paska te drejte te shfryj epshet e tija,pa i shkuar ne ment se po shkel kuroren.Pse ky kur e do gruan dhe femijet nuk i mori ne amerike?Prandaj shkaktare per ç’do gje qe ka ndodhur me gruan e tij,eshte burri i saj ne amerike.Na paska dhe grua te dyte ai.Na i kerkoka llogari gruas qe ka lene ne mese te kater rrugeve,ne shqiperi dhe ne duarete e te tjereve.Ky nuk eshte burre,por fundrine.Nuk eshte burr t’i dale zot gruas dhe femijeve.Video per mua eshte e pavlefsheme.Burri saj ne amerike,duhet te penalizohet e te mbaj pergjegjesi.Une nuk njoh asnje nga keta,por jap mendimin tim duke mare shkas nga inervista e kesaj gruaje.

    1. rruspija ripjelljes says:

      domethone spartak..video e presidentit te sapo zgjedhur nga ripjellja(ilir flori meta)nuk eshte e vlefshme??????me ket ide ecen perpara

  10. Liri says:

    Mos u tut. Qesh me ty e qaj per ato fmij.

  11. Edi says:

    Ti zonje duhet te marresh nje avokat te fort e te denoncosh familiaret e burrit dhe tv qe e ka publikuar kete filmim.ne baze te ligjit per te ruajtur te dhenat private dhe jeten private qe ju eshte cenuar duke ju filmuar ju brenda shtepis tuaj ju eshte cenuar kjo e drejt.jeta private mbrohet nuk cenonet vepro sa me shpejt.femijt te takoj ty pa asnje gjygje sepse babai i ka braktisur .komentuesit te shohin hallet e veta mos tia fusin kot.

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    Ku je o lugati miku imKa ik ajo kohe kur
    Burrat pushkatoheshin
    E grate smartoheshin mo
    Kur burrat Benin burg e grate mbanin familjen e i conin buke burrit burg
    E di qe do me turren komunistet
    Me te shara po’ kjo qe them
    Per Zotin eshte e vertete si buka qe hame.
    Respekte lugat
    Mero botoje.

  13. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ti mirel te rrosh vete se mendja te ka pjerdhur. Kjo kurva ka kurajo edhe te flase. Nekohe te shkuar vrisnin veten. Esjte jeta ime thote.
    Plus qe kur shkerdhehesh jarani puthte ne buze te bijen.
    Jarani pedofil dhe kjo duhet te hyjne ne burg

  14. Ali Pasha says:

    Mos i vini faj gruas sepse eshte aq qeflije saqe jo nje burrē por dhe pesē te tjere nuk ja shuajne etjen…nga halli e ka, furra digjet dhe duhet me u fikur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje