Zyrtare: Arlind Ajeti kalon tek skuadra e Crotone-s

1 Gusht 2017, 16:25Sport TEMA

Arlind Ajeti është larguar zyrtarisht nga skuadra e Torinos.

Është vetë klubi Torinez që përmes një njoftimi thekson se Arlind Ajeti është huazuar për një sezon tek skuadra e Crotones me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Ajeti verën e kaluar u transferua tek Torino, por nuk arriti dot që të tregoi aftësitë e tij nën urdhrat e trajnerit serb Sinisa Mihajlovic, i cili nuk i dha shumë hapsira aktivizimi.

“Torino njofton se ka huazuar Arlind Ajetin për një sezon tek Crotone, skuadër e cila ka edhe opsionin që ta blejë në fund”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës italiane.

Lajmi po ashtu është konfirmuar edhe nga skuadra e Crotones.

 

1 komente në “Zyrtare: Arlind Ajeti kalon tek skuadra e Crotone-s”

  1. Bambi says:

    Kohen e mori nga traineri po nuk tregoi nivelin qe pritej. Pesoi dhe nje demtim qe i mori shume kohe per rekuperim. Per hir te se vertetes, traineri kembenguli qe Torino te blente Ajetin menjehere pas Kamp. Europian. Ajeti nuk e justifikoi cmimin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje