Edi Rama me kosë në dorë

31 Korrik 2017, 14:26Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka marrë kosën në dorë dhe ka shpallur luftë totale kundër kultivimit të kanabisit. Ai paralajmëroi një aksion serioz policie kundër “feudeve të hashashit”, ai pohoi se shteti ka në dorë “listat emërore të trafikantëve” dhe deklaroi se ky do të jetë fundi i këtij fenomeni“që njollos vendin tonë”.

Kjo, nismë të cilën e konfirmoi edhe drejtori i përgjithshëm i policisë duket se këtë herë ka tone më serioze. Ato janë parë në goditjen e disa pikave kyçe të trafikut që në ditët pas zgjedhjeve.

Nëse kjo frymë do të vazhdojë, natyrisht që duhet përgëzuar. Ajo tregon se më në fund edhe Rama është ndërgjegjësuar për atë që ka thënë për katër vite “opozita e kapur”, “mediat e kazanit” dhe në periudhën e fundit edhe “aleatët e tepsisë”, pra të vërtetën e hidhur se Republika e Rilindjes ishte shndërruar në një parajsë trafiku.

Dhe sot, ndërsa Rama duhet përshëndetur për ndryshimin e politikave të tij në raport me hashashin, është koha të rishihet edhe njëherë se sa e trukuar, fallco dhe me qëllimin e pastër për të manipuluar publikun, ka qenë propaganda qeveritare për këtë temë të nxehtë.

Fillimisht ishin Sali Berisha dhe opozita që folën për avionë droge që vinin e ngarkoheshin në Shqipëri. Në vend që të lëshonte alarmin Edi Rama dhe ish ministri i brendëshëm, filluan të tallen dhe përdorën sarkazmën e tyre tipike për t’i thënë shqipëtarëve se doktori ishte aq rëndë, sa ngatërronte arroplanët me mushkonjat.

Por, kur piloti Xhorxho Riformato u rrëzua në bregdetin e Divjakës të gjithë e panë me foto dhe me filmime se pretendimi i ngritur ishte realitet dhe jo përralla e një të çmenduri.

Pas kësaj edhe mediat vendase u zgjuan nga gjumi dhe filluan të flasin për përmasat gargantyeske të trafikut shqiptar. Por edhe pas kësaj propaganda qeveritare kaloi në fazën e dytë, në denigrimin e gazetarëve të kazanit që flisnin pa fakte dhe nxinin realitetin. Madje për t’i shkuar deri në fund kësaj strategjie u blenë edhe disa policë ndërkombëtarë që hartonin raporte sikur Shqipëria ishte e pastër nga kanabisi.

Edhe kjo fabul propogandistike u rrëzua shpejt kur të njëjtat gjëra si reporterët lokalë filluan të pohojnë edhe mediat më prestigjoze ndërkombëtare.

Emblematike ishte historia e mistrit Tahiri që për të përgënjeshtruar “makinerinë vendase të baltës” mori në një aksion propogandistik të djegjes së kanabisit gazetarin e “The Economist”, Tim Judah, një nga njohësit më  të mirë të rajonit. Pavarësisht kësaj shfaqe ku e ftuan, si një profesionist race, Judah nuk u gënjye dhe shkroi në artikullin e tij: “Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet një prodhues i madh i kanabisit, që shpërndahet nga një rrjet kompleks i krimit të organizuar shqiptar”.

Nuk vonoi shumë dhe “Huffington Post” hodhi hipotezën se pas lejes makabre për të kultivuar drogë fshihet “një plan tjetër për të mbajtur pushtetin”. “Le Matin” e Zvicrës frankofone, vuri gishtin mbi bashkëpunimin e policisë me trafikantët ndërsaitaliania “La stampa”nënvizonte se “gomonet që përshkrojnë Adriatikun të ngarkuara me drogë janë shtuar ndjeshem”.

Në shtypin e përtej Adriatikut titulli: “Lumenj të e drogës” po rrjedhin nga Shqipëria në brigjet e Italisë” u bë i zakonshëm (lexo shkrimet e shtypit nderkombetar poshte).

Duke parë se dielli nuk mbulohej më me shoshë Rilindja ndryshoi përsëri strategji. Lëvizja e re propogandistike nuk konsidtonte më në faktin se në vend nuk ka drogë. Parulla u ndryshua: “Hashash ka kudo por, ai ka qenë mbjellë që në kohë të Berishës”. Rama doli në sa e sa konferenca shtypi dhe intervista televizive për të shpjeguar se parcelat mbilleshin që në periudhën e qeverisë së shkuar, por atëherë fenomeni fshihej se komunikatat e policisë ishin “top secret”. Pra, sipas kryeministrit, sasia e hashashit në arkullim ishte po e njëjta, por atë e kishte bërë më të dukshëm transparenca që ushtronte rilindja në pushtet duke mos mbajtur të fshehta nga publiku.

Njësoj si pararadhëset edhe kjo alibi u rrëzua shpejt.

Prokurori Italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Franco Roberti deklaroi se sasitë që tani mbërrinin në Itali nga Shqipëria ishin më të mëdha se më parë. Ndërsa prokurori i antimafias në Leçe Cataldo Motta, akuzoi drejtpërdrejtë autoritetet shqiptare duke nënvizuar se interesi i tyre për të bashkëpunuar për kapjen e trafikantëve ka rënë. Pra edhe njëherë alibia se problemi është trashiguar nga qeverisja e Berishës u rrëzua si një mashtrim i turpshëm (lexo shkrimin poshte).

Në këtë situatë kur justifikimet dhe gënjeshtrat iu rrëzuan njëra pas tjetrës Rama nuk fshihej dot më. Ai filloi të dorëzojë kokat e para. Fillimisht u nda publikisht me mikun e tij Koço Kokëdhima, që i kishte shkelur një sy kultivuesve të hashashit duke u dhënë shpresën se një ditë biznesi i tyre do të legalizohej. Më pas ai u detyrua të lëshojë edhe Sajmir Tahirin me të njëjtën mënyrë sikurse kishte bërë me Blendi Gonxhen në bashkinë e Tiranës, kur i doli era shitjes së lejeve të ndërtimit.

Në vazhdën e përrallës që do të tregojë se udhëheqësi nuk ka ditur gjë janë edhe aksionet e fundit kundër hashashit dhe përbetimet e Ramës për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj plage.

Natyrisht, në këtë pikë ku ka mbëritur puna është për të uruar: “Më mirë vonë se kurrë”.

Prandaj Edi Rama duhet inkurajuar tani që ka marrë vetë kosën në dorë për të zhdukur hashashin.

Por, kjo mbështetje nuk mund të mos shoqërohet me pasqyrimin e alibive të paskrupullta që na përndoqën këto katër vjet. Koha tregoi se edhe “makineria e baltës së opozitës”, dhe “mediat e kazanit”, edhe “aleati i tepsisë”, në këtë rast paskëshin pasur të drejtë.

Tani, Rama po flet njësoj si ata, për një tragjedi që i nxin faqen Shqipërisë. Le të shpresojmë se nuk po ndërton alibinë e radhës dhe se këtë herë e ka seriozisht…(Lapsi.al)

12 komente në “Edi Rama me kosë në dorë”

  1. Meta ik says:

    Eh mor Bushat si nuk u ngope me analiza paraprake, ti sikur je Jesusi me parashikimet e t’ua, epo te mbushes gazeta me fundurinat qe analizon, nuk eshte keq sepse do te gezosh popullaritet gjoja si analis?

    1. Lepabreka says:

      Andi Bushati me k… ne dore!

  2. Perit says:

    Nuk te besohet mè o Andi Bushati !Ti dole fiasko me analizat e tua per zgjedhjet dhe tani ben realistin….!!!!

  3. vezhguesi says:

    Ketu do jemi asgje ska per te bere. Eshte burimi ekonomik qe mban pushtetin Rama me kanabisin. Me to bleu zgjedhjet. Kue shte pare nje kariere kryemnistri qe premtoi rilindje ne cdo gje e rilindja mbaroi me sheshe pikturash e me ca legalizime qe te fitoje prap bile me shume nga cfitoi me pare. Nese ben bllokimin e kanabisit pritni kur te filloje me plehrat se ky njeri pa burim mega te ardhurash ne te zeze nuk rri dot ne pushtet. Ky njeri thjeshte e do tepsine per vehte dhe se ha kush qe donte timonin se nuk i ecte puna. Qe bere gjobavenese lsi dhe shiste vende pune? Po socialistet nuk kane shitur? Po gjoba skane vene? sa te duash njelloj jane. Dolen acik shitjet e vendeve te punes per mjeket dhe eurot qe merte Beqja. Ndaj ketij njeriu qe njeh vetem vizatimin dhe basketbollin dhe shqiperine e sheh o si telajo piktori o si fushe basketbolli mos prisni asgje te mire. Ky thjeshte punon per karrigen e vet dhe ben vetem ndonje gje per ti mbushur mendjen disa kokebosheve qe e votojne akoma dhe asnjehere keto gjera qe ben te jene per rritjen e ekonomise. Dhe per te ndenjur ne pushtet ne nje ekonomi te asfiksuar si del leku te bleje cdo gje. Ndaj bashkeudhetare te qeverisjes se tij do jete perhere nje pisllek i madh me shume para, njehere droga pastaj plehrat pastaj kushedi cpisllek tjeter do beje.

    1. Tit_Vezhguesi says:

      Per akuzat e cilit e ke fjalen ? Per ate mjekun fallco Diamant Kuka?
      Nuk e di po, se pse me ngjan me nje mjek Tit Vargu ti…..

  4. Arian says:

    O pis .o izi.ondyresire

  5. Studenti says:

    Me kosën e tij, KM do bënte mirë të të priste at gjuhën ty o Bushat, sepse vetëm vrer nxjerr nga goja.
    Ik e bëj ca pushime ma mirë, ,,,,se mbase kthjellohesh pak nga mendja.

  6. Rrok cubi says:

    Po si ka mundesi qe ti me shoke dhe S.Berisha e moret vesh qe droga filloi te kultivohej ne vitin 2015,2016 dhe nuk dinit gje cfare u be nga 2005 deri ne 2013,po deshe ti dhe nga 93 deri ne 2005,po ku ishe ti kur policia jepte kronika me azgjesimin e droges ne shume zona te nga 2013 deri ne 2017,po zaten e opinionet i japin shoket tuaj e katandiset opoziten si mos me keq,se ju jo qe nuk keni argument,po ju nuk i besoni dhe vete ato qe thoni.Na moret ne qafe se na late pa opozite,qe jo vetem qe e katandiset ketu ku eshte,po ne fund te vitit nga dy opozitat do firojne dhe 10~12 deputete te tjere,se per kshill.bashkiake firua ka filluar qysh tani dhe se dime se si do ju veje halli deri ne fund te mandatit.Te fala RRokut.

  7. Majmuni says:

    Ok Bushato e lexuam artikullin.. Ku e ke fjalen se nuk e kuptuam!?? Ne u beme ustallaret e driges kur filluan lufterat ne ish Jugosllavi dhe rruget tradicionale te trafikut u prishen prej luftes. Aty filluam ne dhe sot me ne fund duket sikur po e luftojme kete te keqe.
    Ç’fare ka ketu per te analizuar Ramen se ç’tha dhe dhe ç’tha sot!??
    Bushato ti ke qene dhe ngelesh nje gazetaruc medioker dhe lepibythes. E harrove drurin qe ke ngrene ne kohen e Nanos dhe te Berishes?? Me sa dime Rama ste ka prej nje fije floku. Fillioje analizen nga kur ti dhe gazetaret e there hanin dajak dhe do e shikosh qe me Ramen eshte me mire per ty dhe per ne!!

  8. LORA says:

    And-ush,bej edhe ca durim ;kosa e kryeministrit te shqiptareve do te lezetoje shume fare,,nga sikleti desha te them.
    Shqiptaret I dhane timonin dhe kosen Edi Rames te cilin e besojne,perkunder llapaqitjeve tuaja frekuente.
    C’ti besh mo And-ush,qe njerzit vleresojne punet dhe dobine qe perftojne nga punet e verteta,,,,jo qenerine mediatike ku ben pjese edhe ti.Sidoqofte, terbimi I qenerise mediatike eshte leter lakmuesi per nje qeverisje qe permiresohet cdo dite ,ne syte dhe peshoren e shqiptareve ne shumice.

  9. timo says:

    Mir mor Bushat ata pushtetarët e gazetarët e huaj i paska blerë Rama, po ty kush të ka blerë? Se që ti je i blerë kjo është e dukëshme.Po kush?

  10. Jimi says:

    Te kerkoj te falur nipce, pasi edhe une ashtu si Edi te kam konsideruar si analist te kazanit, por ti paske patur plotesisht shume te drejte! Ti kurresesi nuk munde t’ja lejoje vetes nje poshterim te tille kaqe bajat ! Ti kurre nuk munde te ishe analist i kazanit, kete nuk munde t’ja lejoje vetes , pasi ti she vetem analist i katranit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje