Flet gruaja që u filmua me dashnorin në shtrat: Turp të ketë burri im, jo unë

Pas videoskandalit në Koplik të publikuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ku një grua u kap në shtrat me të dashurin në prani të fëmijëve, vetë Lule Nacaj, protagonistja e videos, në një lidhje telefonike me News24, ka treguar versionin e saj të ngjarjes.

Sipas saj video është e montuar nga njerëzit e bashkëshortit të saj dhe është bërë për të hedhur baltë mbi të.

Lule Nacaj gjithashtu zbuloi se bashkëshorti i saj bën një jetë të dyfishtë pasi ka 4 vite që është i martuar në Amerikë.

E pyetur nga gazetarja Evis Ahmeti nëse fëmijët kanë qenë të pranishëm në dhomë gjatë kohës që ajo ishte me të dashurin, Lule ka mohuar një gjë të tillë.

“Kjo video është publikuar nga familjarët e tij, për të blerë burrin tim me lekë.  Fëmijët i kam rritur unë, burri im është i martuar në Amerikë. 

Video është modifikuar, është blerë me pare. Jam motër e 6 vëllezërve. Mos u mashtroni. Jam grua e dhunuar dhe e shtypur.

Fëmijët e mi janë terrorizuar.

Turp të ketë burri im. Fëmijët e mi kanë qenë në gjumë, nuk dinë asgjë se çfarë kanë bërë këta familjarë. 

Ai me më lënë mua në dorë të dhëndrit, të kunatave, e duke i mësuar fëmijët të thonë fjalët më të këqija për mua. Fëmijët nuk kanë qenë në krevat, nuk kanë qenë në të njëjtën dhomë me mua.

Fëmijët e mi nuk kanë parë gjë. Nuk i kam dhunuar unë fëmijët, por i kanë dhunuar ato familjarët,” rrëfeu Lulja.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...